SQARIM PËR FANSAT E SHUMTË QË ME PADURIM PRESIN DHE KËRKOJNË KLIPIN E ADELINËS...
|
----PSE U VONUA PUBLIKIMI I KLIPIT MË TË RI TË DIVËS?----
Edhe pse i lajmëruar gati një muaj më parë,klipi më i ri i Adelina Ismailit ende nuk doli.
Shumëkush pyetet pse,madje fansat janë të padurueshëm,aq që nuk arrijnë as të mendojnë:PSE?!
Para gati një muaji Adelina paralajmëroi klipin e saj,dhe në shumë gazeta e televizione shqiptare lajmi për klipin senzacional me shumë role,vallëzim e aktrim vërshoi mediat.Por duke ditur që Adelina Ismaili është një ndër personat më të popullarizuar shqiptar më hiq më pak se 1 milion e gjysëm klikime në internet,suksese të pafundme me sallat e stërmbushura të koncerteve anekënd botës shqiptare,etj,etj., dikush si duket mendoi ta sabotojë madhështinë e klipit të Divës duke shkruar shkrime deningruese për personalitetin e saj.Por Adelina,dhe posaqerisht nëna e Adelinës znj.Mona u treguan "mjeshtër të kësaj loje" dhe shtyen klipin për një javë,paditi gazetat që u munduan ta zbehin suksesin i cili po pritet nga një klip i paparë ku thyhet një tabu që porosit "Feja e shqiptart është shqiptaria",dhe eliminoi padrejtësitë që do ti bëheshin një klipi i cili pritet të jetë fantstik,gjykuar nga mendimi i shumë gazetave dhe televizioneve.PRA PËR NEVE FANSAVE U BË NJË LUFTË QË TË SHPËTOHEJ KLIPI I SHUMËPRITUR!
PËR NEVE FANSAVE ADELINA SAKRIFIKOI PUNËN DHE KOHËN E SAJ...
Dhe fansat duhet të kuptojnë që Adelina Ismali është një ndër personat shqiptar më të popullarizuar në rruzullin tokësor,krah për krah me Nënë Terezën dhe Ismail Kadare (aq klikime kanë në internet emrat :Nëna Terezë,Ismail Kadare dhe Adelina Ismaili),dhe në momentin kur duhej ta lansonte klipin,"qakënjtë e fëlliqur" iu vërsulen me shkrime të rrejshme që t`ia humbnin vlerën këtij klipi të shumëpërfolur.Duhet të kuptojmë që Adelina bëri luftë të jashtëzakonshme që ti "pastronte" fëlliqësirat gazetareske që donin tìa shkatërronin lansimin e klipit,i asgjësoi ata dhe tani kur gjyqi i pret të gjithë ata që mundohen ta sabotojnë punën e Adelina Ismailit,ne do të jemi rehat të kënaqemi me klip i cili pritet të lansohet këtë javë.
Ne si fansa kuptojmë luftërat e pandalura të Adelinës që të jetë sa më pranë neve,por edhe duhet të kuptojmë që kur je Divë,nuk mund të bësh klip kur ti teket dikuj.
Divat kanë qindra mijëra fansa anembanë botës,por edhe shumë armiq.Ato që s`kanë as fansa e as armiq,mund të bëjnë klipe të dështuara cdo 6 muaj.
Adelina vie një herë në 2 vite,por kur vie,komentohet 20 vite.
PRA DURIM SEPSE ADELINA NDALOI SABOTIMIN E KLIPIT ME TË CILIN DO TË KËNAQEMI,VETËM PËR NEVE...
DHE NE NUK DUHET VETËM TË KËRKOJMË,POR EDHE TI NDIHMOJMË KUR ADELINA BËNË LUFTËRA PËR FANSAT E VET... Shkrimi; www.adelina01.skyrock.com (Dani.)
|