Flag this image

jeeeT'a enigmatikee e ZhuulieTee's. dDhee e veeertet'A e ngjashmeeris'E ne CiilJeteen. nggA L.& B

Nëse do dalë apo do qëndrojë në
shtëpi, atë do ta mësojmë vetëm sot
në mbrëmje në spektaklin “Big Brother”,
sipas votimit të publikut, që ka
nisur plot një javë më parë. Por gjatë
gjithë kësaj jave, në blogjet e ndryshme
në internet kanë filluar komentet
në lidhje me dy të nominuarat e
para nga pjesëtarët e tjerë të shtëpisë
“Big Brother”, Zhuljetën dhe Erjolën.
Disa komentojnë se ajo që duhet të
dalë nga shtëpia e famshme është
Erjola, pasi e pret në shtëpi vajza e
vogël në Fier, ndërsa të tjerë thonë se
duhet të dalë nga shtëpia Zhuljeta,
për faktin se nuk është vetvetja,
s’është aspak aktive brenda shtëpisë.
Por për këtë le të presim. Zhuljeta
e ka motivuar arsyen, se pse ka
hyrë në këtë “reality show”, për të
fituar 70 mijë eurot, të cilat do t’i
shpenzojë pastaj vetëm për qejf. Ne
kemi gjetur disa foto të datës 15 nëntor
2008, ku Zhuljeta ka qenë e pranishme
në “Sharm Fashion Party”,
dhe ku është fotografuar, duke kërcyer
e dëfryer me Lirio Nushin, një
këngëtar të njohur. Për më shumë
mund të shihni vetë fotot që po publikojmë,
ku Zhuljeta ka të njëjtën
pamje dhe model flokësh me të cilën
e shohim në “Big Brother”, ndërsa
shihet të jetë veshur me të zeza. Por
faktin që ajo është një vajzë e hedhur
dhe që e pëlqen shumë jetën e natës,
e kanë pohuar dhe të njohura të saj,
që nuk janë pak, për shkak edhe të
tipit të saj jo shumë të qëndrueshëm.
Disa prej tyre, të cilat ajo i ka njohur
në këto ambiente, kanë pohuar se
brenda shtëpisë, Zhuljeta është
treguar e rezervuar për jetën e saj. E
në fakt cila është ajo e vërtetë, që ka
shfaqur shumë interes, cila ka qenë
Zhuljeta e vërtetë para se të hynte
në “Big Brother” dhe çfarë mund të
zbulohej në jetën enigmatike të vajzës
28-vjeçare me origjinë nga Dibra,
rritur në Fier, që jeton në Tiranë,
dhe që ka ëndërr të jetojë përgjithnjë
në Gjermani? “Ajo që po shohim në
ekran është vajza e moderuar dhe
që s’ka fare lidhje me Zhuljetën që e
njohin të gjithë”, shprehet një nga të
njohurat e saj, që nuk i pëlqen të identifikohet,
për faktin se nuk do të ketë
të bëjë me të. E çfarë fshihet pas Zhuljetës,
tek e cila shumë persona kanë
gjetur një lloj ngjashmërie në tiparet
e këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga?
Në fakt, këtë ngjashmëri ia kanë
vënë në dukje edhe më
parë. Ngjashmëria e saj
me Çilin nuk është një
lojë, që ka nisur brenda
shtëpisë “Big Brother”.
Mikeshat e saj kanë pohuar
se shumë thoshin
se ajo ngjasonte me Çiljetën,
madje dhe vetë
këngëtarja e kishte dëgjuar
se ekzistonte një
sozi e saj, me emrin
shumë të ngjashëm me
të dhe që kishte një vëlla
shumë të vogël me
emrin Romeo, njësoj si i
fejuari i saj. Por, janë interesuar
të dyja, nëse
kanë lidhje gjaku me
njëra-tjetrën dhe e kanë
vërtetuar se kjo është
thjesht një rastësi. Dy
vajzat nuk kanë asnjë
lidhje farefisnore, edhe
pse origjina e të dyjave
është nga Dibra. Zhuljeta
është rritur në Fier, ndërsa Çiljeta
në Tiranë. Dhe një e përbashkët
tjetër e tyre është edhe mania për të
ndryshuar ekstremisht ngjyrën dhe
stilin e flokëve, nga të verdha, të kuqe,
pastaj të zeza, ose nga të gjata,
