Marigona Dragusha, Syte Kah "Miss Universe 2009" Bahamas
|
Interviste: Marigona Dragusha, “Miss Univers Kosova 2009”
Bukuroshja, tani sy e mendje nga ‘Miss Univers World’
“Jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoj shtetin e Kosoves ne nje eveniment te madh, sic eshte ‘Miss Univers World’, dhe nuk do te kursehem fare ne kete perfaqesim,” ka thene Marigona
Eshte kjo bukuroshja prishtinase, e cila per here te pare mori pjese ne spektaklin e bukurise “Miss Univers Kosova 2009” dhe u shperblye me cmimin e pare. Marigona, 18- vjecare, ka nje stil joshes dhe ndihet shume e lumtur qe arriti te marre titullin e me te bukures ne kete gare. Rreth pjesemarrjes se saj ne spektaklin “Miss Univers Kosova 2009” dhe me gjere, Marigona flet per “Kosoven Sot”.
“Kosova Sot”: Sapo jeni kurorezuar me cmimin “Miss Univers Kosova 2009”, si ndjeheni?
Marigona Dragusha: Te fitosh titullin “Miss Univers Kosova 2009” eshte nje ndjenje e vecante. Jam shume e lumtur per kete cmim dhe per kete i falenderoj te gjithe, posacerisht jurine.
“Kosova Sot”: E keni pritur kete cmim?
Marigona Dragusha: T’ju them te drejten, nuk e prisja, sepse thuajse te gjitha vajzat konkurruese kane qene te bukura, keshtu qe ishte e veshtire te dallosh me te bukuren. Por, ja qe nuk e prisja dhe me erdhi si dhurate.
“Kosova Sot”: Mendoni se e keni merituar cmimin?
Marigona Dragusha: Perderisa juria me ka emeruar mis, atehere mendoj se e kam merituar.
“Kosova Sot”: Cfare ju ka bere juve te dalloheni nga te tjerat?
Marigona Dragusha: Mendoj se paraqitja ime ne sfilate dhe stili kane bere qe une te vecohem nga te tjerat.
“Kosova Sot”: Tani jeni mis, cfare ka ndryshuar ky titull te ju?
Marigona Dragusha: Mendoj se nuk ka ndikuar asgje te personaliteti im ky titull. Vazhdoj te jem po ajo vajza e thjeshte, e sinqerte dhe e shoqerueshme. Edhe pse jam bere mis nuk me eshte rritur mendja, ha ha ha. Une jam ajo qe kam qene, por njerezit po me bejne qe une te ndihem pak me e ngritur.
“Kosova Sot”: Si sillen fansat tuaj rruges?
Marigona Dragusha: Nga fansat e mi marre shume komplimente. Pas marrjes se cmimit “Miss Univers Kosova 2009” kudo qe dal ne rruge me japin komplimente dhe me pergezojne per titullin.
“Kosova Sot”: Eshte hera e pare qe merrni pjese ne nje gare te tille bukurie?
Marigona Dragusha: Ne “Miss Univers Kosova” eshte hera e pare qe marre pjese. Ndersa me modelim merrem keto dy vjetet e fundit.
“Kosova Sot”: Cila ka qene sfilata juaj e pare?
Marigona Dragusha: Pjesemarrja ime e pare ka qene ne “Ford Super Model of the Kosova” te Fadil Berisha. Ndersa kam pasur edhe disa pjesemarrje neper sfilata te ndryshme vendase, respektivisht ne prezantime te koleksioneve te disa kompanive vendase.
“Kosova Sot”: Eshte ky cmimi i pare qe e keni marre deri me tani?
Marigona Dragusha: Po, ky eshte cmimi i pare per te cilen meriten me te madhe e ka juria dhe publiku. Per pjesemarrjen time ne “Miss Univers Kosova 2009” me shtyri familja dhe shoqeria, te cilet i falenderoj shume.
“Kosova Sot”: Tani do ta perfaqesoni Kosoven ne “Miss Univers World”, si e komentoni?
Marigona Dragusha: Jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoj shtetin e Kosoves ne nje eveniment te madh sic eshte “Miss Univers World” dhe do te mundohem ta perfaqesoj ne menyren me te mire te mundshme.
“Kosova Sot”: Me cfare merreni jashte modelimit?
Marigona Dragusha: Jam maturante ne shkollen e mesme “Xhevdet Doda” ne Prishtine. Ne te ardhmen mendoj ta studioj psikologjine, sepse eshte profesion qe e dua dhe qe me fle ne shpirt.
“Kosova Sot”: Si e kaloni kohen e lire?
Marigona Dragusha: Kohen e lire zakonisht e kaloj me shoqe, degjoj muzike etj.
“Kosova Sot”: Jeni e dashuruar?
Marigona Dragusha: Jo, nuk jam e dashuruar, besoj se ende jam e re dhe ka kohe per dashuri.
“Kosova Sot”: Cfare djaloshi ju pelqen?
Marigona Dragusha: Pelqej djaloshin e bukur, inteligjent, te sinqerte.
“Kosova Sot”: Merreni me ndonje aktivitet sportiv?
Marigona Dragusha: Ndonjehere merrem me basketboll, me pelqen ky sport.
“Kosova Sot”: Mbani diete?
Marigona Dragusha: Nuk mbaj diete, por i kushtoj rendesi ushqimit. Nuk preferoj ushqime me kalori, te cilet me shtojne ne peshe.
“Kosova Sot”: Cili eshte hobi juaj?
Marigona Dragusha: Hobi im eshte modelizmi.
“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Marigona Dragusha: Plane kam shume, gjithashtu edhe shpresa se me kohe do t’i realizoj.
“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Marigona Dragusha: Cdo femer le te mundohet per vetveten. Besoni ne vetvete, nuk do te zhgenjeheni asnjehere
|