Sqarim për të gjitha mediumet e shkruara dhe ato elektronike...
|
Ka disa muaj që fansat e Adelina Ismailit kanë hapë ``FAN PAGE`` në Facebook dhe këtyre dy grupeve u janë bashkangjitur mijëra adhurues. Edhe pse iniciativë e vet fansave që ARMATA E ADELINËS të mblidhet në një vend, kjo ide po mirëpritet nga adhuruesit e këngëtarës në fjalë.
Por, a mundet që të bëhet një vepër e mirë për Adelinën e të mos keqkuptohet nga gazetarët tanë ``profesional``? Jo...
Disa ditë më parë, adhuruesit e Adelinës kishin zbuluar se një këngëtare serbe me emrin Mia kishe kopjuar stilin e Adelinës dhe si shenjë paknaqësie patën montuar fotot duke plasuar në këto dy FAN PAGE në Facebook dhe ende pa u bër 24 orë, ky lajm, përveqëse u botua në të gjitha gazetat, u transmetua në shumë televizione, gazetarët tanë patën kohë që një ndër tjerash të shkruajnë se Adelina Ismaili përdor Facebook-un për tu ankuar! Sa keq, po mundohen ta gënjejnë popullin në sy!
Lusim të gjithë gazetarët të ken kujdes kur shkruajnë sepse rrenat e tyre më s`po pinë ujë te populli!
Jemi ne ata që kujdesimi për GRUPIN E FANSAVE NË FACEBOOK e jo Adelina.
Një këshillë për gazetarët e dashur: Shkruani më shumë për sukseset e Adelinës, e na lini të qetë neve adhuruesit sepse NE JEMI ARMATË E PAMPOSHTUR dhe kur është në pyetja Adelina Ismaili, jemi në gjendje për gjithëqka!
Me respekt, adhuruesit e Adelinës.
Shkrimi: www.divaadelina.skyrock.com ``Vëllau``
|