Flag this image

Poli zgjedh Mozen, Ina zgjedh Bjordin

POLI: INA:
Ardjani, në përshtypjen e parë më është dukur
tip i veçantë dhe nga klipi të krijonte idenë e një
njeriu me goxha botë shpirtërore. Më duket i adoptueshëm
me banorët e tjerë edhe pse ka diferencë
moshe. E shikoj si finalist, por nuk them se mund të
jetë fituesi edhe pse mundësia ekziston, duke parë
pjekurinë e tij. Në fillim ishte pak i mbyllur, por me
kalimin e ditëve ka fituar goxha lirshmëri. Është
alamet djali dhe veshjet e tij janë shumë trendy.
Pavlini më është dukur vetvetja që në fillim.
Mendoj se ka pak problem komunikimin me banorët
e tjerë. Them se është herët për ta përcaktuar
si fitues, megjithatë personalisht e shikoj larg çmimit
të madh edhe pse gjithçka mund të ndodhë.
Duke ndalur te paraqitja, më duket një djalë i
zakonshëm dhe shumë i thjeshtë në look, tipi i meshkujve
që nuk t’i kap syri kur të kalojnë pranë.
Dritani është një djalë që të krijon simpati që në
momentin e parë që e sheh.
Për mua Dritani hyn në kategorinë e djemve që
janë të zgjuar, të edukuar dhe i njohin mirë normat
e shoqërisë. Më duket simpatik dhe i komunikueshëm
edhe pse jo fort i lirshëm, por mendoj se
aktualisht po studion mirë të gjithë banorët dhe besoj
se ka shumë për të na treguar nga vetja. E shikoj
si finalist. Vërej se vishet thjesht dhe me shije.
Agoni më ka krijuar përshtypjen e një djali
shumë origjinal në llojin e vet dhe vazhdoj të jem e
këtij mendimi. Ka pamjen e një “coolleri” siç i thonë
në Kosovë. Është një tip shumë i komunikueshëm,
por mendoj se dialekti i fortë tij, nuk e lejon të jetë
plotësisht i kuptueshëm dhe i lirshëm si në jetën e
përditshme. Më pëlqen shumë mënyra se si vishet
dhe për sa i përket fitores megjithëse është shumë
herët të flas, do më pëlqente që një konkurrent i
Kosovës të ishte në finale.
Bjordi të bën për vete që në momentin e parë
që e shikon. Mendoj se ai ka diçka të veçantë në
natyrën e tij, në mënyrën se si qëndron, mënyrën se
si i mendon gjërat dhe sesi të tjerët tërhiqen pas tij.
Është shumë simpatik, ka një fytyrë engjëllore dhe
çlodhëse. Më duket i lirshëm, pavarësisht nga vështirësia
e gjuhës. Ka gjetur një mënyrë komunikimi
me pjesën më të madhe të banorëve dhe ka treguar
që ka një kulturë ndryshe nga të rinjtë meshkuj që
janë rritur në Shqipëri. I edukuar dhe me shpirt të
pastër, ai është edhe inteligjent.
Por kam frikë se nga kjo shpirtmirësi e tij do të
përfitojnë shumica e banorëve dhe ai do të zhgënjehet,
pasi më duket mjaft i ndjeshëm. Bjordin e
shikoj si fitues. Vishet shumë, shumë bukur e adhuroj
kur del në ekran.
Arjoni, gjëja e parë që më bën përshtypje është
bukuria. Vërtet që është një djalë i bukur por me sa
e kam parë, ai ka treguar gjithashtu se është goxha
inteligjent, i hapur, aktiv në diskutime, i kulturuar
dhe mund të debatojë për fusha të ndryshme të
jetës, pavarësisht se ndoshta nuk di gjithçka. Mendoj
se deri tani është vetvetja, do eci para në lojë,
por nuk mund ta parashikoj në finale. Sa i përket
look-ut të tij do të thosha shembull për meshkujt.
Qetësori, në momentin e parë që e kam parë,
nuk më ka lënë ndonjë përshtypje të veçantë. M’u
duk i zgjuar, me eksperiencë dhe ka hyrë në “Big
Brother 2” me një pikësynim të qartë. Vlerësoj
pjekurinë e tij dhe mënyrën sesi debaton, duke të
bërë të besosh se i përshtatet mirë roli i liderit.
Nuk më duket krejtësisht vetvetja, por sigurisht
që është një nga konkurrentët më me potencial.
Vishet mirë.
HOT ZONE
Nga vendi i tretë në të
parin, vajzat më të nxehta
të Big Brother 2...
1- Mimoza
2- Adelajde
3- Aida
Adelajda më duket një vajzë e bukur, me
dy sy mjaft shprehës. Ajo dallon për komunikimin
e saj shumë të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë.
Më duket e lirshme, sepse është
inteligjente dhe di të komunikojë mjaft mirë.
Adelajda dallon se është një mike e mirë, për
ato që dinë ta vlerësojnë.
Më ka bërë përshtypje edhe paraqitja e saj
dhe look-u, ku dallon stili në veshje, me pak
fjalë ajo është një femër tërheqëse.
Aida është tipike “goca tironce”. E fortë në
karakter, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë.
Ajo duket se nuk i njeh lajkat dhe atë që do të
shprehë e thotë drejt në sy.
Mund të jetë ndonjëherë edhe e gabuar,
por të paktën flet troç. Sa i përket look-ut
më duket interesante, por kam një këshillë,
duhet të merret më shumë me palestër, do të
ngjante shumë më mirë.
Republika ka një shprehje sinqeriteti në
fytyrë që duket se e ka edhe në shpirt. Ajo
është një përzierje në karakter, e fortë dhe
e ndjeshme njëkohësisht. Sa i përket marrëdhënieve
që ka krijuar, duket se nuk ka
dëshirë të komunikojë shumë dhe besoj se
ende i duhet kohë që të ambientohet.
Po të ndalem te pamja apo look-u i saj,
mund të them se ajo është vajza tipike që
vjen nga një qytet i vogël, ku stilet dhe moda
e fundit e të veshurit i interesojnë shumë
pak.
Erjola është vajza që flet shumë. Ndoshta
kujton se duke folur për gjithçka do të
harrojë të ndalet dhe të flasë për problemet e
veta, të cilat duket se kërkon t’i fshehë.
Pavarësisht se duket që thellë është e
ndjeshme, ajo ka zgjedhur të komunikojë
duke folur pa limit dhe ngjan sikur kërkon të
fshihet pas fjalëve të tepërta. Megjithatë, nuk
rri dot pa thënë se nëpërmjet look-ut, Erjola
ka një paraqitje të këndshme dhe një model
flokësh që më duket modern.
Zhuljeta dallohet se është një vajzë me
botë. Përshtypja e parë që kam krijuar është
se ajo transformohet 100% kur arrijnë ta prekin
aty ku asaj i dhemb më shumë.
Ka një mënyrë të menduari që herë të bën
për vete dhe herë të largon krejtësisht.
Ka një look të thjeshtë dhe sa i përket
shijeve të mia, më duket pak e sajuar më ato
qerpikët falsë.
Lirita është një vajzë e qeshur dhe me
sa shikoj nga ekrani më duket shumë e
shkathët.
Ajo dallon qartë se ndihet mirë aty brenda,
sidomos me ata konkurrentë që ajo i konsideron
miq.
Lirita më ka rënë në sy edhe për look-un
e saj që duket haptas se është interesant dhe
lë të kuptojmë se kemi përballë një vajzë të
kohës dhe moderne.
Mimoza më duket një vajzë shumë simpatike.
Ajo në çdo moment është vetvetja dhe reflekton
moshën që ka. Vërtet nuk flet shumë
dhe matet para se të shprehet, por kjo është
edhe e veçanta e saj. Në një reality show,
duhen edhe njerëz të matur dhe fjalëpakë.
Po të flas për pamjen e jashtme, Mimoza më
duket që ka një look perfekt dhe një stil mjaft
elegant.
HOT ZONE
Nga vendi i tretë në të
parin, djemtë më të nxehtë
të Big Brother 2...
1-Bjordiiiiiiii
2-Dritani
3-Arjoni

