Dështimi i Afërdita Dreshajt si këngëtare -- By Dani --
|
Këngëtarja me e re, dhe e dashura e Shpat Kasapit, nuk po arrin ta shijojë suksesin në këngën e saj më të re, “Nëse je burrë”. Kënga e cila përcillet me një tekst që mund të quhet i dorës se tretë i bërë nga Avni Qaili shoqërohet edhe me elemente sllave dhe turke në vijën melodike përderisa këngëtarja nuk e interpreton atë në nivelin e duhur. Klipi po ashtu nuk është duke u transmetuar nga shumica e televizioneve kosovare (në përjashtim të TV 21, i cili e ka transmetuar), ndërkaq edhe këtu në Shqipëri kënga nuk po transmetohet. Modelja që kohët e fundit ka tentuar edhe këngëtaren, Aferdita Dreshaj, në SHBA ka pasur një karrierë të mirë në botën e modës ndërkohë që suksesi që pret në këtë ‘profesion’ të ri të saj, nuk është kaq.
|