|
Mosha: 25 Vjeç Ditelindja: 28 Shkurt 1986 Shenja e Horoskopit: Peshqit Këngëtarja e famshme nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin artistik Big Mama, e cila së fundi ka realizuar në Turqi një videoklip të një këngë në gjuhën turke, të titulluar "Kucuk Prens", tani ka paralajmëruar një hit tjetër, që pakkush ka mundur ta presë. Në profilin e saj në Facebook, Big-u ka paralajmëruar një këngë të re në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, francezin David Vendetta, i njohur me prodhimin e tij "Bleeding Heart". "I am so happy, soon, very soon, Big mama with the newest hit with David Vendeta... thank you my dearest friend Aliber Jonuzi...at the moment i am listening the song is soooooo gooood :) ))))", ishin fjalët e Big Mamës në profilin e saj në Facebook, që në shqip përkthehet "Jam shume e lumtur, së shpejti, shumë shpejt, Big Mama me hitin më të ri me David Vendetta… faleminderit shoku im më i mirë, Aliber Jonuzi… momentalisht jam duke e dëgjuar këngën, është shumë e mirë". Se kur do të publikohet kënga në treg, mbetet të presim dhe shpresojmë të jetë vërtet hit. Shpërblimet e fituara: “Nota Fest” 2004, çmimi i parë, “Top Fest” 2005 - best Female, “Netët e Klipit Shqiptar”- çmimin e publikut, “Nota fest” 2005 - debutantja ma e mirë.
|