Click to view full size image

Flag this image

Gazeta Panorama- Rovena dhe Irva Pretendentet kryesore per cmimin e madh ne Top Fest

Ishte pergatitur seriozisht per te sjelle ne skene dicka te re. Behej fjale per nje kenge te re te kompozuar nga Stine dhe qe e kendonte ne duet me motren e saj, Irven.Kenga mori te gjitha komentet pozitive ne forume te ndryshme, por u skualifikua pa mberritur akoma ne gjysem finale.Rovena Stefa na tregon cfare fshihet pas gjithe kesaj.

Rovena, ne u gezuam me se fundmi qe te pame pjese te nje festivali dhe me nje risi madje, ju kenduat ne nje duet me motren tuaj me te vogel Irven, me nje kenge te rrymes R&B-Dance, e kompozuar nga Stine. Vetem para pak ditesh degjuam se ju jeni skualifikuar nga gjysemfinalja e Top Fest, por ne nuk e besuam, prandaj duam qe ju te na e konfirmoni me gojen tuaj nese ky lajm eshte I vertete?

Po, ky lajm eshte mese I vertete.Une kam rreth nje jave qe jam lajmeruar nga organizatorja e festivalit se kenga nuk ishte kualifikuar ne gjysemfinale, ku dhe sipas organizatoreve ishte paralajmeruar se do te realizohej Live.

2.Rovena perse vendoset qe te merrnit pjese pikerisht ne Top Fest, kur dihet se ka edhe te tjera kompeticione te ngjashme, pasi tashme ju keni nje emer te konsoliduar ne tregun muzikor?

Une u thirra ne kete edicion te Top Fest nga drejtori artistik Dorian Gjoni, per te qene dhe une pjese e ndryshimeve qe do te sillte ky I fundit, pas marrjes ne dore te Top Fest, si pasoje e largimit te Bojken Lakos nga Top Channel.Une u thirra si nje nga emrat e muzikes, e njohur si ne Shqiperi , ashtu edhe jashte saj dhe nje arsye qe une vendosa te pranoj ftesen e tyre ishte pikerisht prezantimi Live ne kete spektakel.Arsyeja tjeter ishte pjesemarrja per here te pare ne skenat shqiptare e Irves, motres sime me te vogel, me te cilen e pame te vendit te prezantoheshim ne nje event te cilin e konsideronim modern dhe lancues I risive muzikore.

Ne forume te ndryshme ne internet, ju jeni komentuar nga fansat shume pozitivisht, madje konsideroheshit si nje nga kandidatet potente per te fituar cmimin. Nderkohe ju nuk jeni as ne gjysem finale. Cfare mendoni se ka ndodhur?

Eh, kisha menduar qe ne vitet qe jetojme, ne epoken me te lire, ate dixhitale, ku te gjithe mund te shprehin lirisht mendimin e tyre kudo, ne menyra virtuale apo jo, nuk do te kishte me veshtiresi per te vleresuar apo marre mendimin e shumices, sepse te jetosh ne demokraci, do te thote te degjosh Popullin apo se paku t’I marresh mendimin, por dita-dites kam kuptuar se ne shoqerine tone gjithcka eshte kthyer se prapthi, ne nje rruge pa kthim apo qorrsokak.Kush me nxorri nga festivali…ehehhheh.Po me del nje e qeshur sarkastike ...sepse publiku u mesua keto kohet e fundit te shohe teksa dalin ata qe ai I do me shume dhe me vjen keq per kete gje, sepse ai po e ndjen veten te pafuqishem, pa zerin e tij qe duhej te ishte kudo, ne te gjitha format e votimeve, te fushave te ndryshme, si ne art ashtu edhe ne jeten sociale.

-Rovena, te lutem na trego dicka me konkrete, ne mezi po presim….

-S’di nga t’ia filloj , se pari une nuk jam e kenaqur me ata qe vendosen te skualifikojne vete, pa I dhene llogari askujt, plot 80 kengetare, ne nje menyre qe vetem ata e dine.Neve na u tha se nje bord artistik “fantazem” prej 4 vetesh do te merrte vendimet.Sic e zbuluam me vone, pjesetare te ketij bordi ishin : drejtori artistik I festivalit Dorian Gjoni (drejtuesi I orkestres te “E diell”), autorja e programit, e njohur me emrin italiania Alessia, (autore gjithashtu e “E Diell”), Adrian Proko, drejtori I festivalit, dhe nje organizatore anonime, e panjohur ende.Pra keta 4 persona kane perzgjedhur mes 120 kengetareve vetem 40 te tille, ku brenda gjenden pa perjashtim te gjithe kengetaret e programeve te tyre komerciale “E Diell” , “Top Show”, “My Music” dhe “Musical”.Me kaq pak te dhena, edhe nje njeri qe nuk merret me show-business dhe qe nuk ka qene kurre ne nje festival eshte ne gjendje te beje llogarite se cfare ka ndodhur.Dmth. eshte shume e dukshme qe ky nuk eshte me nje festival i lire dhe I hapur per te gjithe, por I mbyllur brenda kornizave te Top Channel dhe kjo te ben te mendosh se jemi kthyer shume prapa, ne nje sistem totalitar ne sherbim te nje individi, duke shfrytezuar masen e gjere.

Rovena, pra ju po thoni se te gjithe kengetaret qe kendojne ne Top-channel, kendojne edhe ne Top Fest?