shumë të shkurtra, dhe prapë të gjata.
Tani po lëmë Çiljetën, dhe po
merremi vetëm me Zhuljetën. Vetëm
një vit më parë, ajo shkurtoi dy herë
flokët, në stilin shumë shkurt dhe
anash të shkurtuara zero. Gjithashtu,
ajo vetullat i ka bërë tatuazh dhe
vazhdon t’i mbajë ashtu, edhe pse
ka më se dy vite, që shumë vajza janë
penduar për vetullat e vizatuara,
duke bërë operacione plastike për t’i
hequr. Po Zhuljeta njihet për tip
“strange”. Është një nga pesë vajzat
e dy prindërve, që aktualisht jetojnë
në një shtëpi me qera në zonën e
Freskut në Tiranë. Një motër jeton
në Greqi, një në Gjermani, një në Fier,
dhe një në Tiranë. Nëse do pyesni
për një shoqe të ngushtë të Zhuljetës,
ajo nuk ekziston pasi nuk mban
shumë shoqëri, madje dhe kur jetonte
si studente me shoqe në një nga
vilat pranë Qytetit Studenti. Përsa i
përket veshjes, të gjithë që e njohin
thonë që ajo vishej sa zyrtare, aq
edhe sportive, ose i ndërthurte të dyja
stilet. Jashtë shtëpisë e thërrasin
Xhuli, ndërkohë që është tipi që në
shumicën e rasteve frekuenton pubet
e vetme. Është shumë impulsive,
dhe që shumë vajza thonë se me të
më mirë të mos kesh të bësh, pasi
është tip i fshehtë. Madje ato që e
ndjekin në “Big Brother” thonë se
“është jashtë tipit të saj real, ende
nuk ka zbuluar natyrën e vërtetë,
pasi është shumë xheloze në marrëdhënie
me meshkujt dhe impulsive”.
Në lidhje me dashurinë e saj
thuhet se ajo ka pasur një të dashur
nga Kosova, me të cilin nuk ekspozohej.
Në bisedat e saj, të vetmen
dëshirë që shprehte vazhdimisht
ishte jeta në Gjermani, ku ka jetuar
më parë, por nuk ka mundur dot të
mbyllë dokumentet. Nëse do të flisnim
për pasione të saj, natyrisht që i
pëlqen të jetë gjithmonë në lëvizje,
ka pasion dhe tatuazhet dhe një të
tillë e ka në gisht në formën e unazës.
Asnjëherë nuk e kishte shprehur
dëshirën për të hyrë në “Big
Brother”, vetëm e kishte pohuar
vazhdimisht se vitin e kaluar kishte
qenë një ndjekëse e rregullt e reality
show-t, dhe i komentonte vazhdimisht
banorët. Përsa i përket punës
së saj si operatore pranë Drejtorisë
së Shfrytëzimit të Ambienteve, në
Sektorin e kolaudimit të makinave,
Kush do ta lërë këtë javë shtëpinë
Padyshim është një nga kuriozitet i ndjekësve të “Big Brother”. Momenti i
eliminimit shoqërohet me keqardhje për banorin që del, i cili natyrisht bëhet
familjar për të gjithë, por ndërkohë paralajmëron, që loja do të bëhet akoma
edhe më e fortë. Të nominuarat e javës janë Erjola dhe Zhuljeta dhe sipas
votimit në forum, (e theksojmë ai nuk është zyrtar dhe nuk merret për bazë),
Erjola do të jetë banorja e parë që do të lërë shtëpinë e “Big Brother”, duke i
krijuar mundësinë Zhuljetës që të vazhdojë lojën. Madje për shumë fansa kjo
dalje e saj do të ishte një gjë pozitive, pasi ajo do ketë mundësi të jetë pranë
vajzës së saj të vogël, e cila ka shumë nevojë për prezencën e mamasë. Votimi i
fansave është 67% për Erjolën dhe 32% për Zhuljetën.
thuhet se nuk i kërkohet orar. Por
askush nuk do të flasë hapur për
Zhuljetën. Të gjitha të njohurat e saj,
që kanë pasur rastin të shoqërohen
me të sadopak, pohojnë se nga ajo
duhet pasur frikë, është e paparashikueshme
dhe nuk mund t’i zihet
besë kollaj.

