Diva Adelina Ismaili ne Gjyq Me Kengetaret Skllav.
|
Ndërkohë që këngëtarja bullgare Alisia mbrohet me faktin se i paguan kompozimet shumë shtrenjtë, duke i realizuar ato në gjuhën bullgare, në anën tjetër vjen reagimi i pop divës kosovare Adelina Ismailit, e cila përgadit padinë ndaj disa këngëtareve sllave. Janë gjithsej pesë këngë, të cilat i janë huazuar këngëtares kosovare. Kohë më parë e ndodhur nëpër emisione të ndryshme muzikore, ajo tregoi se është në dijeni rreth këtij fakti se ekzistojnë kompozime, të cilat i janë huazuar nga këngëtare të vendeve fqinje, por akoma nuk kishte informata të sakta në lidhje me këngëtaret, të cilat kishin bërë këtë gjë pa u konsultuar aspak me Adelina Ismailin apo menaxherët e saj. Emisioni në fjalë është zhdukur para disa javëve nga faqja youtube nga persona të panjohur për të fshehur dëshmitë. E gjithë kjo është punë xhelozie, pasi siç mësojmë ditëve të fundit janë shtuar më shumë inatet në mes kolegeve këngëtare në estradë. Fjalët e këngëtares bullgare Alisia, se çdo kompozim të cilin ajo e ka marrë nga ndonjë gjuhë e huaj e ka kompensuar materialisht i hedh poshtë Adelina. Alisia është njëra ndër këngëtaret të cilat do të paditet për plagjiaturë nga Adelina pasi i ka huazuar pa leje dy këngë të cilat i ka bërë hite në vendin e saj. Kënga me titull “Ushtrinë time do ta bëj”, e cila është akoma hit edhe sot e kësaj dite dhe dëgjohet me të madhe në Kosovë, për shkak të preferencave politike, u huazua tre vite më vonë nga këngëtarja serbe Mira Skoric, kurse dy këngët e tjera “Mos ma ndal” dhe “Qe një vjet e shtatë ditë”, e para e publikuar në 1997 kurse e dyta e publikuar në vitin 2001, u huazuan vite më vonë nga këngëtarja bullgare Alisia. Kënga e katërt e këngëtares shqiptare Adelina Ismaili e cila është huazuar po ashtu nga një këngëtare serbe, është pikërisht kënga “Amaneti”, kompozim ky i cili nuk është huazuar nga vetë këngëtarja por nga kompozitorë dhe bashkëpunëtor të këngëtares tjetër serbe Ceca, e cila është shumë e njohur në Serbi. Kompozimi në fjalë u ka pëlqyer shumë atyre dhe pa leje të askujt e kanë kthyer dhe shndërruar në një hit në gjuhën serbe, pikërisht tre vite më vonë, pasi Adelina të njëjtën e publikoi në vitin 2001. Së fundi, një këngë tjetër e Adelinës, “Heroi i tragjedisë” e përfshirë në albumin “Mbretëreshë dhe robëreshë” album i publikuar në vitin 2005, baladë kjo shumë e njohur e këngëtares, është huazuar nga një këngëtare rumune. Adelina tashmë ka statusin e një artisteje të mbrojtur nga zyra e Artistëve Evropianë, ajo ka regjistruar veprat, këngët, albumet dhe videoklipet e saja në Zvicër. Një zyrë ligjore atje është duke pregaditur procedurën e dëmshpërblimit. Akoma nuk dihet se çfarë dëmshpërblimi do kërkojë Adelina, nëse është ajo shumë në të holla apo diçka tjetër. Me rëndësi është që do bëhet një punë e mirë dhe disa gjëra do rregullohen siç duhet, thekson, Rudina Idrizaj, e autorizuar për media nga vetë këngëtarja. Këto ditë mësohet se është bërë transferimi i familjes së Adelinës nga apartamenti në të cilin kanë jetuar tash e shumë vite, në një apartament tjetër po në kryeqytet. Burime afër këngëtares tregojnë se një nga arsyet e transferimit është rinovimi i apartamentit në të cilin kanë jetuar deri më tani. Por një burim tjetër tregon se arsye e transferimit momental është edhe blerja e një shtëpie luksoze diku në një fshat të ri të Prishtinës i cili është ndërtuar ekskluzivisht për VIP-a. Në lagjen Dardania, Adelina bashkë me familjen ka qëndruar afër 15 vjet. Ndërkaq, Adelina për arsye se ndihej më e sigurtë, ka jetuar në shtëpinë e dajës së saj në një lagje periferike të Prishtinës për disa kohë.
|