Flag this image

Dështon Zanfina Ismajli në Tiranë, vetëm 30 veta në koncert lexo me shum

Javës që shkoi në billborderat kryesorë të rrugëve të Tiranës ishin vendosur posterat e këngëtares nga Kosova Zanfina Ismajli. Ajo do të mbante një koncert në pub-in “Bistro Pool & Club”.
Në çelje të koncertit dy balerina dhe një vokalist do të performonte për të përgatitur atmosferën para se të mbërrinte këngëtarja. Por ka ndodhur e papritura më e madhe e mundshme. Ndërsa pritej të kishte një dyndje njerëzish, për faktin se ishte hera e parë që Zanfina këndonte në një koncert ‘live’ në Tiranë, në lokal nuk ka pasur më shumë se 30 veta. Të surprizuar kanë ngelur dhe ata pak njerëz që kishin shkuar për ta ndjekur këngëtaren, po aq edhe stafi i lokalit, të cilët deri më tani kishin pasur sukses me koncertet e realizuar çdo të shtunë. Sukses ky që vinte edhe me një super reklamë nëpër gjithë Tiranën. Me shpresën se gjendja do të ndryshonte në mesnatë, skena është udhëhequr nga një vokalist i përhershëm dhe dy balerinat, por ja që asnjë gjë nuk ka ndryshuar. Të zhgënjyer nga publiku i munguar, një nga pjesëtarët e personelit ka dalë para 30 klientëve në lokal në orën 12.30 të natës dhe duke kërkuar ndjesë për mos realizimin e koncertit me pretekstin, se këngëtarja Zanfina Ismajli nuk ishte mirë me shëndet. Në këtë pub vetëm një javë para Zanfinës këndoi Elvana Gjata, ku numri i klientëve kalonte mbi një mijë veta. Ndërkohë po në këtë ambient suksesshëm kanë interpretuar dhe realizuar koncerte Alban Skënderaj, Vesa Luma apo edhe Nora Istrefi. (Bluetooth)

2930344499_1_7.jpg
image_php.jpg
zanfina~3.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 3 of 3
Page: 1

Anon   [Sep 17, 2010 at 09:11 AM]
30 veta nje kengetare e kafes i mbledh me shum se sa ti zanfina keq shum keq
Annah   [Sep 15, 2010 at 09:11 AM]
Genjeshter,Zanfina eshte ne Spanje!!!!
Anon   [Sep 15, 2010 at 06:51 AM]
30 veta katastrof per nje kengetare skam qka them me per kete kengetare

Comment 1 to 3 of 3
Page: 1