Flag this image

Kosova në “Top Model of the World 2009”- Elza Marku

“Agnesa Vuthaj Association” për herë të tretë mundëson pjesëmarrjen e Kosovës në evenimentin ndërkombëtar të bukurisë “Top Model of the World”, që këtë vit mbahet në Berlin në periudhën 26 Mars – 4 Prill 2009.

Përfaqësuese e Kosovës është përzgjedhur Elza Marku nga Gjakova. Elza ka një përvojë të mirëfilltë në konkurse të bukurisë në Kosovë dhe Shqipëri si dhe është marrë me modelim që nga mosha 14 vjeçare.

“Agnesa Vuthaj Associacion” beson që Elza Makru do të jetë një përfaqësuese e denjë e Kosovës në mesin e 65 shteteve të tjera.

Pjesëmarrja e Kosovës në “Top Model of the World” është përkrahur financiarisht nga “Play 4 Win”
“Top Model of the World” mbahet për herë të 17, duke filluar që nga viti 1993 në Miami, për t’u mbajtur pastaj cdo vit në shtete të ndryshme.

Ky eveniment ka një rëndësi të veçantë për vajzat e reja që kanë një synim të qartë në jetë. Përvec promovimit të bukurisë femërorë, ky eveniment mundëson edhe promovimin kulturor të secilit shtet pjesëmarrës si dhe me një përkushtim të veçantë angazhohet edhe në ngjarje bamirësie.

Agnesa Vuthaj vite me parë ka themeluar kompaninë e saj, të emëruar “Agnesa Vuthaj Association” në vitin 2005, më qëllim të organizimit të mirëfilltë të ngjarjeve kulturore në Kosovë, përkatësisht të spektakleve të bukurisë.

“Agnesa Vuthaj Association” e përkrahur nga Ministria e Kulturës, zyrtarisht ka organizuar spektaklet Miss Kosova 2006 dhe Miss Kosova 2007. Gjithashtu është bashkëpunëtore në organizimin e spektaklit “Miss & Mister Albania” në Shqipëri që nga viti 2005.

Agnesa Vuthaj posedon licensen e përfaqësimit të Kosovës në konkurset ndërkombëtare “Top Model of the World” dhe “Miss Earth”, ndërkaq tani është në procedurë për marrjen e licensës për përfaqësimin e Kosovës në “Miss World” për 10 vitet e ardhshme duke filluar nga 2009.

Miss Kosova 2009 do të organizohet nga “Agnesa Vuthaj Association” në periudhën prill- qershor 2009

Deri me tani me ndihmën e Agnesës nëpër konkurse ndërkombëtare janë paraqitur:

- Përfaqësuese e Kosovës në “Top Model of the World 2007” mbajtur në Kinë ishte Fatmire Buzuku.

- Përfaqësuese e Kosovës në “Top Model of the World 2008” mbajtur në Egjipt, ishte fituesja e titullit “Miss Kosova 2007” Yllka Berisha.

- Përfaqësuese e Kosovës në “Miss Earth 2008” mbajtur në Filipine, ishte sërish Yllka Berisha – Miss Kosova 2007

Kjo është hera e tretë që Kosova përfaqësohet në Top Model of the World, këtë radhë nga Elza Marku.

Por, sivjet Agnesa Vuthaj nuk ka mundur që të organizoj ndonjë spektakël për të zgjedhur “Miss Kosova 2008” pasi që ka thënë se nuk ka gjetur fonde të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Ajo ka thënë se nuk ka gjetur donacione nga Qeveria e Kosovës për ta organizuar Miss Kosovën, edhe pse një mis kinse zyrtar është zgjedhur në fund të vitit të kaluar.

Deri me tani thuhet se asnjë organizatë qoftë qeveritare dhe jo qeveritare nuk ka licencë për organizim zyrtar të misit në Kosovë, edhe pse Agnesa Vuthaj thotë se e ka një gjë të këtillë.


KOS.jpg
Elza_Marku_01_Finali.jpg
elza__marku_07-490x320.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 3 of 3
Page: 1

Anon   [Jul 31, 2009 at 02:23 AM]
e mir osht po nqeto foto katastrooof kurfar bukurie nuk pi theksoheet
dkeiieie   [Jul 16, 2009 at 11:40 AM]
We are sell wow gold and Wow Power Leveling wow gold
anonim   [Jun 10, 2009 at 02:24 AM]
shum mire

Comment 1 to 3 of 3
Page: 1