Cristiano Ronaldo dhe Paris Hilton
|
Me shampanjë, Ronaldo ka festuar transferimin e tij prej 80 milion funtash me një nate me Paris Hilton.
Pulitje syresh të 24 vjeçar-it dhe përqafime të ngrohta me trashëgimtaren e pasur 28 vjeçare janë parë në një klub të Hollywood-it para se ajo të shkoj në shtëpinë e motrës se saj.
Lëvizja e Ronaldos nga Man United në Real Madrid shënoj edhe një rekord të ri botëror.
Makina e golave dhe Paris ranë pak poshtë dhe u laparosën përderisa së bashku festuan transferin prej 80 milion funtash të asit botëror.
Një klubaxhi, i cili ishte dëshmitar i lazdrimit të tyre tha: “Ata lëpiheshin në fytyrën e njëri tjetrit ashtu sikurse ateron një aeroplan. Në një pikë Ronaldo kishte një shishe në mes të këmbëve të tij dhe Paris ia ledhatonte atë”.
Çifti ishte bashkuar në një klub të rangut të lartë në Hollywood që quhet “My House” pas lajmit që Man Utd kishte pranuar mega ofertën e gjigantit spanjoll, Real Madrid për transferimin e Ronaldos.
Pasi kishin shkëmbyer përqafimet dhe kishin pirë shampanjë të shtrenjtë për rreth dy orë, Paris ishte larguar për në shtëpinë e motrës se saj Nicky në Hollywood Hills në orën 2.05 të mëngjesit.
Ronaldo i është bashkuar asaj një orë më vonë pas një ndalimi të shpejt në dhomën e hotelit.
Ai është larguar aty pas orës pesë të mëngjesit me një zbardhje që ia kishte kapluar tërë fytyrën e tij.
Paris, mbrëmë kishte konfirmuar se dashuronte të ishte në krah të portugezit – tani lojtarit më të shtrenjtë në botë.
“Ai është shumë i bukur, një sportist i vërtetë – dhe afria në mes mua dhe tij ishte elektrike”, thuhet t’i këtë thënë ajo një shoku.
Vajza amerikane e ahengjeve është rënë në grepin e Ronaldos saktësisht 24 orë pasi është ndarë nga ish dashuri i saj Doug Reinhardt.
Ai ka luajtur bejsboll për “Anaheim Angels” dhe “Baltimore Orioles” – dhe është një personalitet nëpër TV në SHBA.
Por etja e Parisit është shuar mbrëmë, pasi ajo i ka thënë një shoku që “Cristiano është shumë më i mirë së sa i ish i dashuri i saj. Ai ishte një lojtar që paguhet shumë më lirë për lojën e tij të bejsbollit”, ka thënë ajo për ish të dashurin e saj.
Ronaldo është për pushime në Californi pas përfundimit të sezonit të tij në Manchester United, më të cilin fitoj Premier League, por dështoj në Ligën e Kampionëve. Paris është përpjekur që ta tërheq atë në të njëjtën kohë vitin e kaluar, duke shkuar në një klub ku rrinte ai.
Në këtë rast lojtari ia hodhi shpinën e saj për tokë. Por, as ai nuk mund t’i qëndrojë synimit të saj.
“Ajo ishte e përkushtuar që ta zinte atë kësaj radhe. Çfarë dëshiron Paris edhe merr. Ajo i kishte treguar të gjithëve që dëgjojnë se Ronaldo është mashkulli më i mirë që ajo ka parë. Ajo mendon që ai është seksi dhe ekzotik dhe ajo e dashuron trupin e tij. Ajo i do meshkujt me shije. Ajo thotë se ai është si një afrodiziak”, ka thënë një shok i saj.
Ronaldo ka caktuar një vijë të drejtë për Parisin përderisa së shpejti është parë në shtëpinë e Nicky-it.
Ai kishte dalë të pijë me disa kushërinj por ishte ndarë nga ta për ta kaluar natën me Paris.
“Më të parë Paris, Cristiani ka filluar ta venëroj atë duke e shikuar nga këmbët deri në kokë. Ai ka shkuar në tavolinën e saj dhe i ka thënë ‘hi’ – dhe është dukur si i shkatërruar nga dashuria. Të dy mandej kanë flirtuar dhe kanë buzëqeshur gjatë gjithë natës. Dukej se në klub nuk kishte femër tjetër përpos Parisit. Cristian-i ia ka thënë Parisit të gjitha për marrëveshjen e tij të re me Real Madrid dhe ata kanë ngre dolli për këtë transferim të lart duke marrë shampanjë të tipit Cristal”, ka thënë një burim brenda lokalit.
Një shishe e tillë shampanjë kushton 650 funta. Një burim ka thënë se Ronaldo ka shpenzuar 15 000 funta në pije të tilla.
“Ronaldo dhe Paris gjatë gjithë kohës ishin së bashku, duke u puthur në dhomën e VIP-ve. Ata putheshin në buzë dhe takonin njerëzit, si një çift, ia mbanin duart njëri-tjetrit. Duart e saj më së shumti rrinin në prehrin e tij. Ata ndonjëherë bënin edhe komunikim me gjuhën e trupit”, ka thënë një burim.
“Ata dukeshin që e donin njëri-tjetrin. Madje sikur ishin takuar për vite me radhë. Ai mbështetej në karrige dhe vazhdimisht mbante këmbët hapur. Pothuajse dukej si një aktor pornografik. Mini-fundi i zi i Paris-it çdoherë ngrihej lart e më lart ashtu sikurse kalonte nata. Në një rast njerëzit nëpër tavolinat komshi gjuajtën konfeti të agjenda mbi ta. Një grumbull ra tek kofshët e Paris, e cila ia hodhi mandej Ronaldo-s”.
Në këtë kohë Nicky u përpjek ta tërheq çiftin në një vallëzim më të. Por, ata ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrin.
“Nicky dukej shumë e mërzitur dhe eventualisht shikonte për t’ia marrë Ronaldon nga duart Parisit dhe të vallëzonte më të në ulëse. Pastaj ajo është ngritur dhe ka filluar që të vallëzoj, duke u përpjekur që t’i tërheq dhe t’i bashkohen në vallëzim. Por ata ishin të zënë”.
Paris kishte premtuar se do të martohej me Reindhardt. Por, ajo përfundoj lidhjen e tyre gjashtë-mujore pas një grindjeje në një klub tjetër të LA të martën në mbrëmje.
Më vonë Reinhardt kishte shkuar tek porta e shtëpisë se Paris për të zbuluar se mos ishte me kënd Paris.
Para kësaj ndarje, ai e kishte përshkruar Parisin si “princesha Diana e gjeneratës tonë”.
Ai shkroi në Twitter: “Ajo është një grua e tillë mahnitëse, e pasur dhe e bukur. E dua princeshën time. Parisi është bota e ime. Ajo është një engjëll”.
- The Sun
|