Flag this image

PoooLi BBA1 & e dashuuuuR'a e tij Mimooozzz"A ne BBA2. nggA L.&B

Duket si një skenar perfekt,
por në fakt gjithçka ka
qenë një rastësi. Po flasim
për Polin, njërin nga
pjesëmarrësit e edicionit të
parë të programit “Bog
Brother”. Poli, djali që nuk
u shqua për shumë protagonizëm
për tre muaj që qëndroi
brenda në shtëpi, por
që gjithsesi u pëlqye shumë
në fakt na dhuroi shumë e
shumë supriza sapo doli që
andej. Si fillim mund të përmendim
lidhjen e me Inën
e cila nisi pak para se ai të
dilte ndërkohë që pas daljes
lidhja e tyre u survejua
më së miri nga aparatët e
paparacëve, duke realizuar
një shtesë perfekte spektakli.
Pas ndarjes së tyre
aventurat e Polit me femra
ishin pa fund. Një mundësi
e mirë për të bërë diçka
ndryshe por edhe për ta
risjellë në faqet tona rozë,
ishte trajnimi që ai mori falë
programit “Big Brother”, në
ishujt Kanarie. Historia me
Karmelën, vajzën superseksi
nga Hollanda të cilën
ai e njohu në atë ambient
përrallor, u rrëfye edhe në
gazetën tonë, duke zgjuar
kuriozitetin e të gjithë atyre
që e kishin pëlqyer dhe
votuar Polin. Por gjithçka
mbaroi në atë ambient,
duke lënë gjurmë me siguri
në kujtesën e dy të rinjve si
një eksperiencë që ia vlejti
të jetohej dhe kaq. Më pas
nuk kanë munguar lidhje
dhe histori të tjera kalimtare
të Polit me femra
mjaft seksi dhe nganjëherë
edhe të njohura. Por e reja
më e fundit që plotëson më
së miri atë skenar spektakli
post “Big Brother”, është
lidhja që ne të “Panorama
Plus” kemi zbuluar pak
javë më parë.
Si gjithmonë Poli mbetet
një nga frekuentuesit më
besnikë të jetës së natës
dhe pikërisht në ato klube,
ai është bërë “viktimë” e
aparatit të paparacit tonë.
Por kësaj here shoqëria e
Polit me një vajzë të gjatë
dhe mjaft simpatike, dukej
si diçka më e veçantë. Kur
e pyesnin miqtë se cila është
ajo vajzë fare e panjohur
në ambientet e klubeve të
Tiranës, ai mjaftohej vetëm
me përgjigjen: “Është nga
Kosova”. Ndërkohë kurioziteti
vazhdonte duke
dashur që të mësohej më
shumë nëse ajo është e njohur
në botën e artit atje apo
jo, ndërsa Poli përgjigjej:
“Nuk është e njohur por
shumë shpejt do të bëhet e
njohur”. Që nga ky moment
në filluam të mendojmë se
mbase vajza bukuroshe
mund të konkurronte në
“Big Brother 2”, gjë që u
vertetua sapo filloi ky spektakël
tashmë shumë popullor
për çdo shqiptar brenda
dhe jashtë vendit. Sipas
burimeve tona Poli është
njohur me Mimozën disa
muaj më parë kur ai shkonte
në Kosovë si i ftuar nga
shumë fansa të tij. Menjëherë
e kishte tërhequr
pamja e Mimozës dhe ai
kishte bërë çmos që të njihej
me të. Natyrisht fakti se
ai tashmë ishte i njohur dhe
i pëlqyer, por edhe pamja e
një djali mjaft tërheqës, ia
ka bërë rrugën më të lëhtë
drejt Mozës. Më pas vajza,
mbase për Polin por edhe
për përgatitjet që duhej të
