Click to view full size image

Flag this image

Adelina Ismaili: Kam vendosur të merrem me politikë

Ndërsa mbante dy fletëthirrje gjyqi në dorë, para se të kapërcejë pragun e gjykatës, Adelina Ismajli sheh edhe njëherë orën. 08:55. Fiks pesë minuta para se të niste procesi gjyqësor ku ajo në rolin e paditëses ka paditur një të përditshme, ka kaluar portën e gjykatës dhe është drejtuar në zyrën e gjyqtares së çështjes, shoqëruar nga avokati i saj shqiptar dhe menaxheri kosovar. 10 minuta më vonë, pasi Ismajli ka dhënë gjenealitetet në seancën gjyqësore dhe pasi ka pranuar se do përfaqësohej në gjykim nga avokati është mbyllur seanca gjyqësore, pas pretendimit të Ismaljlit që do i qëndronte kërkesë-padisë. Pak çaste më vonë, Ismajli pohoi se nuk kishte ndëmend të prononcohej për mediat duke u larguar me të shpejtë nëpër shkallët e gjykatës, ndërsa brenda pak minutash në një nga bar-kafet pranë Gjykatës së Tiranës, ndërroi tërësisht qëndrimin për mediat duke u prononcuar jo vetëm për procesin gjyqësor por edhe për projektet e saj muzikore dhe planin për t'u marrë me politikë. Natyrisht pa harruar të përmendte herë pas here me krenari të tepruar se ishte: Adelina Ismajli.

Ju keni disa përvoja të mëparshme gjyqësore me mediat në Kosovë, cili është raporti i humbjeve dhe fitoreve të tua në gjykatë?

Jam personi i parë që kam fituar procese gjyqësore ndaj dy mediave të fuqishme kosovare.

Të dalim pak nga tema e gjyqit, cilët janë zhvillimet e tua në fushën e muzikës por edhe më gjetkë?

Po punoj për një videoklip i cili del shumë shpejt. Kam ndërmend të merrem me politikë.

Me politikë? Mos po ndjek shembullin shqiptar të Çiljetës? Në cilin krah të politikës do angazhohesh?

Unë nuk kopjoj askënd. Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës që u përfshi në Partinë e Demoktarike Shqiptare dhe as Çiçolinës dikur, që e afroi në politikë Berluskoni. Thashë që unë jam Adelina Ismajli dhe do bëj partinë time.

Pak kohë më parë u përfolët për imitimin e një tjetër këngëtareje në veshjen tuaj “Kënga Magjike”, si është e vërteta e kësaj?

Në youtube kanë bërë shumë komente fyese në adresën time në internet. U detyrova të merrja një inxhinier informatike për të zbuluar IP (numrat personalë) e kompjuterëve nga ishin shkruar. Doli që ishin adresat e katër këngëtarëve pjesëmarrëse në të njëjtin eveniment të këngës.


Burimi: Panorama Plus

--By Dani--

19531_1302710973695_1408098700_883965_1878477_n.jpg
DSC00966.JPG
AdelinaIsmailiVipAlbania.bmp

Comment 1 to 15 of 15
Page: 1

Dein Name   [Feb 06, 2010 at 07:09 PM]
Sdi cben e shkreta Adeline,vetem per te mbijetuar!!!
rina   [Jan 27, 2010 at 03:44 PM]
numer 1 je adelina ska fjal
lorika   [Jan 27, 2010 at 09:18 AM]
BRAVO YLLO E VETMJA QE TE KA HIJE URIMEEEEEE TE DUAAAAAAAAAAAAAAAA
saranda   [Jan 27, 2010 at 12:32 AM]
ua ide shum e mir valla
anonim   [Jan 26, 2010 at 10:54 PM]
sekretaresh don me hy a
MIRA   [Jan 26, 2010 at 10:37 PM]
PO qfar politike ti bre po shuj more mos te nin kush see marre
Nitta   [Jan 26, 2010 at 09:40 PM]
voten teme e ki tash.sepse nuk genjen dhe je e menqur.urime loqki
Arber.Sh   [Jan 26, 2010 at 09:38 PM]
Se paku kjo i ka te (...) meriton dhe do ta kete voten me shume se Sala&Hashimi
lola   [Jan 26, 2010 at 09:36 PM]
URIME IKONA JONE TE DUAAAAMMMM
Kristi   [Jan 26, 2010 at 09:35 PM]
Hallall.Voten time e ke.Per menqurine dhe per bukurine tende yllo.Ata qe shkruajne kunder shume ta paskan friken moj Diva Wink
ALBANA   [Jan 26, 2010 at 09:33 PM]
Bravo Diva.Ishte kohe tu tregosh qe je numri 1 ne Kosove.
Dani   [Jan 25, 2010 at 09:30 PM]
Ti paphaha: Mire shume, vetem vazhdo te komentosh, komentet po shtohen! Se a do te merret Adelina me politike ose jo, mbetet te shihet, mirepo sa i perket Pdk-së, ata fale UQK-së i gezohen pushtetit te sotem (i cili nuk besoj te jete jetegjate). Mire, nuk merzitem per politike ose per politikane, veqese ta dish: Poqe Adelina ben parti te veten, per fitore s`ka qka diskutohet! Adelina ka adhurues ne qdo cep te Shqiptarise dhe ne bote, andaj do kete vota shume me shume se sa kta politikanet (hajnat) tane. Adeline, presim ndonje befasi nga ti...! Respekt Dani.
paphahaha   [Jan 25, 2010 at 08:58 PM]
hahahahahahhahaa qa pom keshet ani adesilikonja mu mir me politik hahahahahahahahahahaha sa mentalitet i dobet i juaji dan , po adekukavisa ska lidhje me kok bre njeri, ka deshtue ne profesionin e muzikes tash po dojka mu fut en politik, mvjen keq po dojka me deshtue edhe ma teper si tonayheret papapapapapapaaaaaaaaaa . Ani ti dan po tregohesh shum klas e ulet ncncncncncnc ani me pdk ne e qpedeken ncncncncnc klas e ult koke bash si adekuka , mos poja merka ldk-se ose ramushit se thaqit ska shans heheheheheheh ,
Dani   [Jan 25, 2010 at 09:44 AM]
Ramush, ate qe po tha ta ha, dergoje te familja jote se pari, pastaj mundohu t`ia japesh dikujt, veq nese ka mbetur, se pas familjes, ti je aj qe ``ha`` pjesen e mbetur.! Siq po e sheh, kete shkrim nuk e kam pergaditur une por gazeta Panorama Plus. Aman shko te mjeku merr nje pale syze, ngase gjelozia po u`a verbon syte kur shihni sukseset e DIVËS shqiptare. Edhe diqka: Nese je me PDK-në, ke arsye te frigohesh kur flitet per partine qe do krijoi Adelina, ngaqe ajo edhe ashtu ka PUSHTETIN, megjithese ende nuk eshte KRYETARE partiake, sepse PRESIDENT i skenes shqiptare eshte tash e 25 vite!!!! Me respekt Dani.
RAMUSHI   [Jan 25, 2010 at 05:11 AM]
euuu dan muttin mos lash pa ma hanger per kto dizenformata

Comment 1 to 15 of 15
Page: 1