n742962855_1292117_1744~0.jpg
zhuUUUUL^^.JPG
1~13.JPG

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 19 of 19
Page: 1

lena gjilan   [Jul 20, 2009 at 07:25 AM]
shum stil ki hiq mos ta nin ma e forta je shum e forttttttttttttttttttttttttttt shum tip i ron je
AMELA   [May 19, 2009 at 12:58 AM]
ZHULJETA JE KOT FARE Razz
Vajza_Shkodrane   [May 13, 2009 at 05:45 PM]
sa ngjason me Ciljeten woow
Jeton   [Apr 08, 2009 at 05:48 PM]
sigurishte baba i zhuljetes e ka mar rasatin te baba i ciljtes
leotrim   [Apr 02, 2009 at 08:25 AM]
zhuljeta ka qen per mua misi i big brotheritdhe e pershendes shum zhuljeten ne emrin tim personal dhe i them se e dua shum se eshte bukuroshe
kumanovari   [Mar 15, 2009 at 10:56 AM]
aii kjo nora_tetov kot fare ju tetovarkat jeni te semaforav ashtu edhe vet si e ceke mbajtu heheheh
arta   [Mar 10, 2009 at 11:24 PM]
Laughing .
zana   [Mar 09, 2009 at 08:05 PM]
ma e keqja je deri qetash ishalla te hekin lop vetem me aarjonin
5   [Mar 08, 2009 at 09:01 PM]
je shume e mire e te kan inat ato femrat brenda se jan si burra
nora_tetov   [Mar 08, 2009 at 08:26 PM]
je kot fare...je si ato te semaforat...je me te vertet zhuleeee!.jaaaaasht nga shpia..je teper aty!
sk-ks   [Mar 06, 2009 at 07:11 PM]
Zhuljeta nuk me pelqen fare eshte nje femer negative sa i perket pershtatshmeris me Arjonit eshte 0% por nje gje do tu kisha uruar te dyve per lojen qe po arrijn ta bejn( d.m.th. qe te dy nuk jan ashtu si po kan vene maskat se bashku edhe me disa persoat aty brenda qe nuk jan te shumt) nuk me pelqejn Zhuljetqa fare si femer.....I Hate It
hahaha   [Mar 06, 2009 at 06:44 PM]
valla bre qikjo tipka hallall i koft se shum artificale eshte a shum loj te fort po bon po le te harron qmimin se ka me te fort aty brenda ...j
oki   [Feb 28, 2009 at 11:48 PM]
hiq e mir e kisha mbyt edhe me arjoni hiq spo shkon her me arjonin e her me bjordin e kisha vra kurva mbrapsht
liza   [Feb 27, 2009 at 12:21 AM]
shum shtrigggggggg
gentaaaaa   [Feb 26, 2009 at 04:58 PM]
shum e bukur je zhuljeta
lida   [Feb 22, 2009 at 06:07 PM]
I lexova te gjithe komentin qe ishte shkruar me siper per xhulin,dhe ne shume shprehje nuk me pelqeu fare.kjo tregon xhelozine e tepert qe kane femrat per te .te njohesh xhuljeta dacin duhet te jetosh nje jete me te,dhe kte dite e nate,e jo pse qe njehre ne pab me te dhe mund te japesh nje koment rreth saj.Une them qe ajo eshte shume tip enigmatik dhe impulsive,eshte shume e vendosur per cka ben dhe jo sic shkruhet ktu qe eshte shume e lekundur pra e paqendrueshme.Une e mbeshtes per vendosmerine dhe qendrimin e figures ne lidhje me figuren e saj ne show.eshte nje femer e vecante,dhe sa i perketr ngjajshmerise me ciljeten ,nuk i ngjan xhuli por ajo ksaj sepse xhuli eshte me madhe.dhe sa per karakter nuk i afrohet ciljeta as dhe nje fije floku,sepsexhuli eshtre femer e vecante dhe qe mban lidhje te gjata e jo per nje seson sic ben kjo tjetra.Ju pershendes duke shpresuar qe do te njihni fytyren e vvertete te xhuljetes sic eshte ajo ne te vertete,e jo sic flitet per te!
valeria   [Feb 22, 2009 at 02:04 AM]
zhulieta je si shpirt dhe me arjonin shko shume mi Razz Razz Razz Laughing
ela   [Feb 22, 2009 at 01:26 AM]
shume e bukur simpatike elegante
anonimus   [Feb 22, 2009 at 01:03 AM]
xhulijeta esht shum e bukur dhe i ngjan shum ciljetesss mimoza arjoni adelajda bjordi aida lirita erjola xhuljeta ardian qetsori dritani agonii e te tjer te big brother te rejat nag ata do gjeni ktu foto video www.BigBrotherAlbania2009.SkyRock.Com

Comment 1 to 19 of 19
Page: 1