Flag this image

Marigona Capristo Grace, shqiptarja nga Peja e famshme në Gjermani si këngëtare dhe modele

MANDY GRACE CAPRISTO – MARIGONA – ANËTARJA E GRUPIT TË NJOHUR “MONROSE” RIKTHEHET NË VENDLINDJE TË KËNDOJË SHQIP, DO TË REALIZOJ NJE VIDEO NË KOSOVË ME “MONROSE”

Mandy Grace Capristo ka lindur më 21 Mars 1990, në Mannheim të Gjermanisë me nënë gjermane dhe baba shqiptar, i cili i ka dhënë dhe emrin Marigona siç e njohin të gjithë miqtë e saj.

Së bashku me dy vajzat e tjera të grupit “Monrose”, prej disa vitesh kanë arritur të jenë një prej grupeve më popullorë në Gjermani, Austri dhe Zvicër, duke realizuar katër albume muzikorë, Albumi i tyre debutues “Temptation” u rendit në vend të parë në të tre këto shtete dhe në vend të pestë në hitparejdin Europian.

Muajin që shkoi, “Monrose” publikuan një prej këngëve më të mira të karrierës së tyre muzikore – “This Is Me”, duke treguar se vajzat vazhdojnë të kenë po të njëjtin sukses si prej fillimit. Ne biseduam për pak çaste me Marigonën, e cila na tregoi se ka vendosur të rikthehet në vendlindje jo vetëm për të realizuar një këngë në gjuhën shqipe, por dhe për të dhënë kontributin e saj në përmirësimin e jetesës së bashkatdhetarëve në nevojë.


Përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë ishit duke u marrë?

Mandy-Grace: Momentalisht jam në shtëpinë time në Mannheim të Gjermanisë edhe po pushoj sot.

Juve të gjithë ju njohin si Mandy Grace Capristo, por emri juaj i vërtetë është Marigona, apo jo?
Mandy Grace Capristo është emri edhe mbiemri i nënës sime që ma ka dhënë, ndërsa Marigona është emri im i dytë nga babai.
Babai juaj nga është me origjinë tamam,d.m.th., nga cili qytet i Kosovës?
Nga një qytet shumë i bukur, Peja.
Normale që dhe juve jeni kaq e bukur e ju ka shpallur revista “FHM” si femra më seksi në Gjermani, pasi femrat e Pejës njihen për bukurinë e tyre. Ju keni lindur në Gjermani, po në Kosovë a keni jetuar apo vizituar ndonjëherë?
Po, këtu në Gjermani kam lindur dhe në Kosovë isha para 4 ditëve dhe ku qëndrova një javë. Aty kam pas dëshirë të qëndroja më gjatë, por kam pasur shumë angazhime se tani kemi realizuar një videoklip të ri…
Për videon “This is me” e keni fjalën?
Po.
Shumë më pëlqen ajo këngë, për mua është më e preferuara prej “Monrose”.
Po në Kosove a ju njohin?
Kur isha në Kosovë pata shumë intervista, edhe një takim me Ministrin e Kulturës. Nuk jam dhe shumë e njohur, por kam në plan që këtë vit ta realizoj një këngë në shqip.
Këngë solo, me grupin apo me ndonjë këngëtar shqiptar?
Këngën shqip solo, por do bëjmë një videoklip në Kosovë, baladë më grupin “Monrose” dhe të gjitha fitimet e këtij videoklipi do t’ia dhurojmë organizatave bamirëse në Kosovë.
Për cilën këngë bëhet fjalë?
Këngën “Breath You In”, e cila është e realizuar në albumin e ri.
Po në Shqipëri do vini të na vizitoni me vajzat e grupit?
Nëse marrim ndonjë ftesë, patjetër. (E dëgjove Ardit? Ja ta gjeta dhe grupin përshëndetës për “Kënga Magjike” hihihii ps. Shënim i Elbinos)
Ju që e vogël jeni aktivizuar me muzikë, bile, keni pasur dhe këngë në albumin “Kidy Kontest: vol 8″, i cili është renditur në vend të parë në Austri. Kush ju ka shtyrë drejt muzikës?
Muzikën gjithmonë e kam dashur dhe kam kënduar që shumë e vogël. Gjithmonë kam imituar artistë të mëdhënj si Michael Jackson, Madonna etj., por në shkollë fillore mësuesi im i muzikës më tha që kam shumë talent për muzikë dhe që të marr pjesë në “Kidy Kontest”.
Pra, mësuesi im është ai që e ka vënë re i pari talentin tim dhe përkrahje kam pas deri në maksimum nga familja dhe shoqëria. Shumë shqiptarë që jetojnë këtu më kanë votuar që të vlerësohem e para në “Kiddy kontest” dhe dua t’i falënderoj.
Çfarë mendojnë prindërit tuaj për karrierën dhe suksesin që keni arritur?
Prindërit e mi janë shumë krenarë për mua edhe më përkrahin shumë, por janë dhe kritikuesit e mi më të mëdhenj.
Pas “Kiddy Kontest” ju konkurruat në “PopStars”. Kishit ndonjë parandjenjë se do të fitonit?
Të them të drejtën jo, sepse unë isha më e vogla, vetëm 16-vjeçare dhe aty ishin mbi 30.000 konkurrentë dhe nuk e kam ëndërruar kurrë se do jem fituese, por provat që i bënim aty, edhe konkurrenca pasi e pashë, më ka bërë të fitoj shumë vetëbesim.

