Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu e filloi karrierën pranë radios Top Albania Radio në Tiranë në moshën 14 vjeç ku punoi për katër vite. E shkathët dhe elokuente, identifikohet si “vajza qe flet sakte dhe shpejt”. Me pas u njoh me regjisoren dhe producentin Vera Grabocka, e cila kërkonte një prezantuese femër për serialet e saj me shifrën e zemrës “12”. Ky serial u kthye në 12 ëndrrat e një nate vere, spektakli i dansit sportiv evropian. Nga një figure e mistershme radiofonike, publiku u njoh me imazhin televiziv të Alketes. Këtu ajo për herë të parë shpalosi energjinë e saj në prezantim, kënge, dhe kërcim, gjë që i siguroi një afirmim te shpejte që në moshën 17 vjeçare. Për disa vite ajo mori pjesë aktive si këngëtare ne diçka festivale rinore, si Kenga Magjike dhe Mikrofoni i Arte, ku fitoi disa çmime. Karriera e saj televizive u pasurua me tej në dy bashkëpunime te njëpasnjëshme me treshen “PROMOTOR”, e berberë nga Bledi Laco, Pandi Laco dhe Adrian Hila. Ne vitin 2003 prezantoi në Televizionin Klan serialin Gjeniu i Vogël, i cili vendosi ne gare fëmijët e të gjitha trevave shqiptare. Një vit më vone, në vitin 2004, prezantoi 100 këngët e Shekullit, një serial unik qe risolli perlat ne vite të muzikës shqiptare. Për disa vite Alketa Vejsiu ishte pjese e stafit organizativ te përzgjedhjes se Misseve dhe Mister-ave në garën e Miss dhe Mr Albania. Ne vitin 2004, për herë të parë doli në skenën e Pallatit te Kongreseve si prezantuese, ne Miss dhe Mr Albania 2004. Ne vitin 2006, ne një tjetër bashkëpunim me regjisoren Vera Grabocka, prezantoi Festivalin e Klipit Evropian, Euro Video Grand Prix, një transmetim mbareevropian, ndjekur nga 200 milionë shikues.


Alketa_Vejsiu~0.jpg
Alketa Vejsiu
Alketa_Vejsiu.jpg
Alketa Vejsiu
alketavejsiu~0.jpg
Alketa Vejsiu
alketavejsiu1.jpg
Alketa Vejsiu
alketavejsiu2.jpg
Alketa Vejsiu
alketavejsiu3.jpg
Alketa Vejsiu
alketavejsiu.jpg
Alketa Vejsiu me te Vllain Endrin
alketajonida.jpg
Alketa Vejsiu & Jonida Maliqi
alketa.jpg
Alketa Vejsiu
alketa2.jpg
Alketa Vejsiu
alketa_vejsiu_picture.jpg
Alketa Vejsiu 2009
alketa_vejsiu_new_photo.jpg
New Photo Alketa Vejsiu
37 files on 4 page(s) 1