Flag this image

Albanians Got Talent ne fund te Shtatorit ne "Top Channel"

Fundi i shtatorit do të shënojë fillimin e sezonit të parë të show shumë të njohur të talenteve në botë edhe në Shqipëri. “Albanians Got Talent” do të vijë në Shqipëri përmes ekranit të Top Channel, i cili ka blerë të gjitha të drejtat ekskluzive për transmetimin e këtij programi. Në vijim të traditës së krijuar vjet me spektaklin “Ti Vlen”, Top Channel propozon për të gjithë shikuesit e tij këtë fillim tetori një show të paimagjinueshëm televiziv. Organizatorët e këtij programi nuk dëshirojnë të zbulojnë detaje të tilla siç janë: prezantimi apo juria, por ata tregojnë sot për “Bluetooth”, mënyrën se si do të funksionojë ky program. Për herë të parë këtë vit, audicionet do të shtrihen në të gjitha trevat shqipfolëse duke u krijuar kështu mundësinë të gjithë shqiptarëve të talentuar të bëhen pjesë e këtij show. Veç kësaj, do të funksionojë edhe plotësimi i formularëve online, për të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të shpalosin vlerat e tyre përmes këtij programi. “Albanians Got Talent”, do të vijë këtë vit si mundësia më e mirë për të gjithë të talentuarit. Producenti i këtij programi, Rezart Aga, tregon për suplementin “Bluetooth”, atë që kërkohet të arrihet përmes këtij formati. Sikundër, edhe vjet Top Channel synon që përmes këtij programi të bëjë të mundur realizimin e ëndrrave të shumë e shumë njerëzve. “Edhe vitin e kaluar përmes spektaklit “Ti Vlen”, shumë pjesëmarrës na falenderuan pasi ëndrra e tyre e vetme ishte të ngjiteshin mbi një skenë të vërtetë”,- përfundon Rezarti. Sa i përket detajeve të tjera, Rezi na tregon se hapësira e studios do të jetë shumë e madhe, sikundër dhe numri i auditorit prezent në sallë që do të jetë gjithashtu shumë i konsiderueshëm. Flitet që çmimi për fituesin e këtij edicioni të parë, të jetë shumë i majmë, por organizatorët nuk bëjnë ende një shifër publike. Formati i “Albanian Got Talent”, është një ndër më të ndjekurit nëpërë botë duke shënuar kështu rekorde audience, por dhe duke zbuluar njëkohësisht talente të pavdekshëm.

Bluetooth

Albanians_got_talent.jpg
albaniastalent.jpg
albaniasgottalent.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?: