Flag this image

Aferdita feston 24 vjetorin ne Tirane

Afërdita Dreshaj ka festuar ditën e hënë 24-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e saj e parë në Tiranë, siç e ka pohuar vetë këngëtarja. Pa kurrfarë përgatitjeje, një ide e momentit, telefonin në dorë, dhe një ftesë e papritur për këdo “It’s my Brithday Today!!! Unë dua që sonte të jeni pjesë e kësaj nate për mua, të kënaqemi dhe festojmë së bashku. Jeni të ftuar në “Baroque”, në orën 23:00. Ju pres... Prezenca juaj do më gëzojë. Kiss, Afërdita”. Ky ishte mesazhi që mbërriti në telefonat e të ftuarve dhe fiks në këtë orar miqtë e saj u mblodhën në tavolinën e mbushur me tullumbace. Pak çaste më pas vjen Afërdita me një mikun e saj, Denisin (djalin e ish-presidentit Rexhep Meidani)... Koha ishte e shkurtër për të supozuar ndonjë mendim negativ... pasi menjëherë Afërdita thotë: “Shpatin e kam dërguar të bëjë lekë... Po këndon në Durrës. Do vonohet pak, por festa le të nisë!”. Dhe festa nisi dhe gumëzhiu në mes të lokalit në zonën e ish-Bllokut. (Bluetooth)

aferdita~2.jpg
aferditaseksi.jpg
aferditayll.jpg