bënte për të hyrë në “Big
Brother’, është parë shpesh
nëpër Tiranë dhe gati gjithmonë
në shoqërinë e Polit.
Ata binin menjëherë në sy
në rrugët e ish-bllokut si një
Mimoza Krasniqi, rastësia që e
çoi në “Big Brother”
Është interesante mënyra se si Mimoza nga Gjakova u
bë pjesë e “Big Brother”. Në fakt Moza nuk e kishte në
planet e saj të futej në “Big Brother” edhe pse Poli mund
t’ia kishte shpjeguar me detaje se ajo ishte një eksperiencë
interesante. Mesa duket për vajzën, ndarja me Polin
për një kohë të gjatë nuk ishte një ide e mirë. Mirëpo
si u ndodh Moza në ambientet e “Top Channel”? Në fakt
ajo kishte shkuar atje për të shoqëruar të motrën, e cila
kishte aplikuar për të marrë pjesë në program, por organizatorët
sapo kanë parë Mozën, kanë bërë të pamundurën
që ta kishin atë brenda asaj shtëpie. Natyrisht më
pas Moza ka pranuar duke përsëritur kështu të njëjtën
eksperiencë si i dashuri i saj, Poli.
çift i gjatë dhe shumë simpatik
dhe mbi të gjitha për
faktin se gjithnjë ecnin të
kapur dorë për dore. Thuhet
se Poli kësaj radhe e ka
marrë lidhjen seriozisht
pasi e pëlqen shumë Mozën
jo vetëm për pamjen por
edhe për inteligjencën e saj
pavarësisht se ajo është 19
vjeç, madje dhe më e vogla
ndër konkurentët e “Big
Brother”.
Megjithatë ajo ka pasur
një “profesor” shumë të
mirë, Polin i cili e ka kaluar
tashmë provën e kamerave
brenda shtëpisë, di si funksionon
loja dhe me siguri e
ka instruktuar mirë vajzën
e cila ndër të tjera ka edhe
vështirësinë se është nga
një vend tjetër, me një
mentalitet të ndryshëm pavarsisht
se flet të njëjtën
gjuhë me ne. Miqtë e Polit
tregojnë se ai është bërë një
ndjekës i kujdesshëm i
“Big Brother”, natyrisht
sepse aty është Moza, por
edhe për nostalgji padyshim.
Ka të ngjarë që organizatorët
e “Big Brother”
nuk do të lënë pa e shfrytëzuar
faktin që Moza dhe
Poli janë të dashuruar,
mbase për të sajuar ndonjë
surprizë për Mozën, pasi të
dy ata tashmë janë krijesa
të këtij programi dhe janë
bërë të njohur falë “Big
Brother”. Por shpresojmë
që futja e Mozës në “Big
Brother” të mos e prishë
rrjedhën e ngjarjeve pasi
edhe nga eksperiencat
botërore të këtyre programeve,
por edhe në atë të
parin tonin, ka pasur ndarje
nga të dashurit për t’u
lidhur me dikë që është aty
brenda. Pjesëmarrësit e
vjetshëm të pyetur për këtë
fenomen shpreheshin: “Ne
na dukej sikur kishim lindur
në “Big Brother” dhe do
të vdisnim aty”. Që javën e
parë duket vëmendja e
djemve ndaj Mozës, për
pamjen e saj, por edhe për
moshën e re si dhe diçka
mistike që ajo mbart. Dhe
në fakt gjithçka mund të ngjasë.
Nëse po të përmbushet
kjo profeci e jona, natyrisht
që në “Big Brother” do
të kishte një spektakël të
garantuar, ndërkohë që Poli
mund të pësonte zhgënjim.
Le të shohim se çfarë rrjedhe
do të marrin ngjarjet.

