Click to view full size image

Flag this image

Busti Romak i zbuluar ne Apolloni

Arkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën historike të Apollonisë, pranë Fierit. Vepra që mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të dytë pas erës së re ka bere jehon të madhe mediatike në mbarë botën. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e mëdha artistike dhe historike.

Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi 18 shekuj më parë.

"Skulptura e zbuluar së fundi në Apolloni është dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptar, një përjetësi e bazuar në vlera të qytetërimit perëndimor", ka thënë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha gjatë ekspozimit të këtij busti në Qendrën Arkeologjike në Tiranë, ku janë ekspozuar objektet e zbuluara së fundi në qytetin antik të Apollonisë në Fier, gjatë një ekspedite të përbashkët shqiptaro-franceze.

Duke parë nga afër skulpturën që mendohet të jetë portreti i një aristokrati dhe i përket
gjysmës së II të shekullit II Pas Krishtit, kryeministri vlerësoi se "është një kryevepër e gjenisë krijuese në skulpturë të të gjitha kohërave". Në datën 13 gusht 2010, në sektorin e vilave romake në Apolloni, një ekspeditë shqiptaro-franceze zbuloi një statujë mermeri pothuajse të padëmtuar, e cila klasifikohet se i përket periudhës romake, pavarësisht se është një model helenistik.

Zbulimi i bustit bëri jehonë të madhe në mediet e huaja. “Italiania Repubblica”, vlerësoi nëpërmjet fotove se busti i përket një atleti romak dhe se u zbulua në jug të Shqipërisë nga një ekspeditë shqiptaro-franceze që janë vënë në kërkim të mbetjeve romake në zonën shqiptare. Për veprën u bë jehonë dhe te “Zëri i Amerikës”, që vlerësoi vlerat e rralla që mbart kjo vepër antike.

Qyteti antik i Apollonisë është shpallur park arkeologjik kombëtar në vitin 2006. Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit të kaluar parku i Apollonisë është vizituar nga 32 mijë vizitorë vendas e të huaj, ndërkohë që sipas shifrave të këtij gjashtëmujori parashikohet të ketë një rritje prej 18 për qind të numrit të vizitorëve.

veshje.jpg
busti-romak.jpg
The_Illyrian_on_Flickr_-_Photo_Sharing!_1272218400849.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 1 of 1
Page: 1

flora57   [Aug 05, 2011 at 12:54 AM]
Ky atleti nuk mund te jete ilir pse duhet me qene romak nuk e kuptoj dot

Comment 1 to 1 of 1
Page: 1