Flag this image

leonora jakupi intervista LEONORA (NUK) HARRON!

Artistët janë të pafajshëm dhe të hyjnishëm. Për këtë, ata nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm. Megjithatë, janë të vetëdijshëm për shumëçka: duan dhe dinë të dashurojnë, dinë dhe duan dhuntinë e natyrës ta shfrytëzojnë, por nganjëherë dinë edhe të harrojnë e madje edhe të mallkojnë.
Leonora, a ka diçka personale në këtë tekst?
Jo, nuk ka diçka të bëj me jetën time private, thjesht, është tekst i autorit të këngës. Nuk e di... ai e ka gjetur vet inspirimin për këtë tekst. Nuk ka qenë ide imja, edhe pse, në diÇka është dashuria për ju?
Hyjnore. Ka shumë definicione për dashurinë, unë ndoshta akoma nuk e kam gjetur atë të duhurin, duhet më tepër të përjetoj, të prekë, të shoh...për të gjetur një definicion më të duhur për dashurinë.

Thuhet se jeta është më e madhe se vdekja, kurse dashuria më e madhe se këto të dyja. A i besoni thënies se, dashuria do ta shpëtojë botën?
Absolutisht po, vetëm dashuria dhe asgjë tjetër.

Si e fillon ditën Leonora dhe si e përfundon atë?
Zgjohem diku rreth orës 9, shumë hareshëm, ndihem e lumtur, mezi pres ta hapi perden dhe ta shoh dritën. Gëzohem shumë sidomos kur është dita me diell, jam shumë emotive kur është koha me shi, pastaj filloj ritualet...si, një dush, mëngjesi me familje...aktivitetet tjera.

Është thënia, ‘në orët e hershme të mëngjesit, e tërë bota është në rregull’. A e tumirni këtë thënie, a pajtoheni?
Unë, përgjithësisht zgjohem e lumtur......por, a ta prishin ditën ndërkohë?
Sigurisht se ma prishin, mirëpo, kryesisht zgjohem e lumtur, varet edhe se me çfarë disponimi ke rënë, çfarë gjumi kë bërë...ke ndonjë brengë, ndonjë hall. Nuk është çdo ditë njësoj. I falënderohem Zotit që jam shëndosh e mirë, familjen e kam mirë dhe kam motiv për çka të punoj.

Çka të bezdis më së shumti në mjedisin ku jeton?
Shumëçka...komunikacioni, pluhuri, papastërtia, hedhja e mbeturina vend e pavend, ambientet pa gjelbërim, disa rrugë të mbuluara me pllakate të politikanëve, nuk shoh diçka tjetër përpos laramanisë së tyre...ka shumë parregullsi.

Po të kishe mundësi, çka do të ndryshoje tek njerëzit?
Kisha dashur që njerëzit të jenë më të dinjitetshëm, më human, më të afërt me njëri-tjetrin, më dashamirës. Ka humbur humanizmi, dashuria për njëri-tjetrin, njerëzit janë zhveshë nga shumë tipare, nuk janë ata që i kam njohur para shumë viteve, dmth i shohin vetëm interesat e tyre...

Po tek vetja?
Asgjë, jam krenare për karakterin tim...

T’i kthehemi edhe njëherë këngës “I harruar”. Është mirë të harrosh, është vështirtë, është mëkat...?
Ma mirë të harrosh, sesa të mbash barrën dhe të vuash, ose të jetosh me një dhimbje tërë jetën.

Emocionet e kanë mbërthyer këngën dhe këto emocione mbesin të pa fashitura. Keni ju emocione kur e dëgjoni këtë këngë?
Jo, hahaaa, ka shumë këngë tjera ku, ndoshta, mund të jem më emotive kur t’i dëgjoj ato.

Dukeni se jeni një femër e sinqertë. Sinqerisht, e keni përjetuar ju dashurinë, në mënyrën se si dashurojnë artistët?
Varet prej njeriut. Ka njerëz që ia dinë vlerën dashurisë, por ka edhe prej atyre që nuk ia dinë. Njerëzit e përjetojnë dashurinë në forma të ndryshme.

Është mallkim të dashurosh?
Jo, nuk është mallkimSikur është krijuar bindja se të gjitha femrat e bukura janë pak “tragjike”. A ka diçka të vërtetë këtu?
Jo, nuk mendoj se femrat e bukura janë “tragjike”. Mua më pengon më shumë kur thuhet se femrat e bukura përveç pamjes së tyre, nuk kanë diçka tjetër në kokë, janë bosh. Unë njoh shumë femra të bukura që janë të jashtëzakonshme, të mençura, të vlerësuara në profesionet e tyre; varet se si ato dinë të organizojnë jetën e tyre. Nëse ti nuk di të menaxhosh jetën tënde private ose punën tënde, mund të jesh edhe “fatkeqe”.

Në jaht dukeni me vello të bardhë. Kur do të vishni ju vellon e vërtetë?
Nuk jam përcaktuar ende. Kur të jetë kësmet!

A ka bërë dikush mëkat ndaj jush?
Po...me siguri se ka.

Besoj se, artistëve nuk u ka hije inati, prandaj të shpresojmë se ju do ta përfillni thënien e filozofit francez, Zhan Pol Sartër, “Ua fal të gjithëve mëkatet, nuk dua të keqen ta mbaj në zemër”.
Definitivisht pajtohem me këtë thënie.

Leonora, faleminderit për intervistën dhe, fare në fund, të themi se, ishim të privilegjuar që patëm rastin të bashkëbisedojmë në katër sy.
Kënaqësia ishte imja dhe faleminderit shumë për këtë intervistën.

/Telegrafi/

leo1.jpg
2leonora.jpg
f_1210162633160_m.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?: