Ciljeta Xhilaga Bio

Çiljeta lindi më 5 shkurt të vitit 1985 në Tiranë, në Lagjen Nr. 3, te Selvia. I përket shenjës së Ujorit. Që e vogël është dalluar për bukurinë dhe shkathtësinë e saj, qysh kur shkonte në kopsht, edhe pse nuk e kishte me shumë dëshirë. Por në shkollë dallohej për rezultate të larta në mësime, si dhe një vajzë e edukuar. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Është angazhuar që e vogël nëpër festa të ndryshme, të organizuara nga shkolla, ku edhe ka dalluar me aftësitë e saj në kërcim, këngë e recitim. Në vitin e parë të gjimnazit janë hapat e saj të para, të një karriere që do të merrte vrull në vitet që do të pasonin. Në atë kohë merr pjesë në konkursin për të rinj, “Rinfest”, ku përfaqësonte shkollën e saj, dhe atje zgjidhet modelja më e mirë. Po këtë vit merr pjesë edhe në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, ku vlerësohet me çmimin “Miss Kinemaja”, çmim ky që ia hapi rrugën drejt suksesit. Pas këtij suksesi, pasoi pjesëmarrja e saj si prezantuese në dy edicionet e spektaklit “Netët e klipit shqiptar”. Do të vinin më vonë pjesëmarrja në “Kënga magjike”, në filmin “Ishte kohë për dashuri”, si dhe në komedinë “Trapi i vjetër”. Në moshën 17-vjeçare përfaqëson Shqipërinë në spektaklin e bukurisë “Miss National”, të organizuar në Brazil, ku vlerësohet me çmimin “Miss Friendship” dhe hyn në Top5.


cili2~2.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljeta~69.jpg
Ciljeta Xhilaga
Ciljeta_Xhilaga~6.jpg
Ciljeta Xhilaga
Ciljeta_Xhilaga1~0.jpg
Ciljeta Xhilaga
Ciljeta_Xhilaga3.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilagayll.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilaga1.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilaga4.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilaga~11.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilagausa.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilaga9.jpg
Ciljeta Xhilaga
ciljetaxhilaga10.jpg
Ciljeta Xhilaga
589 files on 50 page(s) 1