Ndodhë edhe kjo: Publiku i ``çmenduar`` në Insomnia, bënë që Adelina Ismaili të derdhë lotë!
|
Sikur të mos ekzistonte interneti, sigurisht do të thonin se është gënjeshtër. Jemi me fat që gjërat mund të dëshmohen dhe se ``ata`` të cilët qëllimisht mundohen ti zbehin suksesete DIVËS, dështojnë kur faktet i servohen publikut të nderuar!
Se Adelina Ismaili mbetet personaliteti më i kërkuari dhe më i adhuruari, këtë e kanë dëshmuar 24 vitet e shenjta, vite këto jo të lehta për Adelinën kur dihet në cilën kohë po jetonte populli shqiptar dhe se cili ishte mendimi i popujve tjerë për femrën shqiptare.
Automatikisht kur përmendet femra shqiptare dhe revolucioni, është e pamundur që t`mos dëgjojmë e lexojmë diqka për Adelinën. Kur një njeri merr guximin të ndryshojë me themel diqka që dikush më parë kishte frikë vetëm ta mendonte një gjë të tillë, atëherë edhe mundet të keqkuptohet nga dikush!
Por, koha është ajo që tregon se kush meriton respektin e poplikut e kush jo.
Jo rrallëherë Adelina Ismaili për shkak të barrierave të shumta të cilat ajo thej, hasi në vështirësi gjatë karrierës së saj. Kur ke famë ke miqë dhe armiqë. Të dy faktorët e bëjnë një njeri të fuqishëm duke tejkaluar të gjitha sfidat që sjellë jeta ose njerëzit e ligë të cilët kapen për të fortin!
Jemi dëshmitarë se shumë njerëz kanë përdor emrin e Adelinës për nevoja interesi, duke siguruar kështu ``vëmendjen`` e publikut, të holla etj. qoftë edhe gjëra të shëmtuara të cilat jo rrallëherë i lexonim nëpër ``gazetat`` shqiptare.Megjithatë, pema e cila ka rrënjët e përforcuara mirë nën tokë, era se rrëzon dot!
E di publiku kë adhuron, e di koha kush mbetet e kush jo. Nuk mund t`jesh yll për dy ditë, s`arrihet dot fama për 12 orë, duhet punë e talent që ti fitosh zemrat e publikut.
Tashmë secili e di se Adelina mbetet e pakonkurencë, këtë e di një shqiptari.
Femër e talentuar, rebele në skenë, ekstravagante, e buzëqeshur kudo (edhe pse di të jetë e egër sa s`ta merr mendja), e menqur, artiste e kompletuar dhe mbi të gjitha njeri, Adelina Ismaili pa fije dyshimi e them se është personaliteti më i adhuruar shqiptar.
Koncertet e njëpasnjëshme janë një tjetër dëshmi se kë do ta dëgjoj e shikoj publiku. Numri i koncerteve që Adelina Ismaili ka pas vetëm gjatë vitit 2008-2009 është vërtetë marramendës, por nuk do të befasoheshim shumë sikur t`mos e dinim faktin se në çdo koncert kanë qenë mbi 1000 të pranishëm, gjë që vetëm Adelina siguron aq njerëz në mbrëmjet e saja.
Për fat të mirë, të gjitha i kemi në faqe të internetit dhe mund ti shohim sa herë të duam.
Edhe pse në çdo koncert Adelina Ismaili krijon spektakël të vërtetë, do ta veqoja natën e një majit 2010 ku zonjusha Ismaili performoj pas 4 vitesh në diskotekën ``Insomnia`` të Lozanës. Ata të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje ose ata që kanë shikuar videot në internet, t`jeni të bindur se do të emocionohen pafundësisht me atmosferën e cila u krijua atë natë. Brohuritjet dhe duartrokitjet disa minutëshe, përveqëse ``tronditën`` diskotekën në fjalë, bën që e MADHJA Adelina Ismaili të qajë tri herë në skenë!
Adelina as të flas thuajse nuk mundi nga emocionet që kishte. Por edhe ato fjalë që tha nuk u dëgjuan mirë nga brohuritjet. Ishte diqka e paparë nga ndonjë koncert shqiptar, ishte sikur një uragan që tronditë tokën, ishte Adelina ajo që solli magjinë e vërtetë në Lozanë, magji kjo që dikotekës Insomnia i mungoj këto 4 vite.
Shkrimi: www.divaadelina.skyrock.com ``Vëllau``
|