Arber Cepani me te dashuren Eda Cani
|
Fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani duket se po kalon një moment vërtet ndryshe në jetën e tij sentimentale. Është pikërisht vajza brune nga Durrësi, e quajtur Eda Cani që mesa duket e ka bërë Arbrin të ndihet i sigurt dhe që më në fund t’u japë vërtet fund aventuarve të tij me vajzat. Arbri dhe Eda u fotografuan për herë të parë të dy në ceremoninë e martesës së motrës së tij, Edlira me Gert Bogdanin më shumë se një muaj më parë. Fakti që Arbri e kishte marrë Edën me vete në këtë ceremoni familjare do të thotë shumë për seriozitetin e lidhjes së tyre. Më pas ata janë parë gjithmonë bashkë në Tiranë, plazhe dhe gjithndej.
|