.. Nocja dhe i daashuri i saj. nggA lonnuushh'ja
|
Merr fund lidhja “tërhiq e
mos këput” mes Olsit dhe
Najadës, dy prej ish-banorëve
të “Big Brother 1”, të
cilët mbahen mend si dy të
rinj që thyen tabu, duke konsumuar
lidhjen e tyre para
syve të miliona shqiptarëve.
Edhe pse në fillim nuk mund
të besohej se kjo mund të ishte
një lidhje e vërtetë, fakti që
ata të dy vendosën të bashkëjetonin,
sapo dolën nga shtëpia
e ”Big Brother”, na bëri
të mendojmë për të
kundërtën. Por mesa duket të
jetuarit nën të njëjtën çati nuk
ka mjaftuar për bërë që lidhja
e tyre të zgjaste. Nga miqtë
e Olsit dhe Najadës mësonim
se lidhja e tyre kishte uljengritjet
e veta, kishte fërkime
dhe mosmarrëveshje.
Ndërkohë, çifti i mohonte të
gjitha këto duke dalë në kopertina
gazetash e revistash si
dhe në programe televizive si
modeli i një çifti të lumtur.
Sipas miqve të tyre, Olsi ishte
shprehur i lumtur se Najada
mund të ishte shtatzënë
duke e çimentuar përfundimisht
lidhjen mes tyre me
ardhjen në jetë të një fëmije.
Por edhe ky lajm nuk rezultoi
i vërtetë. Thuhet se e pakënaqura
në këtë lidhje ka
qenë Najada. Ajo ia kishte
shprehur disa herë Olsit që
nuk ishte ai tipi i përshtatshëm
për t’u lidhur seriozisht.
Por Olsi thuhet se për
ta bindur Najadën që e ka
seriozisht, i kishte kërkuar
asaj që të martoheshin. Madje
kishte fiksuar edhe datën e
dasmës, më 15 maj të këtij
viti. Ndërkohë Najada nuk
është tunduar nga kjo
kërkesë, kjo edhe për faktin
se martesa nuk ka qenë asnjëherë
në planet e saj. Ajo
mendon se në fillim duhet të
mbarojë shkollën, pastaj të
krijojë familje.
Rreth një muaj më parë çifti
i ka dhënë fund bashkëjetesës.
Olsi ka marrë plaçkat
e tij duke i lënë shtëpinë Najadës
dhe mesa duket është
kthyer tek shtëpia e tij, ku jetojnë
prindërit dhe e motra.
Najada nuk ka pritur gjatë,
por është lidhur me një djalë
shumë simpatik, madje thuhet
se kjo lidhje ka filluar që
kur bashkëjetonte me Olsin.
Sipas informacioneve tona,
djali që ka rrëmbyer zemrën
e vajzës ka qenë një futbollist,
është 30 vjeç, por nuk e dimë
se me çfarë skuadre ka luajtur.
Ai është me origjinë nga
Vlora, i gjatë, me trup shumë
të bukur dhe të gjithë ata që e
njohin thonë se ai është i apasionuar
ndaj sportit, madje
stërvitet rregullisht çdo ditë.
Çifti shihet shpesh në lokalet
e Bllokut, ndërkohë që
mbrëmë paparaci ynë i ka
kapur tek “Kapriço”, një
lokal që mesa duket preferohet
prej tyre. Madje ai është
pikërisht lokali që Najada
frekuentonte edhe me Olsin.
Thuhet se ata nuk kanë vendour
të bashkëjetojnë duke i
lënë kështu hapësira të mjaftueshme
lirie njëri tjetrit, gjë
që i pëlqen shumë Najadës.
Vajza me një tip shumë të
veçantë, i është përkushtuar
pikturës dhe një ekspozite që
do hapë me punët e saj në qershor.
Ka hequr dorë nga
menaxhimi i një lokali nate
pasi ka kuptuar se nuk është
një punë për të.
OLSI RIKTHEHET TEK LUSI
Ndërkohë Olsi vijon të jetë menaxher i
kompleksit “Austria” dhe punët i shkojnë
shumë mirë. Siç e keni parë edhe nga
fotot që kemi botuar herë pas here,
duket se ka mjaftueshëm edhe
vëmendjen e vajzave, të cilat janë
kliente të “Austria”-s. Këto kohë
Olsi është parë shumë
shpesh në shoqërinë e
Lusit dhe
thuhet se ata të dy janë
kthyer bashkë.
Najada me të
dashurin
mbrëmë në Pub
|