|
|
PASI NDAHET NGA ADELAJDA AGRONI I FEUARI I ADELES SEMURET DHE BRAKTIS PUNEN
|
KAVAJE- Ishte ora 21:00
dhe prindërit e Adelajdës
kishin rënë për të fjetur. Normalisht
në mentalitetin e qytetit
shumë pranë Durrësit,
trokitja në këtë orë ndihet e
vonuar, edhe për familjen
Xhamani. Aq më tepër tani,
kur ndiejnë në palcë se qyteti
i përfolur për patriarkalizëm,
po i përndjek. Derën e hapi i
ati i Adelajdës, ndërsa e ëma,
Sanija ia behu pas të shoqit
kur dëgjoi se ishim gazetarë.
“Qenke e bukur dhe Adelajda
ju ngjan ju”, iu drejtova si
për ta ndalur vrullin e saj
gati për të na plasur derën në
fytyrë. “Grazie!”, falënderoi
italisht dhe menjëherë zbuti
tonin e zërit. Derën nuk e
hapën plotësisht, ndërsa pas
tyre fshihej djali i tyre i vetëm,
rreth 12 vjeç, fëmija i tretë pas
vajzës së madhe të martuar,
dhe Adelajdës 22 vjeçe. Për
mëse një javë vajzën e tyre
simpatike pohuan se e ndjekin
rregullisht në kanalet
“Digitalb” të “Top Channel”,
dhe pothuaj nuk dalin nga
shtëpia. “Ju lutem mos shkruani
gjë për familjen tonë,
pasi futja e Adelajdës në “Big
Brother” na ka kushtuar
rëndë”, tha e ëma. Derën me
bojë të bardhë nuk e hapën
plotësisht, duke shpjeguar se
ishte një hyrje shumë e vogël,
në këtë lagje me pallate kryesisht
të vjetra dhe e kishin
pak problem. Natyrisht që
edhe ne e vumë re këtë
banesë, që më shumë se e
thjeshtë dukej e varfër, sidomos
pasi kishim parë si
fillim vilën e madhe dhe luksoze
të Agron Ljushkës, ishtë
fejuarit të saj. Sepse në fakt
u nisëm për të takuar Gonin,
26-vjeçarin nga Kavaja, i cili
edhe pse arriti të komunikojë
me Adelajdën të shtunën e
kaluar gjatë spektaklit në
“Top Channel”, që përkoi me
ditën e Shën Valentinit, sërish
nuk heq dorë nga vendimi
i tij për divorc. Këtu erdhëm
pasi kishim kaluar
nga një cep i qytetit në tjetrin
brenda pak minutave, atje ku
jetonte familja e njohur Lushkja,
në vilën e madhe me dritat
ndezur, në krahun e
djathtë të së cilës mezi dallohej
një tabelë “Autoshkolla
Lushkja”, dhe dy numra telefoni
më poshtë. Ndaluam
disa herë nëpër qytet derisa
arritëm te lagjja “Sharrë”
pranë Stacionit të Trenit, një
nga lagjet e vjetra të Kavajës.
I pari person, që takuam në
rrugët ku binte shumë shi
ishte një burrë rreth 65 vjeç, i
cili nuk pranoi të na e tregonte
emrin, por që sa i përmendëm
Gonin, nënqeshi.
“E njoh atë djalë, pasi kam
punuar me babain e tij. Janë
familje shumë e mirë dhe ajo
që u ka ndodhur është shumë
e rëndë”. Përse e rëndë, kaq
gabim të madh paska bërë
Adelajda, jemi në vitin 2009
apo jo?! “Eh, turp! Ka gabuar
rëndë, ka turpëruar atë familje
dhe Kavajën. Ne jemi besimtarë,
lutemi në xhami dhe
për ne kjo që ajo bëri, duke
hyrë në një emision të tillë,
është veprim i vajzave të
përdala”. Na tregoi rrugën
për ku mund të gjenim vilën
e Gonit, një nga pronat e
familjes së kamur Lushkja,
dhe na këshilloi më mirë të
mos shkonim, se do t’i
shqetësonim se boll të shqetësuar
ishin. Ngaqë ishte errësirë,
pyetëm një tjetër burrë
45 vjeç, i cili po fuste me nxitim
arkat me fruta e perime,
brenda dyqanit të tij. Burri me
pantallona mbi kyçin e këmbës,
me mjekër të bardhë na
tregoi se ishim pikërisht në
rrugën e shtëpisë së Gonit.