mozz_A_^poooL.jpg
poooL____mozzz_A.JPG
aaaGonn.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 20 of 28
Page: 1 - 2

remi   [Mar 29, 2009 at 01:02 PM]
kush more nuk shkon valla shum bile veq moza pak ma e mir po ok ajo prap e din ma mir .. moza esht si rrush
linda   [Mar 17, 2009 at 02:12 AM]
po jo more ku shkon kjo me polin kjo eshte shume e thjesht edhe e trullafthaha
mimoza   [Mar 08, 2009 at 10:29 PM]
qfarti bre a e keni pa moza po e don polin vet ka tregu poli bijordi spo shkon mo mas mozen edhe moza spo e fermat hiq oke qaoooo moza je me e mir
Ritaa   [Feb 26, 2009 at 04:33 AM]
Kuku hiq bre nuk po pershtati ncncncn Poli shum i keq xe Moza osht ma e mirr Embarrassed Laughing
Made in Kosova   [Feb 26, 2009 at 04:07 AM]
Edhe pse ndoshta Mimoza e pelqen Polin me shum pershtaten si çifft me Bjordin mu me pelqejn te dy dhe shpresoj qe do te kete diqka me shum ne mes tyre ...Ju uroj fat te dyve qe te qendrojn sa me gjate ne shtepi....Goooo!!!!!!!!!!
Anon   [Feb 20, 2009 at 09:30 PM]
more a nuk po e shifeni ne foto a kjo paska dashnor atehere qka po ben ajo mbranda shtepise se BB shume e keqe
gaga   [Feb 18, 2009 at 10:04 PM]
kur ka then moza se "kam pasur dashnor biseks"mos e ka masur fjalen per polin,edhe kjo nuk eshte e vertert
Arjona   [Feb 17, 2009 at 06:35 AM]
nuk osht aspak e vertet kjo me polin vetem ikan dal ne foto si adhurues se sen nuk kan vetem jav kan ngjit palidhje Moza Bjordi si loqka jeni ma te mrat kiss e kinii
anonim   [Feb 17, 2009 at 04:26 AM]
nuk edhet e vertethiq qemimoza dhe poli jonbashk kjomunet me kanj naj montazh Wink
Pejoonkaa   [Feb 17, 2009 at 04:21 AM]
qeto 2 foto ku jon bashk poli edhe mimoza mendoj qe jon montazhhh..qe din mi bo edhe ma amatoret e jo masandena huahuah... Laughing ishalla haha-4-- + mimoza teper e bukur pa pa tru hiq,a rrihet toon diten para pasqyres-4-- bash kisha dasht me dit a din me fol nai tem tjeter perveq grimit edhe pozave hauhau-4-.Ishalla ndosh ndoni send mes Mimozes edhe Arjonittt(L)(L)(L)(L)(L)(L).......
lena   [Feb 17, 2009 at 03:59 AM]
jo bre shpresoj te mos jet e vertet lidhja polit dhe mozes se bash nuk pershtaten... moza je yll fare.....
artoni   [Feb 17, 2009 at 03:08 AM]
mos tuj vjen inati se shum e fort osht moza ma e mir se ina edhe ju te shqipris bollni mo se po plasni ok tung moza klm ne big brother
liza   [Feb 17, 2009 at 01:59 AM]
ncnccn nese osht pernime..:@ Mad pihaaa ma palidhje ska ku shkon breh po gjynah edhe bjrordi.. se ashiqare pe don i ngrati.. : Rolling Eyes -( Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
genta   [Feb 17, 2009 at 01:46 AM]
ncncnc qfare njeri te koka mimoza se di valla njerz qka po thuni ju amoi kta e ka shti i dashuri i vet poli ne bb se kurr skihs mujt me hi edhe tana kjo nuk ka kallxu qe ka te dashur po pritke veq sa me kalu niher kohen me arjonin me kcy me ta menxi pritke me kcy me ta e tash po del se kjo te koka qeshtu ncncnc sa here kur arjoni i thojke a po kcen me mu kjo i thojke jo po apet ja dhake doren se dihet ma qka jane gjakovarkat ncncnc Idea Mad Mad Mad Mad
lira   [Feb 17, 2009 at 01:25 AM]
une i besoj fjaleve te mozes kur tha qe nuk ka te dashur dhe nuk ka pasur dhe sa per fotot mendoj se jane thjesht shoke sepse ato po te ishin te dashur nuk do te putheshin ose te kercenin ne ndonje menyre provokuese dhe sa per dijeni moza pelqen djemte serioz dhe jo trapa si ky poli te them te verteten nuk e besoj fare lidjen e tyre me duket absurde. dhe mund te jete kunata e polit pra poli i dashuri i motresse mozes. o zot e pate sa bukur kercyen dje bjordi me mozen ozot sa u lumturova
Egzona   [Feb 16, 2009 at 11:11 PM]
Mimozaa je si loqkk, veq se marun pa gjum tu nejt deri en mengjes tu ju kqyr... Po e pres diten kur te bashkohesh me bjordin(ishalla ndodh sa ma shpejt) se edhe aj bash loqkan oshtt...
beshaa   [Feb 16, 2009 at 10:04 PM]
sesht e vertett qee jan te dashuruarr Embarrassed
Pejonii   [Feb 16, 2009 at 08:12 AM]
mimoza per ty ri derin ne ora 5 te mengjesitt te shikoii je shum shum e mir.ndoshta edhe munde te ket diqka me polinn po jeta e sajj eshte...mimoza.adelajda.jenii ma te miratt jo si atoo budalllaqet tjeraaa..ju duu shum mimoza edhe adelajda
nnn   [Feb 16, 2009 at 05:42 AM]
pse e shani mimozen vetem se esht me e matur se femrat tona te shqipris,ajo per momentin nuk po e tepron sic po e teprojn tjerat ne BB,me sagllam po duken adela bika dhe mimoza,nuk ben provokime e s'flet gjepura se vajzat kosovare jane me te matura sesa tona qe jane te hedhura te cilat kane lajthitur fare e per sa i perket qe gjoja poli e ka fut mozen ne BB e gjithe BB esht loje,para,skandale ,SE ju mbyti xhelozia o shqiptare por shikoni pak vetene nisuni nga vetja oreee se lam nam fare...
eeeeeeeeeeeeeee   [Feb 16, 2009 at 04:49 AM]
eshte shume e vertete, une e kam dit qe perpara se kjo te futej ne BB dhe atje me mik ka hy, prej ketij trapit, qe pranon qe e dashura te bej nje loje kaq te ndyre sa kjo qe po ben mimoza ne nje moshe kaq te re, ajo nuk eshte ne BB prej aftesive, por prej mikut, as audicion nuk ka bere kjo, per te hyre dhe plus kesaj, edhe aty brenda personi qe flet ne dhomen e rrefimit, eshte vajza e tezes e polit, motra e rozanes, andeta, keshtuqe, prandaj eshte brenda kjo se per nivel e per tru, po e shihni dhe vete besoj se sa ka, pervecse te shifet ne pasqyre nuk di me bo gjo tjeter, ka rene ne dashuri me veten me sa duket.

Comment 1 to 20 of 28
Page: 1 - 2