Vesa Luma Bio

Vesa Luma ka lindur me date 12.05.1986 ne Prishtine,nga nje familje intelektualesh.Pasionin dhe talentin e ka te trasheguar nga nena e saj,ndersa per here te pare ka kenduar ne moshen 5 vjecare ne "Akordet e Kosoves| bashke me grupin per femije "Xixellonjat",duke e filluar keshtu mbare karrieren e saj solistike. Vesa ka mbaruar shkollen e ulet te muzikes per flaut,ndersa ka vazhduar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" ne Prishtine ,dega e solo kendimit.Ndersa eshte diplomuar ne Univerzitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Te njejten kohe Vesa ka punuar rreth 7 vite ne mediumin publik RTK si gazetare - prezantuese.
Talenti i saj per muzike eshte vecuar gjate audicionit shume te njohur shqiptare "Ethet e se premtes mbrema" ku Vesa arriti te jete finaliste e ketij spektakli,fale talentit dhe zerit te saj shume te vleresuar nga kompozitoret dhe muzicientet me te njohur ne Shqiperi Pas ketij suksesi ajo ka vazhuar karrieren e saj solistike,shume te sukseshme duke rrembyer shume cmime ne festivalet me te njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shume epitete. Vesa Luma perveq koncerteve te shumta te saja solistike, ka qene pjesemarrse e cdo koncerti humanitare ne Kosove ndaj dhe eshte shpallur nga Ministria e Kultures (Departamenti I Rinise) si “Ambasadore e Vullnetit te Mire”.Fale talentit ,personaliteti te thjesht dhe punes se saj te madhe, Vesa Luma eshte gjithashtu imazh publicitar i dy kompanive me te medha ne Kosove dhe Shqiperi ,Ipko- Digital.

Kenget e Veses jane pothuajse te gjitha hite te shitura ne shume kopje. Kenga e saj" Jemi dhe s'jemi" eshte nder hitet e saja me te medha,kenge e degjuar jo vetem ne Kosove e Shqiperi por ne gjithe Ballkanin.


vesa-300x258.jpg
Vesa & Aferdita
vesaluma~18.jpg
Vesa Luma
vesaluma~17.jpg
Vesa Luma & Dafina Rexhepi
vesa~4.jpg
Vesa Luma
ingridivesa.jpg
Ingrid Gjoni & Vesa Luma
vesaleonora.jpg
Vesa Luma & Leonora Jakupi
Vesa_Luma.jpg
Vesa Luma foto Revista Anabel
vesaluma~16.jpg
Vesa Luma
vesaluma1~2.jpg
Vesa Luma
vesaseksi~0.jpg
Vesa Luma
vesaluma~15.jpg
Vesa Luma
vesa-luma.jpg
Vesa Luma
175 files on 15 page(s) 4