“Sot nuk e kam parë, por di
që është djalë i mirë. Unë nuk
mund të jap gjykim për veprimin
e ish të fejuarës së tij,
por ne jemi besimtarë dhe
unë si baba i katër vajzave
kurrë nuk do kisha lejuar
ndonjërën prej tyre të merrte
pjesë në “Big Brother”. Dimë
që Goni bashkë me të atin
Azemin, janë jashtë Kavaje,
ndërsa e ëma e tij, Zamira nuk
e ka përballuar dot zhurmën
e krijuar në qytet dhe nga turpi
ka vendosur të largohet për
ca kohë në Itali.
GONI SËMURET, MERR
RAPORT NË PUNË
Është e vërtetuar që
provincat të përndjekin e
natyrisht edhe Gonin. Pasi
trokitëm në portën e madhe
prej hekuri dhe askush s’u
përgjigj shkuam në Zjarrfikësen
e qytetit, ku Goni
punon si shofer. Sipas informacioneve
që kishim marrë,
Goni kishte turnin 24 orë
08:00 e ditës së mërkurë me
08:00 mëngjesit të së enjtes.
Por sipas bisedës me shefin e
Zjarrëfikësve, ai kishte njoftuar
se ishte sëmurë dhe nuk
vinte dot në punë. Ne kaluam
rreth orës 22:00, pasi atë
natë duhet të ishte në punë.
“Nuk ka ardhur sot dhe nuk
dimë kur kthehet, pasi na ka
njoftuar se është i sëmurë”,
tha njëri nga kolegët e tij.
Disa djem bashkëmoshatarë
të tij dhe që e njihnin shumë
mirë, na pohuan se thashethemet
në Kavajë për ndarjen e
çiftit kishin filluar më herët.
Thuhej se edhe pse dy të rinjtë
kishin rënë në dashuri,
dhe ishin prej 5 vitesh bashkë,
kishin filluar mosmarrëveshjet
për shkak se Agroni
djali ezmer, pinte alkool,
dhe luante bixhoz.
Mamaja e Adelajdës: “I
plotësuam dëshirën vajzës,
por ne dhe Zoti e dimë sa po
vuajmë “
“Të jesh nga Kavaja dhe
të hysh në “Big Brother” është
njësoj si të shkelje Kanunin
e Lekë Dukagjinit në kohën
e vet”, tha mami i Adelajdës
shumë e shqetësuar. “ Ne
do flasim vetëm kur të dalë
Adelajda nga shtëpia. Përsa
i përket Agronit, “kur të dalë
ajo nga “Big Brother” do vendosin
vetë për jetën e tyre”.
Di të them vetëm se Kavaja
është një qytet fanatik. Ne
vërtet i plotësuam vajzës një
dëshirë që kishte, por tani ne
dhe Zoti e dimë se sa po e
vuajmë pasojat.Nuk dalim do
të rrugë, se na tregojnë njerëzit
me gisht, opinioni po na
vret”, shtoi i ati. “Jemi një
familje, që kurrë nuk jemi përfolur
për asgjë, jetojmë në këtë
shtëpi të vogël një dhomë e
kuzhinë dhe jemi në punën
tonë. Por Kavaja është një
qytet fanatik e Adelajda ka
thyer një tabu”.
Babai i Gonit:”Im bir është
keq, verdiktin për Adelajdën
e merr vetëm ai”
Por shumë i acaruar ka
qenë babai i Agronit, i cili
pyetjes sonë në telefon se jemi
këtu para shtëpisë suaj dhe
nëse mund të dilni të na takoni
iu përgjigj i acaruar: “Shkoni
andej nga keni ardhur,
dhe na lini të qetë. Agroni ka
një baba dhe vetëm kur ta lejoj
unë do flasë. E keni shqetësuar
shumë me këto telefonata,
djali nuk është mirë, lëreni
të qetë. Nuk jemi në shtëpi,
sot ndodhemi në Fier. Ne
kemi 3-4 vila dhe shtëpinë e
Kavajës e kemi vetëm si hotel”.
Domethënë nuk keni
punë me Adelaidën? “Adelaida
bëri atë që bëri, ne
s’kemi punë me të, megjithatë
verdiktin përfundimtar
do e japë vetëm djali”, tha
Azemi. Dhe në fakt shumë
menduan se ky ishte një truk
i Adelajdës dhe Agronit, për
të lënë impakt në publik. Por
nëse ata do vazhdojnë të jenë
çift, këtë do ta tregojë koha
përderisa Agroni nuk pranon
të flasë. Deri tani për
banorët e Kavajës, që ndërtesat
më të shenjta të qytetit
kanë tre xhamitë ku falen,
Adelajda ka bërë mëkat, ka
shkuar kundër rrymës, ka
ikur nga burri. Ndërkohë pohimi
i Adelajdës brenda në
“Big Brother”, se nuk e hante
mishin e derrit si të gjithë besimtarët
myslimanë, nuk dihet
nëse do i ngrejë apo do i
ulë pikë në sytë e publikut.
|
|
| |