Rezarta Shkurta Bio

E gjej veten shpesh mes një procesi vetëanalize. Me mendjen e së shkuarës do ndihesha e realizuar, e arritur, e vetëkënaqur. Por me mendjen aktuale kulti i vlerësimit më thërmohet. Për një gjë jam e sigurt:nuk dua të ngatërroj më pasionin me profesionin. Sepse vetvetja dhe ajo çka fshihet në ketë pus të shtrenjtë është shumë më tepër se një arritje materiale e përftuar në përshtatje me shoqërinë absurde shqiptare. Sapo kam realizuar një klip dhe një ekspozitë në qytetin tim të lindjes, në Durrës. Duhet të ishte nje moment krenarie dhe lavie. Por në finish kuptova se s’kam arritur asgjë. Kam natyre brejtëse, më ndodh që kur i arrij gjërat, të më rrëzohen si kështjella rëre. Dua më shumë. Më ngerthen dëshpërimi. Dhe nëse të tjerët gëzojnë, flirtojnë me suksesin e arritur, ekspozohen; e shoh veten të mbyllur në shtëpinë time duke derdhur pakënaqësinë në letra të shkruara rrëmbyeshëm dhe shfrim tek pikturat e mia. Nje menyre për të mposhtur ankthin.
Në atë ngujim rrëzohem tek e kaluara që në çdo xhep të saj është e mbushur me ngjarje dhe bëma që kanë krijuar historinë time. Kam qenë një fëmijë i adhuruar nga prindërit dhe familjarët e mi. Krejt ndryshe nga ç’dukem sot, kam qenë fëmija më i prapë i lagjes. Para pak kohësh, në dasmën e mikes sime të fëmijërisë shoqëria ime nuk trajtonte temë tjetër veç rrëfimit të prapllëqeve të mia, duke i treguar tim shoqi si hidhesha nga një çati në tjetër dhe se si i rrihja paq të gjithë, çuna apo goca qofshin. E vogël kam adhuruar dominimin dhe doja me çdo kusht të më dëgjohej llafi. Kaq shumë kalamaqër zhdëpja në dru, sa përditë mblidheshin mamatë e fëmijëve të lagjes që ankoheshin tek ime më. Sot i kujtoj me humor ato situata, por mamaja ime nuk m’i falte kollaj.


rezarta6~1.jpg
Rezarta Shkurta Halloween
rezarta7~0.jpg
Rezarta Shkurta Halloween
rezarta1~8.jpg
Rezarta Shkurta Halloween
rezarta2~6.jpg
Rezarta Shkurta Halloween
rezarta3~4.jpg
Rezarta Shkurta Halloween
rezarta~16.jpg
Rezarta Shkurta
rezarta~15.jpg
Rezarta Shkurta
rezarta~14.jpg
Rezarta Shkurta
rezarta~13.jpg
Rezarta Shkurta
rezarta~12.jpg
Rezarta Shkurta
rezartayll~1.jpg
Rezarta Shkurta
rezarta~11.jpg
Rezarta Shkurta
452 files on 38 page(s) 6