Maya Alikaj

Maya Alikaj kaloi femijerine dhe mori formimin e pare arsimor ne Dukat. Qe ne kete moshe, Maya spikat me talentin e saj te lirshem dhe origjinalitetin e saj si ne imitime, personifikime personazhesh, etj, apo pjesemarrjes se saj ne koncerte te ndryshme me kenge per femije, si nje sinjal i dukshem e asaj rruge dhe endrre qe ajo do te realizonte me pas. Pas perfundimit te shkolles se mesme te pergjithshme ne Vlore, ajo konkurroi dhe fitoi audicionin e Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane, nje enderr e saj e gjate qe ne fund u be realitet. Studioi per 5 vjet ne kete Akademi, ku me pas u diplomua si aktore. Me perfundimin e studimeve, nisin dhe angazhimet e saj profesionale ne fushen e artit, ku fillimisht nis punen si asistent pedagoge prane Akademise se Arteve te Bukura, ne Tirane, gjate kesaj periudhe edhe si asistente e regjisorit Rikard Ljarja, me te cilin vendosin ne skene Lizistrat-en. Krahas asistimit me regjine, ne kete pjese teatrale ajo luan edhe vet nje rol. Gjithashtu, ajo ka qene protagoniste ne filmin "Zemra e Nenes", me rolin e personazhit Ana. Edhe ne Teatrin Kombetar nuk ka munguar interpretimi i saj ne role te ndryshme. Me pas, Maya largohet nga Shqiperia per ne Gjermani, pas fteses se nje mikeshes se saj gjermane per te vizituar si turiste kete vend. Por, nga nje vizite turistike, kjo ikje do te shenonte nje faze te re ne jeten e saj. Fillon keshtu ne Gjermani nje jete tjeter, ku shpesh, shume gjera, i eshte dashur t'i nise nga e para. Studion ne Universitetin e Wuppertalit per Histori - Filozofi. Gjithashtu, duke mos dashur te shkeputet nga profesioni i aktrimit, angazhohet gjate kesaj periudhe, ne Gjermani, ne Teatrin gjerman, ku luan role te ndryshme, si; ne Tic teater, nje rol ne filmin Einzats fur Elrich, ne programin televiziv RTL, etj. Paralelisht me keto angazhime, gjate ketyre viteve, ajo nuk mund te linte pas dore edhe kengen, si nje pasion i hershem qe ne femijerine e saj. Ne kete menyre, ajo angazhohet ne shume koncerte ne shume vende te Europes, si ne Gjermani, Austri, Zvicer, Hollande, Bruksel, Londer, Itali, Greqi, etj. Gjate qendrimit ne Gjermani, Maya behet gjithashtu pjese e nje CD-je internacionale te hedhur ne treg ne Gjermani, me kenge te kengetareve nga vende te ndryshme. Ne kete CD jane perfshire 4 kenge te sajat ne shqip. Deshira per te bere nje album me kenge te sajat, e risjell perseri ne Shqiperi, ne fundin e vitit 2006, ku realizon me shume kete deshire, me albumin e titulluar "Lege Lege" dhe 3 video klip-et e realizuara me 3 kenge te ketij albumi.


maya2.jpg
Maya Alickaj
maya1.jpg
Maya Alickaj
maya3.jpg
Maya Alickaj
foto5.jpg
Maya Alickaj
foto6.jpg
Maya Alickaj
foto11.jpg
Maya Alickaj
mya.jpg
Maya Alickaj
 
31 files on 3 page(s) 3