|
|
Xhemi Shehu Martohet
|
Prezantuesja e njohur e “Top Channel”Xhemi Shehu, është veshur mbrëmë me të bardha në ceremoninë e dasmës së saj, duke i dhënë kështu fund beqarisë në moshën 27-vjeçare.Një mbrëmje pa shumë zhurmë dhe shumë e izoluar për mediat, duke e bërë të pamundur fotografimin natën të së premtes në restorant “Xibraku” në Tiranë, ku Xhemi ka organizuar ceremoninë e saj të martesës, që filloi fiks në orën 20:00. Duket pak e tepërt kjo mani e personazheve të njohur të ekranit, që organizojnë ceremonitë e martesës në siguri të lartë, sikur të ishin yje të “Hollivood”-it, ndërkohë që të gjithë do të ishin kuriozë të shihnin detaje nga një dasmë VIP. Në darkën më 200 të ftuar Xhemi ka hyrë pak pas orës 21:00, ndërkohë që salla e dekoruar nga miqtë e saj Ami dhe Ermal Mamaqi ishte ideuar nga vetë ajo, gjithçka e bardhë si në përrallë. Xhemi hyri e fundit, e veshur me një fustan në të bardhën e dëborës, ndërsa shoqërohej nga dy truproja, që nuk lejuan të shkrepej asnjë aparat fotografik në momentin që ajo ngjiti shkallët për të hyrë në sallën e ceremonive te “Xibraku”. Ka qenë një ceremoni tradicionale në këtë dasmë me familjarët, farefisin, ndërsa ka munguar dhëndri, biznesmeni Ervis Sula, pasi ashtu siç është në traditën e dasmave shqiptare, dhëndri nuk duhet të jetë në darkën e nuses. Xhemi u kishte rezervuar një surprizë të ftuarve, pasi ndërkohë që të gjithë prisnin të hynte nga hyrja jashtë, ajo ka zbritur nga shkallët e brendshme të “Xibrakut”, pasi ndodhej në ambientet e hotelit, ku kishte hyrë shumë më parë se të ftuarit të mbërrinin në lokal. Në këtë ceremoni ishin pothuaj të gjithë kolegët e saj më të afërt të “Top channel”, mes të cilëve Adi Krasta, Alessia, Arbana Osmani, Albana Osmani, Ledion Liço, këngëtarët e orkestrës së “Top Show-t”, si dhe disa aktorë të spektaklit të humorit “Portokalli”, si Florian Binaj, Ervina Kotolloshi, Salsano Rrapi, etj. Të ftuarit të veshur me shumë klas, dukej që ishin të përgatitur për një dasmë me dyer të mbyllura dhe pa shumë zhurmë. Shumë pak prej tyre kishin në duar lule, ndërsa pjesa më e madhe e të ftuarve kishin ardhur me dhurata nga më të ndryshmet në duar. Ata i ka pritur një nuse aspak e pikëlluar, por e qeshur si Xhemi në ceremoninë e organizuar nga “Ami event” deri në detajet më të vogla. Dekorimi, fustani, torta, konfetat, lulet, bizhutë dhe ftesat që Xhemi u shpërndau miqve të ftuar ishin përgatitur të gjithë nga Ami, mikesha e saj. Panorama
|
|
| |