|
|
Adelina Ismaili, Nga "Wunderkind of Kosova" deri te " Symbol de Balkanique"
|
Pregaditi: BLERAND REXHEPI
Tash e 24 vite, emri Adelina Ismaili zgjon debate të nxehta, shkrime të zjarrta në gazeta, emisione, kureshtje në kuloare të ndryshme. Një fëmijë i lindur në Prishtinë nga nëna Monë, nje bibliotekiste e diplomuar në Fakultetin Filozofik, për të cilën Adelina sot e kësaj dite thotë:" Ajo është gjithçka për mua,është shenjtëria ime", dhe babi inxhinier teknologjie, në moshën 6 vjeçare nis artin e saj. Cdo festival ku merr pjesë si fëmijë, çdo vit "rrëmben" nga 2 deri në 3 çmime të para, qoftë të publikut qoftë jurive profesionale. Në turneun e Organizatës Ndërkombëtare Humanitare "Peace Child" përveç që shpallet fituese, në konkurencë me fëmijë artistë nga e tërë bota, ajo dhe shpallet nga gazetat çekosllovake "Wunderkind of Kosova" (Fëmijë gjeni nga Kosova).
Adoleshenca na e sjell një Adelinë që këndon dhe flet me zë kundër okupimit sërb, Festivali i Shqipërisë e shpall debutanten më të mirë në konkurencë me artistë të merituar, edhe pse vetem 14 vjeçare. Femër e cila ndryshon imazhin e femrës shqiptare para botës kur merr pjesë si shqiptarja e parë që përfaqëson bukurinë shqiptare ndërkombëtarisht në Miss Globe International 1997 si Miss Kosova 1997. Në Ballkanin paradoksal dhe kryesisht radikal, Adelina Ismaili bëhet faktor i rëndesishëm i një fryme pacifiste që po lindte në Kosovë dhe Ballkan. Asnjë fushatë nuk mbahet pa të, influenca e saj në elektorat është e pakontestueshme. Adelinën e njohim dhe si aktore fantastike, mendim të cilin e vulos i madhi Faruk Begolli duke deklaruar "Adelina Ismaili është njëra ndër dy aktoret më të mira kosovare". Hitet nuk ndalen, qe nga "Pink Panteri" deri tek "Skenderbeu" e "Sajzeza", kurse Adelina sprovon veten edhe njëherë pas moshes 8 vjeçare kur kishte emisionet e veta në Radio Prishtinë, si moderatore.
Kolegët e aplaudojne, elokuenca e saj është mesi i artë mes seriozitetit dhe natyrshmërisë. Një këngëtare e cila as vet nuk e di numrin e koncerteve humanitare ku ka marrur pjesë, aq sa është cak i gënjeshtrave sabotimeve dhe shaktërrimit të punës së saj, aq nderohet nga personalitete të larta përfshirë këtu Ibrahim Rugova, Ramush Haradinaj, Nexhmije Pagarusha, Ibrahim Tatlises, Laurence Arthur, Ardit Gjebrea, e shumë të tjerë, ku ky i fundit publikisht deklaron sa shumë kopjohet Adelina nga koleget.
Gjë që e vërejmë dhe sot e kësaj dite. Nëse Adelina bën nje emision mëngjesi ku prezanton veshjen e saj kombëtare të vjetër mbi 200 vite, ku luan me mbesën e vet, koleget do ta imitojne. Nëse Adelina shkon në Turqi në pushime dhe gjatë një vallëzimi spontan vërehet nga juria e një spektakli dhe shpërblehet me vend të parë, koleget do te tentojnë të njejtën pas 4 vitesh. Nëse për Adelinën shkruajne gazeta të huaja, koleget do të imagjinojnë të njejtën. Këtë e thotë dhe Dita e Pavaresise së Kosovës ku në mesin e gati të gjithë kolegeve, Adelina Ismaili është më e mirëpritura nga masë e cila arrin 1 milion shqiptar, të cilët ia mbulojne këngën mbi 15 minuta me ovacione.
Këtë e thotë dhe elita politike kosovare duke u ngritur në këmbë kur Adelina performon "Skenderbeu" ne Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, këtë e thotë dhe nëna e Dionit të vogël të cilit Adelina ia zbukuron castet e fundit të jetës në aksionin e saj humanitar në Spitalin e Prishtinës në kuadër të Fondacionit të saj Humanitar "ILIADA", këtë e thonë dhe shumë kolegë të Adelines. E para dhe e vetmja këngëtare që publikisht deklaroi që " nëse kam pasur më shumë se 3 të dashur, le te flasin menjëherë","jam gati ti nënshtrohem çdo analize të mundshme për tu verifikuar a ka pasur narkotike ndonjëherë në mua" , "prapa meje nuk qëndrojnë kriminelë të uniformuar" mbyll gojët dhe shkrimet e tmerrshme dhe te porositura.
