Flag this image

Intervista e Bjordit dhe Adeles ne revisten Kosovarja

Për 3 muaj sa ka zgjatur “ Big Brother” ata e kanë mbajtur publikun të emocionuar, sa duki I rrëfyer ngjarjet e tyre, e sa duke u nisur drejt një rruge që në kohët moderne quhet “lidhje”. Kjo lidhje e tyre ështeë diskutuar pafundësisht. Do të ndodh – s'do të ndodh?
Adela dhe Bjordi, dy të rinj që përfaqësonin dy botë krejt të kundërta, njëri mentalitetin e vështirë e tjeteri civilizimin janë afruar shumë në mes vete.
Në “ Big Brother” u thyen rregullat, u tregua që pavarësisht civilizmit apo prapambeturisë per tu bërë me dikë, zemra e ka fjalën e fundit. Adela dhe Bjordi tashmë janë çift. Për “ Kosovaren “ ata rrëfejnë ekslusivisht ....

Keni arritur deri në finale dhe për këtë keni komplimente. Çka mendoni se u çoj deri në finale?

Adela: Fakti pse kam arritur deri ne finale dhe kam qenë afër fitores është se mua më ka dashur dhe votuar publiku. Isha e sinqertë, vetëvetja. Shumica e kanë pëlqyer edhe karakterin tim të forte dhe të pathyeshëm.


Adelë, ke treguar disa here që në shtëpi je futur për të ndryshuar jetën tënde. Megjithatë ne Brenda në shtëpi kemi pare një Adelë pasksa mire të informuar për jetën dhe trendet. Doje të ndryshoje vetën apo rrethin?

Adela: - Vij nga një vend me mentalitet më ndryshe, më të varfër. Ju ndoshta nuk e dini, mirë po njerëzit që jetojnë në vende të tilla janë të mbytur nga paragjykimet dhe rregullat e pakuptimta. Unë s'doja të ndryshoja vetëm veten por edhe njerzit e vendeve si ai në të cilin kam jetuar unë . Doja të sillja në model, t'u thosha se unë munda e mundeni edhe ju...

Kjo strategji jotja nga një pjesë është parë si pikë e fortë por nga një pjesë tjetër e publikut, madje edhe nga banoret Brenda shtëpisë është parë si e dyshimtë si thoni?

Adela: - Fillimisht dua të theksoj se kjo nuk është strategji, ishte realiteti im. Hyra ne “ Big Brother” për të bërë jo vetëm lojë , por edhe jetë . E pjesë e jetës sime, si jashtë dhe Brenda gjithnje ka qenë e pranishme kjo brengë të cilen disa e kuptuan si “ pika ime e shpëtimit”.

Po mos të kishte treguar jetën dhe mentalitetin e vendit prej nga je, mendon se do shkoje në finale?

Adela: - Po ta kisha treguar jetën që kam bërë para se të hyja në “ Big Brother atë herë jam e bindur se do ta fitoj çmimin. Kam treguar vetëm një pjesë të historisë sime të gjatë . S'doja që të bëja dramë as pë 70.000 €urot.

Megjithatë pjesa e treguar ka qenë faktori kyç që ju ka dërguar në finale. Hë ?

Adela:- Edhe po mos ta kisha treguar fare kë të pjesë të historisë së jetës sime unë do të isha në finale. Unë kam treguar nga vetja edhe shumë gjëra interesante dhe jam e sigurt se kam dhuruar ndjenjë te publiku. Për këto të gjitha I detyrohem edhe Bjordit!

Pse i detyrohesh Bjordit?

Adela:- Po të mos ishte Bjordi askush nuk do të mund ta nxirrte në pah karakterin tim të vërtetë . Nuk isha aq e zonja që të tregohesha vetë .

Na trego Bjordi se çfarë ke nxjerr nga Adelajda?

Bjordi: - Kur të hysh në shtëpinë e përgjuar, atëherë duhet t'I kesh parasysh dy gjëra: ose ti tregosh anë tua positive ose të nxjerrësh anët negative të të tjerëve. Shumë prej banorëve kanë zgjedhur këtë të dytën pra nxorrën në shesh anët e këqija të të tjerëve. Unë s'veprova si të tjerët, s'desha të sulmoj por të zbuloj. Gjurmova shumë dhe më në fund zbulova një Adelë që falë shumë dashuri dhe ngrohtësi.

Rrije për mëshirë pasi të tjerët se bënin këtë ?

Bjordi:- Ne kemi pasur afrim me një i – tjetrin që në fillim. E pata vërejtur se Adela nuk ishte ajo që e tregonin të tjerët. Ajo mund të fliste, të qeshte dhe të shoqërohej. Megjithatë kishte edhe defekte siç kemi të gjithë . E kritkova pë r të metat por s'lashë pa e lavdëruar për të mirat. Unë kur dashuroj dikë e ndjej për obligim ta kritikoj, lavdë oj etj. Adelën e desha që në fillim.

I pranon defektet tua, kritikat që vijnë në adresë n tende?

Bjordi: Absolutisht që po.

Pse nuk pranove opinionin kundër Adelës, sa u përket transeksualëve dhe biseksualëve? Pse e kundërshtoje dhe mbi të gjitha pse u hidhërove?

Bjordi: - E respektoj mentalitetin, etikën por jo edhe injorancën. Jam munduar që t'I them Adelës se çfarë do qoftë një njeri është për vete.

Mediat në Shqipë i e kanë vënë në dyshim seksualitetin e Bjordit. Kanë botuar edhe foto ku ai shihet me disa djem të cilët janë cilësuar si të “ dyshimtë ”- Ç'thua për këtë ti Adelë ?

