..aaaRjooni^^motraa. fleeeT per të
|
Flet Frensi,
motra e Arjonit
Jeta jashtë "Big Brother"
Përshëndetje Frensi. Si janë
marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin
janë shumë të ngushta.
Jemi si motër e vëlla, ashtu
edhe shokë shumë të mirë.
Gjithashtu edhe shoqërinë e
kemi të përbashkët. I besojmë
shumë njëri-tjetrit dhe flasim
edhe për problemet tona që
mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth
marrëdhënieve që kanë vajzat
me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha
sukses me vajzat, d.m.th përveç
faktit që është bukurosh, ai
është edhe shumë i sjellshëm
me femrat. Është i shkathët dhe
arrin t’i bëjë për vete. Gjithashtu
mundohet të bëjë maksimumin
për të qenë sa më korrekt në
një lidhje.
Si janë njohur me Roselën
(ish e dashura e Arjonit në
Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur
në një moshë shumë të re,
kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç.
Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan
më tepër kur Arjoni ishte
rreth 18 vjeç. Ata janë njohur
në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën,
më tepër ka qenë një dëshirë e
mamasë, ose një shtysë e saj që
Arjoni të dilte me Roselën, sepse
i dukej vajzë e sjellshme dhe e
këndshme. Por vitin e fundit,
marrëdhëniet mes Arjonit dhe
Roselës u ftohën ndjeshëm dhe
më tepër shkak për këtë ka qenë
edhe puna e Roselës, sepse punon
në një qendër estetike dhe
kohët e fundit ajo kishte pak
kohë për të dalë, madje edhe
telefonatat mes tyre u rralluan
shumë. Gjithsesi Rosela ishte
në Tiranë për herë të fundit në
tetor gjatë audicionit për hyrjen
e Arjonit në “Big Brother”. Ata
faktikisht janë ndarë, madje
edhe Arjoni ia ka shprehur një
gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai
do të pranohej në shtëpinë e
“Big Brother”, lidhja e tyre konsiderohej
e përfunduar, sepse
atje brenda ai edhe mund të
dashurohej me ndonjë vajzë
tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë
raportet e mira me njëri-tjetrin,
në mënyrë shoqërore.
Arjoni dashurinë e madhe
për mendimin tim e ka provuar
gjatë nëntorit, kur ai u njoh me
një vajzë shqiptare, sërish në
atelienë tonë, por kësaj radhe
në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje
të tij të re duket me të vërtetë
shumë i përfshirë emocionalisht,
duke pritur çdo telefonatë
që mund t’i vinte edhe në orët
e vona të natës. Emrin e vajzës
nuk mund ta bëjmë publik,
për arsye të disa ndërlikimeve
që mund t’i sjellim edhe asaj
në jetën personale, sepse ajo
është person shumë i njohur
dhe shumë publik. Por Arjoni i
ka dedikuar pikërisht kësaj vajze
edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy
germa. Pikërisht ky tatuazh do
të thotë shumë për Arjonin.
Si e shihni historinë mes
Arjonit dhe Zhuljetës brenda
shtëpisë së “Big Brother”?
Për mendimin tim, nuk ka
asnjë histori mes Arjonit dhe
Zhuljetës. D.m.th më tepër
duket e interesuar Zhuljeta për
Arjonin se sa e kundërta. Normal
që çdokujt do t’i pëlqente
një ledhatim ose të ndihej që
ka vëmendjen e dikujt, por
kurrsesi nuk e shoh si histori e
mundshme dashurie.
|