Gazeta Panorama flet per suksesin e "Rovena Club", vere 2010!
|
U takuam me Rovenen, e cila sapo ishte kthyer nga Durresi, ku dhe per kete vere e mbylli suksessshem sezonin turisitk duke kenduar per te 3-tin vit me radhe ne klubin e menaxhuar nga motra e saj , Elisa.Rovenen e pame tashme shume brune, shkak per kete dukej se ishte dielli mesdhetar I Durresit, ku ajo pervecse ka punuar , me siguri se ka gjetur edhe ndonje ore per tu nxire dhe per te pushur paraditeve, dhe ne e pame me te lumtur dhe me te bukur se kurre. Dhe ne fakt qe prej fillimit te sezonit, ne naten e hapjes se "Rovena Club", 27 qershor, u pa nga te gjithe se gjithcka do te shkonte me se miri. Afer 1500 Adhurues te Rovenes por dhe te muzikes shqiptare e te te kenduari Live, mbushnin cdo nate kete klub nga te gjitha anet e trevat shqiptare duke krijuar nje atmosfere te mrekullueshme nen tingujt e muzikes me te zgjedhur popullore shqiptare.Rovena i ka habitur te gjithe adhuruesit e saj duke kenduar per cdo nate Live dhe per nje periudhe kohore prej 4 oresh, nje kohe relativisht e gjate dhe qe shume pak kengetare e perballojne, repertori teper i larmishem me kenge te ndryshme qe nga jugu e gjer ne veri duke mos harruar ketu dhe kenget e e saj me te mira. Cdo mbremje, Stafi i perzgjedhur me shume perkujdesje nga menaxherja e Rovenes, Elisa Stefa, i perbere nga rreth 50 punonjes, mirepriti mijera pushues dhe adhurues nga te gjitha qytetet shqiptare dhe te Diaspores.Pervec Rovenes kete vit perforoi Live e dhe motra e saj me e vogel Irva si dhe artiste te njohur si Shpat Kasapi, Noizy, Energy Band si dhe balerina ekzotike qe mahniten pulblikun cdo nate. Kur e pyetem Rovenen per planet e metejshme, ajo na tregoi 2 koncertet me rastin e festes se Bajramit ne Danimarke dhe Suedi, si dhe per videon e re te cilen shume shpejt do ta shohim ne ekranet tona.
|