Tingulli 3nt

Grupi Tingulli 3 tani më grup i mirënjohur kosovar është formuar në vitin 1996. Grupin e formoi Getoar Selimi. Getoari lindi me 3 korrik 1982 në Prishtinë dhe si fëmijë në vitin e cekure kishte këngën e parë të cilën e këndoi së bashku me këngëtaren Anita Vukpalaj. Kjo këngë titullohej "Rap adhuroj" po në vitin në fjalë Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve " Tingulli 3 ".Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit.Pas kësaj në grupin "TINGULLI 3" hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982 , Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin "Tingulli 3".Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.Kjo ide edhe u realizua dhe u formua klani i quajtur "Kosova Out Laëz Clan".Me formimin e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë në klanin në fjalë.Duhet cekur se pas një kohevetmi anëtart e Tingullit 3 filloi bashkëpunimin me grupin "Hija e Jetës".Pas tri vitesh nga ky bashkëpunim doli kënga e re e Tingullit 3 "G Funk Geloxia" ku duhet cekur se në këtë këngë mori pjesë edhe afrim Muqiqi.Ky ishte një hap i ri për ripërtrimin e Tingulli 3.Më pas pësoi edhe bashkëpunimi me Etno Engjujt,grup i cili ishte pranë Tingulli 3.Në bashkëpunm me Etno Engjujt me anëtarët e së cilit grup ishin edhe shokë të mirë,më vonë doli edhe kënga e parë K.OL.C "Dëshira për jetë".Pas një kohe doli edhe spoti i kësaj kënge.Spoti në fjalë ishte spot i mirë i kohës.Njëherit duke cekur se pas një pune të mundimshme ,të madhe në kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin klanin në fjalë. Pas këtyre mosmarrëveshjeve arriti edhe deri te shkapërderdhja e K.OL.C-së me ç'rast secili grup për realizimin e albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale.Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë dhanë maksimumin për të qenë ata që janë sot.Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i titulluar "Prishtina Fuckin City" ku bënin pjesë këngë të reja por edhe disa të vjetra.Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt.Në vitin 2005 u bë edhe bashkëpunim me 2po2 me këngën " Prishtinali ".Pastaj edhe u realizua albumi "I 3NT".I bën disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Malaj,Skillz,Lyrical Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1,Tunen dhe së fundi me Ermal Fejzullahun.Albumi i fundit dhe më i suksesshmi ishte "Pika për Vesh" që u realizua në vitin 2008. Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto Gold) dhe Agon Sylejmani (Big Xig).


getoariflorenta~0.jpg
Getoar Selimi me te fejumen Florenta Islami
Getoar_Selimit_me_Florenta_Islamin.jpg
Getoar Selimit me Florenta Islamin
Foto_Fejesa_e_Getoar_Selimit_me_Florenta_Islamin.jpg
Foto Fejesa e Getoar Selimit me Florenta Islamin
Fejesa_e_Getoar_Selimit_me_Florenta_Islamin_photo.jpg
Fejesa e Getoar Selimit me Florenta Islamin photo
Fejesa_e_Getoar_Selimit_me_Florenta_Islamin.jpg
Fejesa e Getoar Selimit me Florenta Islamin
Fejesa_e_Getoar_Selimit.jpg
Fejesa e Getoar Selimit
getoari~7.jpg
Getoar Selimi Fejohet
getoariflorenta.jpg
Getoar Selimi & Florenta Islami
getoari~6.jpg
Getoar Selimi & Florenta Islami
geti~0.jpg
Getoar Selimi
getoari~5.jpg
Getoar Selimi
apple-metal-20x1200_copy.jpg
Geti Pipi3nt
229 files on 20 page(s) 1