Flag this image

.. Nocja dhe i daashuri i saj. nggA lonnuushh'ja

Merr fund lidhja “tërhiq e
mos këput” mes Olsit dhe
Najadës, dy prej ish-banorëve
të “Big Brother 1”, të
cilët mbahen mend si dy të
rinj që thyen tabu, duke konsumuar
lidhjen e tyre para
syve të miliona shqiptarëve.
Edhe pse në fillim nuk mund
të besohej se kjo mund të ishte
një lidhje e vërtetë, fakti që
ata të dy vendosën të bashkëjetonin,
sapo dolën nga shtëpia
e ”Big Brother”, na bëri
të mendojmë për të
kundërtën. Por mesa duket të
jetuarit nën të njëjtën çati nuk
ka mjaftuar për bërë që lidhja
e tyre të zgjaste. Nga miqtë
e Olsit dhe Najadës mësonim
se lidhja e tyre kishte uljengritjet
e veta, kishte fërkime
dhe mosmarrëveshje.
Ndërkohë, çifti i mohonte të
gjitha këto duke dalë në kopertina
gazetash e revistash si
dhe në programe televizive si
modeli i një çifti të lumtur.
Sipas miqve të tyre, Olsi ishte
shprehur i lumtur se Najada
mund të ishte shtatzënë
duke e çimentuar përfundimisht
lidhjen mes tyre me
ardhjen në jetë të një fëmije.
Por edhe ky lajm nuk rezultoi
i vërtetë. Thuhet se e pakënaqura
në këtë lidhje ka
qenë Najada. Ajo ia kishte
shprehur disa herë Olsit që
nuk ishte ai tipi i përshtatshëm
për t’u lidhur seriozisht.
Por Olsi thuhet se për
ta bindur Najadën që e ka
seriozisht, i kishte kërkuar
asaj që të martoheshin. Madje
kishte fiksuar edhe datën e
dasmës, më 15 maj të këtij
viti. Ndërkohë Najada nuk
është tunduar nga kjo
kërkesë, kjo edhe për faktin
se martesa nuk ka qenë asnjëherë
në planet e saj. Ajo
mendon se në fillim duhet të
mbarojë shkollën, pastaj të
krijojë familje.
Rreth një muaj më parë çifti
i ka dhënë fund bashkëjetesës.
Olsi ka marrë plaçkat
e tij duke i lënë shtëpinë Najadës
dhe mesa duket është
kthyer tek shtëpia e tij, ku jetojnë
prindërit dhe e motra.
Najada nuk ka pritur gjatë,
por është lidhur me një djalë
shumë simpatik, madje thuhet
se kjo lidhje ka filluar që
kur bashkëjetonte me Olsin.
Sipas informacioneve tona,
djali që ka rrëmbyer zemrën
e vajzës ka qenë një futbollist,
është 30 vjeç, por nuk e dimë
se me çfarë skuadre ka luajtur.
Ai është me origjinë nga
Vlora, i gjatë, me trup shumë
të bukur dhe të gjithë ata që e
njohin thonë se ai është i apasionuar
ndaj sportit, madje
stërvitet rregullisht çdo ditë.
Çifti shihet shpesh në lokalet
e Bllokut, ndërkohë që
mbrëmë paparaci ynë i ka
kapur tek “Kapriço”, një
lokal që mesa duket preferohet
prej tyre. Madje ai është
pikërisht lokali që Najada
frekuentonte edhe me Olsin.
Thuhet se ata nuk kanë vendour
të bashkëjetojnë duke i
lënë kështu hapësira të mjaftueshme
lirie njëri tjetrit, gjë
që i pëlqen shumë Najadës.
Vajza me një tip shumë të
veçantë, i është përkushtuar
pikturës dhe një ekspozite që
do hapë me punët e saj në qershor.
Ka hequr dorë nga
menaxhimi i një lokali nate
pasi ka kuptuar se nuk është
një punë për të.
OLSI RIKTHEHET TEK LUSI
Ndërkohë Olsi vijon të jetë menaxher i
kompleksit “Austria” dhe punët i shkojnë
shumë mirë. Siç e keni parë edhe nga
fotot që kemi botuar herë pas here,
duket se ka mjaftueshëm edhe
vëmendjen e vajzave, të cilat janë
kliente të “Austria”-s. Këto kohë
Olsi është parë shumë
shpesh në shoqërinë e
Lusit dhe
thuhet se ata të dy janë
kthyer bashkë.
Najada me të
dashurin
mbrëmë në Pub