mimoza_bba2.jpg
poli_ina.jpg
cili_do_dale_nga_shtepia_e_big_brother_kete_jave.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 14 of 14
Page: 1

vlora   [Apr 14, 2009 at 02:52 AM]
mimoza esht me e mira do shkoj ne finale edhe do fitoj
BIKAA   [Mar 31, 2009 at 11:07 PM]
Biordi je shume is hemtuar edhe ti POLI koopnii se moza doo arjoninn qes eshte YLLII mimoza arjon ju duaa
Jetlira   [Mar 16, 2009 at 01:16 AM]
Moza osht su Llokum Smile Smile
albiona   [Mar 15, 2009 at 04:39 AM]
aida ta hanksha zemren o zot vdes tete shoh njer te pershndes nje strugane
trimi   [Mar 14, 2009 at 07:42 PM]
jan nje qifte i mire moza&bjordi e meritoj Laughing Laughing Rolling Eyes Embarrassed Cool Crying or Very sad Neutral Smile Very Happy Laughing Razz e
Ritaa   [Mar 14, 2009 at 07:29 PM]
kuku hiq nuk po shkojn Moza me polin as biordi me inen lopaa oo zot poe mrapsht osht as poli nuk osht i mir hiq vallla ma shum po shkojn moza me biordin ma i mir osht Biordii
nini   [Mar 02, 2009 at 05:10 AM]
adelajda esht kukull e dua shum
Lika   [Mar 02, 2009 at 03:52 AM]
Bjordiiiiiiiiii.(Y)(Y)(Y)..
edona   [Mar 01, 2009 at 03:15 AM]
bjordi eshte shume i mir xemren ja hangsha Surprised Confused Smile
buli   [Feb 28, 2009 at 09:04 PM]
Confused:bjordi shum i keq i mir osht arjon zemer e kam edhe mimoza amo mimoza pak mendje madhe Surprised Surprised Sad Question
ZAMBAKJA   [Feb 27, 2009 at 04:11 AM]
Mendoj qe qetsori lirita dritani aida do te shkojn ne finale sidomos lirta edhe qetsori besoj qe po. e qmoj lirten per sjelljet qe i ka edhe po e qon me krejt mir nese vazhdon kshtu fitore ka
Elenna   [Feb 27, 2009 at 03:13 AM]
I Think that Bjordi will be winer of The BBA2(I'm sure of that) Embarrassed
Anon   [Feb 27, 2009 at 12:04 AM]
e meriton bjordi
goni   [Feb 24, 2009 at 10:24 PM]
ajo qe meriton te jet ne finale eshte lirika,e thjshte dhe moderne njekohesisht

Comment 1 to 14 of 14
Page: 1