Te gjithe, pa perjashtim, madje kam pershtypjen se vitin tjeter do te shohim edhe Alessian si kengetare….)))) Une nuk kam asgje kunder konkurrimit te lire, por deri sa ata kengetare jane te gjithe rrogetare te atij televizioni, atehere ky grup drejtuesish do te perpiqet ne cdo forme t’i lancoje dhe mbroje benjaminet e tij , duke kenduar dhe veshur te gjithe me nje ngjyre, ne formatin Xhaketa –pantallona ZI , ne homazh te Sanremos 1980….Te tilla performanca jane shume larg te qenurit moderne dhe bashkekohore.Te jesh modern dhe trendi nuk do te thote te kendosh pop-rrock italian, dhe madje demode. Te jesh sot ne kohe mjafton te shikosh se kush eshte me I klikuar ne Youtube dhe ju siguroj qe edhe nje femije do te pergjigjej - Rihanna, Lady Gaga, Byeonce, Timberland, etj.Sot R&B ,Dance dhe Hip Hop jane rrymat me te preferuara nga te gjithe, jane rrymat me moderne.

Kenga juaj “ E gjej” eshte e kompozuar nga Stine.Stine njihet si nje nga kengetaret shume trendi te shqipes, ju gjithashtu per popullaritet dhe Irva, risi e kendshme qe rriti menjehere kuriozitetin e te gjitheve.Pra a mos fshihet ndonje konspiracion pas gjithe kesaj?

Eshte hera e pare qe bashkepunojme me Stine dhe ai eshte vertete nje artist shume I talentuar me nje fryme moderne natyrale.Duke biseduar me te , morem vesh se te 4 kenget qe kishte kompozuar per Top Fest, ishin skualifikuar dhe t’ju them te drejten, u habitem pa mase nga ky eleminim drastik I “emrit” te Stines, duke qene qe ai eshte nje nga emrat qe ka dhene shume per Top Fest, qe ne fillimin e tij.Ketu desha te ndalem pak tek kompozitoret qe bejne kenget per festivalet tona.Pervec emrave tashme te konfirmuar qe kane ditur tu qendrojne konkurrencave ne treg, koheve te fundit na ka hyre si nje emer shume “prestigjioz” edhe Darko Dimitrov.Qe nga emri I tij mund te kuptojme qe ka kombesi sllave, pra nuk eshte shqiptar.Ky eshte jashtezakonisht I “lakuar” neper festivale shqiptare, madje me cmime te para, me pak fjale nje emer shume I “nderuar”.Nderkohe qe kompozitoreve tane as qe nuk u eshte bere ndonje ftese nga vendet fqinje, Maqedoni, Serbi e Greqi, e le pastaj te vleresohen me cmime.Kjo gje me ben te mendoj perseri se ne kemi inferioritet te madh ne qarqet tona drejtuese, dhe jo vetem qe nuk eshte zvogeluar por sa vjen e shtohet.Perkundrazi ne duhet te mbeshtesim frymen e re te kompozitoreve tane te talentuar, te cilet sa me shume kenge te prodhojne, aq me shume mundesi ekonomike do te kene te zhvillojne studiot e tyre, produksionet ne menyre qe ne nje te ardhme ne te perfaqesohemi denjesisht ne Europe, ashtu sikur psh Rumania, e cila po trondit Europen me produksionet e saj te fuqishme ne muzike.Sepse pikerisht kete ben cdo vend kudo ne bote, mbron dhe pasuron identitetin dhe kulturen e tij.

-Atehere , kush mendoni se do ta fitoje Top Fest 7?

- Dorian Gjoni dhe orkestra e tij, me dirigjente Alessia-n!

-Shtypi roze ju ka komentuar shume koheve te fundit per faktin se ju jeni komentuar ne mungese ne nje program televiziv “Vip Shtepia” Kosove nga Rozana Radi.Rovena po cfare ka Rozana me ty, qe nuk rri dot pa te “lavderuar”?

-Heheh,, po ja me do moj Mira ca te bej, heheh.Personalisht me vjen disi cuditshem qe nje njeri te mbaje perbrenda nje mllef apo inat kaq te gjate , me vite, e pastaj, sidomos nje artist.Por me kete ceshtje nuk do te merrem une, ashtu sikunder nuk jam marre kurre.Do t’ua le profesionisteve ta gjykojne…

.Dhe ne fund Rovena, cfare na thoni per adhuruesit tuaj, a do te kendoni perseri sivjet ne Durres?

-Flm te gjithe atyre qe me prekrahin dhe me kane mbeshtetur gjithmone, sepse e kam thene edhe me pare, jane ata adhuruesit e mi, qe me kane bere kengetare (me plot kuptimin e fjales).I dua shume dhe I mirepres pergjate gjithe veres ne Durres, ne Klubin tim Veror.Parashikuesit e motit thone se do te jete nje vere e thate dhe e nxehte, por ju premtoj se une do te mundohem t’ju bej sa me shume fresk…))))

rovena_ri.jpg
rovi_1.jpg
rovi_ri_2.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 5 of 5
Page: 1

anon   [Apr 26, 2010 at 07:31 PM]
NUk kan cka t'ju bejne se jeni me te mirat!
anon   [Apr 25, 2010 at 08:58 PM]
WOWW SHUM COOL ROVENA DHE IRVA
anon   [Apr 25, 2010 at 05:58 PM]
Jeni me te mirat, mezi presim te shohim videon! Rovena sa vjen e me e bukur behesh dhe Irva nje kukull barbi
anon   [Apr 25, 2010 at 05:54 PM]
Rovena dhe Irva jeni shume bukuroshe dhe teper me talent te madh, Rovena je balerine e vertet!
anon   [Apr 25, 2010 at 05:51 PM]
ROVENA te adhuroj shum, kengen malli ne vecanti, dhe irva shume e bukur!

Comment 1 to 5 of 5
Page: 1