Adela: - Mirë që më pyetet mua , sepse unë u vë kapak dyshimeve. Bjordi është tamam mashkull. I janë afruar të gjitha femrat ne BB. Ai e bën pë r vete këdo, andaj s'keni pse dyshoni.

Bjordi: - Ato foto I kam bërë vetë më shoqerinë time. Ishte karnaval , andaj ishim veshur ashtu. Dua të them që kur një njeri është I sigurt në vete për seksualitetin dhe karakterin e vet lirisht mund të vishet si të dojë pa e çarë kokën se kush çka mendon. Kë to gjëra për mua janë të kota dhe palidhje.

Siç është folur për Bjordin është vënë në pikëpyetje edhe morali yt Adelë . Si I komentoni ju fjalët e thëna?

Adela: - Dikush thotë “ Më mirë të flasin, qoftë edhe keq sesa të mos flasin fare”. – Gjëja më e paktë që e prisja ishte të disksutohej mbi moralin tim. Mirë po kur pashë se nga kush kishin dal ato fjalë dhe nga kush ishin nxjerrë ato përfundime, atë herë u qetësova. Ishin njerëz për të cilët s'ia vlen të mendohet.

Sipas teje s'ka pasur të vërteta në ato shkrime?

Adela: - Nuk ka pasur të vërteta. Kur njerëzit kanë inate, kanë zili dhe kur janë të dobët të zgjedhin menyra të ndryshme për t'u promovuar si të pafajshëm bejne cdo gje.

Kë po e akuzon?

Adela:- Unë nuk e akuzoj askënd sepse ata vetë akuzohen. Publiku më njeh dhe di shumë mirë se kush jam dhe si jam.

Me këtë doni të thoni se dikush ka bërë famë në krahet tuaj a?

Adela:- Shumë , madje. Po që nuk ia vlen.

Dhe derisa banorët e vitit të kaluar kanë përfituar oferta të mira, banorët e këtij edicioni kanë dal paska me duar bosh. Çfarë këni fituar ju konkretisht?

Adela:- Unë kam fituar Bjordin. Për mua kjo është fitorja më e madhe. Nuk më duhet fitorja materiale.

Bjordi:- E njejta gjë vlen edhe për mua. Mos harroni se ne, unë dhe Adela kemi fituar edhe oferta të tjera. Adela që nga shtatori do jetë pjesë ë spektaklit “ E diell” përkrah Adi Krastës ndërsa unë kam fituar të drejtën për të marrë pjesë në një film në Itali.

Si reagojnë njerëzit kur ju shohin në rrugë ?

Bjordi: - Marrim komplimente prej tyre. Kanë filluar të na quajnë çifti: Pit- Anxhelina por ka edhe prej atyre që më bëjnë presion duke më thënë “ Mos e lërë Adelën”.

Adelë ku je duke banuar dhe a ke qenë ende në Kavajë ?

Adela: - Ne jemi duke banuar ne Tiranë . Derisa kam punë dhe obligime në Tiranë do qëndroj aty. Kam qenë në Kavajë dhe të gjithë më kanë pritur me dashamirësi.Kanë dalë shumë njerëz për të më pritur dhe kjo më ka gëzuar pa masë .

Je takuar me prindërit konkretisht me babanë ?

Adela:- Ata vazhdojnë të jëtojne në Kavajë , por sa herë që më jepet rasti shkoj për ti takuar. Janë të lumtur me atë që kam shfaqur Brenda shtëpisë .

A do ti rikthehesh profesionit të mësueses?

Adela:- Meqë nga shtatori do të punoj me Adi Krast n nuk ma merr mendja se do ti rithehem atij profesioni.

2519731499_small_1.jpg
2517087819_2.jpg
Image00344_(8).JPG

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 11 of 11
Page: 1

ija   [Sep 02, 2010 at 03:24 PM]
jeni me te mir ju dua shum
ena   [May 27, 2010 at 02:45 PM]
O BJORDI MO RREJ SE EKI DASHT PI FILLIM ADELEN PO THUJ NIHER UM KA PELQY MIMOZA E PASTA THUJ FILLOVA TA DUA ADLEN SE TI JE TRANU FILLIM MAS MIMOZES PO PASI NUK TA FUTI AJO HIQ KESHTU QE U DASHTE ME ADELEN MOS RREJ PALIDHEJ THUJE TE VERTETEN OK TE PRSH
Anon   [Nov 03, 2009 at 12:16 AM]
valla per mendimin tem shum garues te fort jeni veqq vazhdonii Razz Razz Rolling Eyes Embarrassed
lula   [Oct 06, 2009 at 02:01 AM]
jeni ma te mirt ju dua shum Smile
Anon   [Sep 21, 2009 at 06:07 AM]
ncncnc pse e uren breh ti adeln :@ adela oshte shpirt o zot shaume du si adela si bukurie e asaj ska naj kun oks mendimi jem adela je yll(K)
mani   [Jul 13, 2009 at 08:00 PM]
jeni qift shum i mire ju dua ju kam zemer
letii   [Jul 12, 2009 at 03:20 AM]
the best couplee everr Surprised God they`re so cute 2gether,i hope this relationship is gonna lasst 4ever.
blerina   [Jul 11, 2009 at 06:40 PM]
(...)
Anon   [Jul 09, 2009 at 12:50 AM]
jeni qift shum shum i mir ju pergezoj dhe ju dua shum juve dyve sidomos adelen e du shum shum shum
ALBA   [Jul 08, 2009 at 08:49 PM]
DYTE JANE LOPAAA
anon   [Jul 08, 2009 at 05:04 AM]
te urrej adela nncnc

Comment 1 to 11 of 11
Page: 1