Flag this image

Arjoni harron Anjezen dhe flirton me te tjera..!!

Arjoni harron Anjezen dhe flirton me te tjera


Ka qenë një nga daljet më të paparashikueshme ajo e Arionit, djalit bukurosh i cili gjatë 80 ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother”, tregoi se ka djem që janë po aq të zgjuar sa edhe të bukur. Ndër të tjera Arioni do të mbahet mend edhe si një nga djemtë që është gjuajtur më shumë nga vajzat. Me Anjezën, djali 24 vjeçar nga Vlora, pati edhe një lidhje, kjo falë edhe kushteve që krijohen duke ndenjur 24 orë i mbyllur, ku lidhje të kësaj natyre normalisht që bëhen të pashmangshme. Ndërko- hë nuk e dimë se si do shkojë lidhja mes Arionit dhe Anjezës kur kjo e fundit të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Në një intervistë pak javë më parë, Frensis, motra e Arionit tregonte se Arioni ka një të dashur jashtë dhe sipas rrëfimit të saj, nuk bëhej fjalë për Roselën, të dashurën italiane për të cilën kemi folur edhe ne në faqet e “Panorama Plus”. Pra përbën me të vërtetë kuriozitet se çfarë do të ndodhë tani që Arjoni doli nga shtëpia dhe aq më tepër kurioziteti do shtohet në momentin që Anjeza do të dalë prej andej. Nga deklarimet e Arionit nuk mund të kuptohet asgjë pasi ai me inteligjencën që e karakterizon, di të jetë shumë diplomat në përgjigje, duke lënë shumë mundësi për interpretime. Pikërisht për këtë arsye, jeta e Arionit jashtë, tani do të ndiqet nga paparacët dhe gazetarët me të njëjtin interes me të cilën ai u ndoq nga shikuesit për aq kohë sa qëndroi brenda shtëpisë së “Big Brother”, për të mësuar më shumë se çfarë do të bëjë ai me jetën e tij private. Kjo ka qenë arsyeja, që sapo doli nga shtëpia e “Big Brother”, është ndjekur këmba këmbës nga paparaci ynë. Djali bukurosh është rrethuar menjëherë nga vajzat, disa të panjohura për ne e të tjera, fytyra tashmë pubike, si pjesëmarrëse në programin “Big Brother”. Zhuljeta dhe Mesida kanë qenë të parat që janë çmallur me të, ndërkohë janë edhe disa vajza të tjera me të cilat është fotografuar Arioni. Tani ne e kemi pak të vështirë të kuptojmë se cila prej tyre mund të jetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën atij, meqë vetë ai ka deklaruar në bisedat brenda shtëpisë se pak kohë më parë ka arritur të provojë emocione të forta nga një njohje që ka patur. Me siguri në numrat e ardhshëm do të arrijmë të mësojmë diçka më konkrete rreth jetës së Arionit, pasi dihet që fansat e tij të cilët janë të shumtë, kërkojnë të mësojnë më shumë për të.

Image016445.jpg
a__♥__m.jpg
agron-ljushka-300x189~0.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 10 of 10
Page: 1

JEHONA   [Jun 12, 2009 at 08:09 PM]
JO NEMENDITIM JAN TEPERSHTATESHEM PO SHUM TE BUKUR JU PERSHENDES TE DYVE GJITH TEMIRAT TUMG JUDUA KISSSSSSSS
anjeza   [May 19, 2009 at 12:21 AM]
une pe shoh qe paskan shum deshir me pa arjonin e mimozaen bashk dhe menodoj qe paskam gabuar me lidhjen me arjonin
elita   [May 17, 2009 at 09:43 PM]
moza je me e mira
jana   [May 08, 2009 at 09:58 PM]
qifi ma i miri ne bor
drena   [May 07, 2009 at 02:46 PM]
valla bre arjon me mozen jeni kon qifti ma i mir ne bot po gabove shum qe u lidhe me anjen sa keq qe sje me mozen
ema   [May 07, 2009 at 12:11 AM]
u kon vyt me fitu ti veq prap se prap je 11
inna`   [May 06, 2009 at 08:52 PM]
ky e zgjedhi at t`hupten Confused pa e dasht hiq u met me to Laughing i shkreti:S
shpresa   [May 05, 2009 at 09:45 PM]
kta dy jon ma te bukurit si shpirta jon ju du shume mpuq tung tung
IDAA   [May 05, 2009 at 08:34 PM]
arjonj te duaa je me i miri
jeta   [May 05, 2009 at 08:08 AM]
Moza Arjoni nuk te ka meritu bravo qe pate lidhje me te Laughing

Comment 1 to 10 of 10
Page: 1