Në të njëjtin konkurs kanë bërë emër dhe dy shqiptare të tjera, Miriam Cani dhe Ari…

Po. Miriam Cani ishte më përpara nuk e di tash saktësisht në cilin vit, ndërsa Ari (Arijeta Zhuta) ishte me mua deri në finale, ku nuk arrti të hyjë në grup.
Unë e kam ndjekur atë, por për juve nuk më ka shkuar mendja për shkak të emrit. Vura re që e ndiqni mirë muzikën shqiptare. Cilët këngëtarë shqiptarë preferoni më së tepërmi?
Ka shumë këngëtar shqiptarë që më pëlqejnë, po i përmend disa emra që për mendimin tim ia vlen me i përmend. Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, Genta, Elvana Gjata, Flori…
Po ju në këngën tuaj shqip, me cilin kompozitor keni vendosur të punoni apo ende nuk e keni vendosur?
Me Eduart Remanicën, të cilin e kam shumë shok dhe me të do bashkëpunojmë dhe në të ardhmen.
Ndërkohë, cilat janë planet me “Monrose” për këtë fundvit dhe vitin e ardhshëm?
Kemi shumë plane. Kemi një turne e më pas do shkojmë në L.A., (ShBA) për të regjistruar albumin e ri.

Keni menduar se ndoshta një ditë mund të ndodhë me ju e njëjta gjë që ndodhi dhe me “Preluders”, pra të ndaheni dhe të vazhdoni karrierat si soliste?
Pra… natyrisht që njeriu mendon se gjithmonë grupi nuk ekziston, kemi shumë aktivitete të tjera që janë jashtë fushës së muzikës. Unë me modelim, Senna dhe Bahr në moderim, por një herë është koha e Monrose dhe nuk mendojmë për këtë.
Shumë krenare jam, së pari që një grup i krijuar nga një konkurs televiziv vazhdon ende të bëj muzikë me sukses se të gjitha zakonisht e bëjnë nga një album dhe fund. Për këtë shumë e falënderoj producentin tonë, Mikkel Remee Sigvardt dhe menaxherin tonë, Ton Joey, pa ndihmën e tyre nuk i kishim pasur sot katër albume.
Unë shpresoj që të keni një jetë sa më të gjatë, pasi jeni shumë cool së bashku, jeni një kombinim shumë i mirë. Këtë desha t’ju uroja në përfundim të kësaj interviste e ndërkohë suksese me albumin e ri dhe singlën fantastike “This Is Me”!
Faleminderit shumë dhe ju uroj edhe juve gjithashtu suksese e shumë falënderime për intervistën.

Shekulli

marigona.jpg
marigona1.jpg
marigona2.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 9 of 9
Page: 1

hehehe   [May 26, 2011 at 08:33 PM]
O ZOT!!!! Ma budall se shqiptar nuk ka. Me thon naj kus Klintoni eshte shqiptar, krejt i besojn... eshte GJYS GJERMANE E GJYS ITALIANE. JU LUTEM LARGOHINI KTO FOTO TE SAJA.
hahahah   [Jan 21, 2011 at 05:01 PM]
ooo kjo asht mendy prej grupit monrose asht gjys germane edhe gjys italjane e jo shqiptare. shiptart din veq me rejt hehheh budallt e botes
elisa   [Jan 20, 2011 at 05:25 PM]
shum interesant jeni a kjo vajza shkruan ne wikipedia qe eshte italo gjermane d.mth ska te bej me kosov nese eshte gjysem shqiptare pse nuk i shkruan ne infon nga (...)
Anon   [Sep 05, 2010 at 11:14 AM]
Dein Name si duket nuk qenke mir...Kjo Baban e ka nga KOSOVA-Peje.Maman nga Gjermania.Edhe ka dy emra Marigona ja ka vendos Babi..E kete e ka nga Mami.Prindrit e saj jan te ndar .
Anon   [Sep 05, 2010 at 11:02 AM]
e pse pra po thot vet qe eshte gjys shqiptare,.qfare interesi ka?
bernia   [Sep 05, 2010 at 02:18 AM]
Lexoje peshkrimin poshte fotografis, qenke keq se nuk te mbushet mendja.
Dein Name   [Sep 04, 2010 at 10:38 PM]
po po kete e dim te gjith por un kete e njoh personale dhe e kam pa ne popstars ku o bo e famshme me casting kjo nuk ka gjak shqiptari kjo eshte vec gjysem gjermani dhe gjysem intalojne dhe quhet MANDY o shqiptar hahahaha
bernia   [Sep 04, 2010 at 08:19 PM]
“Jam gjysëm shqiptare e Kosovës”, fillon rrëfimin e saj në një intervistë për “Panorama plus”, këngëtarja dhe modelja e famshme në Gjermani Marigona Capristo Grace. “Nëna ime është gjysëm itakiddy contestliane dhe gjysëm gjermane”, thekson ajo duke treguar se edhe pse mban mbiemrin e nënës ajo ndihet shqiptare.Ka formuar grupin "Monrose" që po bën boom në Europë si dhe është zgjedhur “Sexiest Woman in the World FHM Germany”Marigona ti tashmë je një ndër shqiptaret e famshme në Gjermani dhe mbarë botën, tek ne shumë pak dinë për juve. Na thuaj diçka më shumë rreth vetes? Pra unë kam lindur në Gjermani dhe vazhdoj të jetoj këtu. Babi im vjen nga Kosova nga qyteti i bukur i Pejës. Merem me muzikë dhe modelizëm, jam 20 vjeçare.
Dein Name   [Sep 04, 2010 at 08:10 PM]
ore a jeni mir u hahahahahah kjo goca quhet Mandy the knon ne grupin Monrose dhe eshte gjermane e gjys italjone ncncncnc kuku

Comment 1 to 9 of 9
Page: 1