naaaJaaadD_aa.JPG
nooocjaa.bmp
messi.JPG

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 20 of 22
Page: 1 - 2

agnesa   [Mar 21, 2009 at 04:56 AM]
o zemra ata jan bashk merreni vesh
alma   [Mar 21, 2009 at 03:49 AM]
agnesa po a jetojn bashke
agnesa   [Mar 21, 2009 at 02:01 AM]
po e vertet shtatzan ne mujin e pare
Anon   [Mar 20, 2009 at 02:00 AM]
agnesa a eshte e vertet qe noqja eshte shtatzen
agnesa prizren   [Mar 20, 2009 at 12:33 AM]
fansa vetem pritni
linda   [Mar 19, 2009 at 03:05 AM]
shum mire qe jakan dhuru qenin e bb olsit bigen agnesa na nzer foto te rea te olsit me noqen se jane me te miret ju duaaaaaa
SweeT-girL-Pz   [Mar 19, 2009 at 01:26 AM]
Phaaa Qfar Foto Palidhje iq so ka mpelqen:P
jeta   [Mar 18, 2009 at 07:11 PM]
agnesa duammmm foto te lutem ....
agnesa prizren   [Mar 18, 2009 at 12:27 AM]
alma kam shum deshir ti nxjerr veq sa ti bej gati se kam qen shum e zen dhe do ja u deshmoj njerzve se ata te dy nuk jan ndar fare u knaqen bashk te dilen kan qen ne park me qenin e bb se ja kan fal olsit
alma   [Mar 17, 2009 at 08:10 PM]
agnesa na nzjer ndonje foto te olsit me noqen te lutem
agnesa prizren   [Mar 17, 2009 at 12:28 AM]
olsi dhe noqja jan bashk o njeeeeeeeeeeeeeeerez
leta   [Mar 14, 2009 at 03:41 AM]
Najada shum esht e bukur veq ma i bukur qenka ky djaloshi ktu se sa Olsii qenka shum per shtatii Very Happy
kanina   [Mar 14, 2009 at 03:18 AM]
po ma i bukur esht olsi valla edhe najda qift te bukur po ishalla nuk jan ndar ok klm qaoooo
looonnuushj:A   [Mar 13, 2009 at 11:27 PM]
une se di nëse vërtet janë ndarë,mirëpo kam disa fotografi te 6 marsit ku Nocja eshte me këtë djalin( (Tomin) me të cilin fola dhe e pyeta ne lidhje me këtë shkrimin te panorama,më tha se gazetat i ekzgjarojnë gjërat,dhe se marrëdhënia që ka me Nocen \është shumë e komplikuarr,tash s'di cfare te mendoj. :S
lira   [Mar 13, 2009 at 09:54 PM]
nina nje pyetje kam per ty ne qofte se ata dy nuk jane ndare atehere pse olsi nuk bashkejeton me me najaden dhe ka ikur nga shtepia APO EDHE KJO ESHTE NJE GENJESHTER E PANORAME MIR PER NDARJEN POR DERI KETU TE GENJENIN ESHTE TURP Razz Razz Razz Razz Razz Razz Razz
alma   [Mar 13, 2009 at 09:28 PM]
shpresoj qe neteveret qe nuk jan ndar olsi me noqen sepse jan te mrekullueshem bashke nina na trego noqja vertet eshte shtatzane te lutem na trego te verteten Question
Anon   [Mar 13, 2009 at 09:24 PM]
nina na trego kush eshte ky quni ketu edhe postojeni ndonje foto te oldit edhe noqes
saraa   [Mar 13, 2009 at 05:10 AM]
wow ishalla nuk eshte e vertet edhe meqse ky nuk qenka edhe i keq po Noqja yll fare....po uroj qe te jete e vertet qe Noqja eshte shatezane dhe eshte bashke me Olsin,se bashke duken shume shume mire...ahh edhe ni pytje po te jete e vertet qe Najada pret nje bebe do te kish pase shume qef te ja beja ni dhurate ...tregona a eshte e veret ..dhe ku do te kish mund te ja dhuroja nje dhurat Najades tung tung
lira   [Mar 13, 2009 at 03:41 AM]
o zot sa mire qe na dhe kete lajm nina sepse do te merzitesha shume po te ndaheshin najada me olsin sepse ata jane nje cift teper po teper i bukur Laughing Laughing Laughing Laughing Laughing
nina   [Mar 12, 2009 at 11:32 PM]
un jam motra e najades dhe nuk esht aspak e vertet se ata jan ndar aq më pak kur tani najada esht shtatzan

Comment 1 to 20 of 22
Page: 1 - 2