Click to view full size image

Flag this image

GENTA ISMAJLI - “Kthehu”, “bombardoi” skenën kosovare

Këngëtarja Genta Ismajli është vetëm njëra nga emrat e shumtë të këngëtareve që kanë lënë një vend të bukur dhe një jetë të mirë dhe janë kthyer në atdhe për të vazhduar suksesin e tyre në muzikë. Genta është e lindur me 12 Prill të vitit 1984 në Gjilan. Vetëm pak muaj pas lindjes ajo bashkë me prindërit e saj shkojnë në Amerikë. Edhe pse Genta herë pas herë ka qëndruar në Kosovë, deri sot ka kaluar më shumë kohë në Çikago të Amerikës. Në fillim të vitit 2004 Genta nxjerr në treg këngën me videoklip “Dridhem”. Zëri i saj, bukuria dhe lëvizjet në videoklip bën për vete shumë adhurues. Vetëm pak muaj me vonë ajo punoi këngën “Kthehu”, e cila “bombardoi” skenën kosovare. Me këtë këngë Genta u bë një nga këngëtaret më të kërkuara. Duke e parë suksesin që arriti kudo që ka shqiptar, Genta u kthye për të jetuar në Kosovë. Ajo nuk ndali punën për asnjë moment dhe solli këngë dhe albume të shumta për adhuruesit e saj. Katër albume në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze (të punuar nga Kara Diogardi), shumë çmime nëpër festivale (çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”), dhe secila këngë hit në vete, tashmë e karakterizojnë Gentën për këto vite, si njërën nga këngëtaret më të kërkuara në tregun kosovar. Hiti i saj i fundit, që është duke u transmetuar nëpër televizione titullohet “Si panter i zi”. Që prej kthimit të Gentës në Kosovë ajo është duke bashkëjetuar me të dashurin e saj, Milot Binakun.

2643978388_1.jpg
2645197322_1.jpg
IMG_4296.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 4 of 4
Page: 1

Tinushi   [Feb 06, 2010 at 02:43 AM]
Opp walla Faktt oshtt Very Happy T'duu Teperrr Very Happy mpuch e kii (K)
Tinushi   [Feb 06, 2010 at 02:42 AM]
Opp walla Faktt oshtt Very Happy T'duu Teperrr Very Happy mpuch e kii (K)
gresaa   [Oct 10, 2009 at 10:35 PM]
dashnori yt i ri a
Gretta   [Oct 07, 2009 at 04:16 PM]
valla e bombardon ne cdo menyre me stil,vallezim,kendim-edhe je shume shpirtemire....je unike ne skene

Comment 1 to 4 of 4
Page: 1