|
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe përderisa qe ne moshen 15 vjeçare nisi te bënte gjithë gjërat qe dëshironte te bënte, me një vrull te papare. E nisi qe ne Korce, ne qytetin e saj te lindjes, aktivitetin e saj. Nuk la koncerte e festivale pa u prezantuar dhe kështu u be një cupke e famshme brenda rrethit te vogël te artisteve te vegjel te qytetit. Por Anxhela nuk donte te ishte si gjithë te tjerët. Me atë energjine dhe forcen prej fëmijë, qe do gjithçka, arriti ta terheqe pothuajse përdore familjen e saj drejt Tiranës: destinacionin e vetëm ku do të mund te niste gjithçka nga fillimi. Liceu Artistik i Tiranës sigurisht qe do t’i jepte shumë me shumë mundësi se ai i qytetit te saj ndaj dhe prindërit nuk ia bene me dysh. Dhe vajza do t’ua shperblente sa hap e mbyll sytë gjithë këtë levizje te madhe. Jo pse do të renditej nder nxeneset me te rregullta te Liceut, as pse do të mesonte t’i binte shumë bukur violines, as pse mori pjesë ne një spektakel bukurie por sepse do të dinte ta gjente vete rrugën drejt artit të madh, drejt spektakleve te mëdha. Spektakli i çdo të diele “Telebingo” do të ishte starti i parë për te. Të vetemen mundësi, qe i dhanë, për te kenduar, edhe live, Anxhela s’do ta humbiste kurrësesi. Perkundrazi kamerat qe trasmetonin drejpersedrejti spektaklin do t’i sherbenin për te shfaqur gjithë talentin e saj. Karaoket qe nisen te organizoheshin nga Gjebrea ishin një shans i mirë aq sa ajo nuk do t’ua leshonte lehtë mikrofonin te tjerëve nga duart. Cupka e vogël, edhe pse ishte rritur pakëz, donte te ishte sërish ndryshe nga te tjerët. Dhe ia arriti. Nga një prej vajzave ta zakonshme te korit të madh te vajzave, u evidentua si një talent me shumë. Ndaj jo me kot erdhi një moment qe organizatoret i besuan te drejtonte se bashku me Bledi Strakoshen disa prej edicioneve te “Telebingos Kombëtare”. Vajza e bukur, lozonjare dhe e shkathet kishte bërë “bingo” për të ardhmën e saj. Po atë vit, kur ende nuk kishin kaluar shumë muaj nga prezantimi ne “Miss Albania 2001″ kur ajo nuk do të ishte me thjesht si vajza e Telebingos me atë buzqeshjen karakteristike e kembet e gjata, por si këngëtarja Anxhela Peristeri. Konkurimi me një këngë te Miron Kotanit ne festivalin “Kënga magjike 2001″ ia dha te drejtën ta gezonte këtë status të ri. Një rrjedhe e mbarë, qe do ta kishte zili çdo vajzë e moshes se saj. Por qe Anxhelen nuk e joshi dhe aq. Ndoshta pse kur kishin marrë udhën e shpernguljes nga Korça ajo dhe prindërit e saj kishin synuar qe te arrinin majen. Të cilës Anxhela i është afruar shumë pranë ne këtë vitin e fundit, pasi do t’i duhej te kalonte dhe një eksperiencë ne festivalin e madh te muzikes ne RTSH, te provonte shijen qe te le ftesa për te qenë një nder shumë kengetaret e njohur nëpër koncerte apo tur koncertesh ne qytete të ndryshme te Shqipërisë dhe jashtë saj, deri sa mberriti ne një çast te tillë kur punën dhe karrieren e saj të mos e drejtoje me vete ajo por një menaxher. Anxhela Peristeri - 1001 Djem Anxhela Peristeri - Ato Fjale Anxhela Peristeri - Eja Te Vallezojme Anxhela Peristeri - Genjeshtra Dashurie Anxhela Peristeri - Hej Ti Anxhela Peristeri - Ishe Mbret Anxhela Peristeri - Kaliente Anxhela Peristeri - Keshtu Do Ndodhe Anxhela Peristeri - Leri, Leri Ti Keto Anxhela Peristeri - Mos Kerko Seks Anxhela Peristeri - Mos Me Harro Anxhela Peristeri - Nuk Ben Mekat Anxhela Peristeri - Prape Do Ti Lutem Anxhela Peristeri - Sonte Dridhuni (Feat. Big Man) Anxhela Peristeri - Ti Vetm Hesht Anxhela Peristeri - Vetem Ty Te Kam (Feat. Alfred Meminaj) Anxhela Peristeri - Zi E Me Zi
|