Pas një fatkeqësie në jetën private, Adelina tërhiqet dhe si duket dikush fërkon duart dhe feston tragjedinë e Adelina Ismailit. Por forca e artit që jeton në Adelinën, e ngrit atë në prill të vitit 2008 ku mbahet në mend pjesëmarrja e saj në fushatën e LDK-së në Gjilan, në një reality shoë në Shqipëri ku salla nuk ndalon ovacionet kur përmendet emri i saj, promovon në stil botëror albumin "Fenix" kudo që ka shqiptarë, fondacioni humanitar tashme nis aktivitetet në gjithë trojet e Kosovës edhe pse anashkalohet nga mediumet, ekzalton mbi 1 milion njerëz në Prishtinë me paraqitjen e saj për Ditën e Pavaresisë, kurorezon si kryetare jurie prezantuesen e Kosoves në Miss Universe, merr pjese si "Supermodeli i mbrëmjes" në reyne e Blerina Kllokoqi-Rugova, arrin të depertojë në tregun zvicran me një dvd e cila tashme shitet anembane Zvicrës, dhe nga nje heshtje e plote Adelina tund skenën shqiptare në vitin 2008 me koncertin e saj për ndërrimin e motmoteve ne Ulqin ku forcat policore kërkojne shtesë nga qytetet tjera që të mbajnë nen kontroll publikun e ekzaltuar. Por ku është Adelina sot? Gjithkush do ta mendonte qe pas kesaj, Adelina s`ka ku te shkoj me tej...
Viti 2009 na e sjell Adelia Ismailin te shpallur nga mediumet frankofone ne Zvicer,France e Itali si "Sex Simboli Ballkanik".Adelina synoi dhe arriti suksesin europian. Turneu i Adelina Ismailit me Shpat Kasapin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,thyen cdo rekord ne publik,gje qe deshmohet ne inqizimet dhe fotot por edhe koncerti i mbajtur ne sallen "CAPITOL" New York aty ku saktesisht 7 dite para Adelies kishte promovuar albumin e vet reperi i njohur boteror 50 Cent. Publiku gjithandej arrin numrin 1500 dei ne 2000 njerez. Nje kenge e realizuar me reperin thuajse te panjohur,Da Ghost,arrin te behet hit duke u publikuar aksidentalisht vetem ne youtube.com,dhe kalon mbi 200.000 klikime brenda pak ditesh. Edhe pse vizuelizimi i klipit te kesaj kenge nuk po ndodh, (flitet qe Adelina ndaloi klipin e pakenqur me punen e ekipit ku merr pjese Da Ghost), kenga tashme eshte nje hit,pa asnje publikim dhe pa asnje marketing.
Ne nje interviste dhene online,Adelina flet per problemet qe i ka nga pushtetaret dhe "dashnoret e tyre kengetare" siq i quan ajo publikisht,dhe krijohet pershtypja qe Adelina ka perseri krize sabotimesh dhe kercenimesh te kolegeve.Nuk eshte e lehte te jesh personi i gjalle me i popullarizuar shqiptar,gje qe e vertetojne mbi 1 milion e 400 mije klikime ne google search,numri enorm i publikut dhe disqeve te shitura, hitet e njepasnjeshme. Kjo ben qe mediat e caktuara te fillojne te spekulojne per shpernguljen e Adelines nga Kosova ne Zvicer, martesa te imagjinuara, jetese ne SH.B.A, etj. Po te ishte hera e pare qe po shkruhet, do ta besonim...
Por neglizhenca e Adelines dhe buzeqeshja e saj kur komentohen artikujt per te,le te kuptosh qe gazetaret e caktuar nuk shkruajne per Adelinen (mire apo keq) pa e ditur Adelina.Perderisa shkruhet per martesat e imagjinuara,braktisjen e Kosoves,mbreterine e Adelines qe e deshmojne fotot,inqizimet nga koncertet dhe jo fjalet e shkruara me porosi,Adelina buzeqesh duke len pershtypjen qe i di te gjitha ende pa u botuar."Jam nje mace qe i kam lene pak minjte te hedhin vallen"komenton Adelina duke qeshur.Fenomeni Adeline respektohet dhe nga armiqte...Dhe siq e parashikuam,fjala "krize" nuk ekziston per Adelinë Ismailin. Kete e verteton dhe vizita tek Nderi i Kombit,Vace Zela e cila publikisht shprehet "Adelina eshte e bukur,por kendon dhe me bukur..."Faqet e internetit mbushen me komente, mediat anashkalojne (prap!),por Adelina mbetet Adeline... Dhe ne zbuluam te rejat qe presim nga Adelina.
Derisa motra e saj Zanfina po perjeton kulmin e sukseseve me nje kenge hit dhe nje klip qe pushtoi mediat,Adelina pershendet fansat me ca foto nga Saint Tropez ku po ben pushimet e merituara. Cilat jane te rejat nga Adelina? Edhevpse ka mbajtur fshehte,Adelina tashme eshte zyrtarisht nje anetare e SUISA,kengetare europiane e mbrojtur me ligj nga agjensioni i se drejtes autoriale europiane SUISA. Flitet qe kenga dhe klipi qe po pregatit Adelina,do te mbahen ne mend gjate,temat e nxehta dhe tabu qe do te preken aty do te diskutohen me shume se gjithmone.
Turneu europian dhe ne SH.B.A i cili do te perseritet per shkak te sukseseve,do na e sjell nje Adeline shume me ndryshe seq e kemi pare tash e 24 vite. Dhe viti 2009 me siguri do na e sjell Adelinen ne Kosove e Shqiperi.vShume me ndryshe seq e kemi njohur... Mosparaqitja e Adelines ne media me sjell ne mendje nje proverb: "Budallai flet per vepren. I mencuri vepron pa komentuar".
|
|
| |