Genta mbetet kengetarja "IN" by Gretta
|
Genta Ismajli si e vogël ëndërronte të bëhej e famshme dhe të kishte publikun e saj.Dhe ja ëndërra u realizua.
Filloi me këngën "Dridhem" dhe me albumin e saj "Mos më shiko" dhe tash ajo gjindet në TOP LISTAT e këngëtareve më të dëgjuara.
Me pamje atraktive,me zë të mrekullueshëm dhe me vallëzim dhe stil UNIK në skenë,"mbështet" për muri këngëtaret tjera.
Ajo nuk mërzitet nëse dikush flet "ashtu e kështu".Ajo nuk ndalet,dhe ka ndërmend të bëjë plane të reja,dhe synon të arrijë më shumë.Në kafene,makina,rrugë kumbon zëri i saj dhe kënga "Nuk ndalem",por për hirë të adhuruesve ajo e titulloj këngën "Si panter i zi".
Jo vetëm kaq.Kjo këngë në YouTube,postuar nga besfort.de,brenda 1 muaji ka arritur shifrën 168.856 klikime (data 27.09.09,ora 17:30).Dhe nuk është hera e parë që Genta arrin këso shifrash.Ajo edhe më parë është shpallur si këngëtarja më e klikuar në YouTube.Mirëpo videoja më e klikuar e Gentës(që në fakt është video amatoresk) titullohet "Genta 5 Stars Kosova Albania Singer Most Viewed VID",dhe ka 2,808,231 klikime.(data 27.09.09,ora 17:30).
|