Flag this image

aaaiDa'a nggA L.&.B

Kur u prezantua për herë të parë
si një nga konkurrentet e “Big
Brother”, me flokët bionde dhe
veshjen moderne, shumë prej nesh
mund të mendonim, se Aida do të
ishte ajo vajza tipike që ka feminilitet
me shumicë dhe mbi të gjitha
një vajzë me të cilën djemtë nuk do
të kishin vështirësi për ta bërë mike
apo edhe diçka më shumë. Por
kanë mjaftuar kaq pak ditë brenda
shtëpisë më të famshme në Shqipëri,
për të kuptuar se impresioni
i parë ka qenë komplet i gabuar.
Tani që kemi mundur të kontaktojmë
me miqtë më të mirë të Aidës,
në fakt kemi arritur të kuptojmë
shumë detaje nga jeta e saj. Në
shumë forume ku fansat kanë filluar
diskutimet e nxehta për banorët
që pëlqejnë dhe për ata që nuk
i pëlqejnë, kemi lexuar se shumë
prej tyre kanë paragjykuar Aidën
për faktin se ajo jeton vetëm. Në fakt
ne mësuam se të jetuarit vetëm nuk
ka qenë një zgjedhje për Aidën por
thjesht një fat i saj i hidhur. Aidës
i kanë vdekur të dy prindërit dhe
mbasi motra e madhe ka vendosur
të jetojë në Itali, ajo ka mbetur
vetëm në shtëpinë e prindërve të
saj. E gjendur në këtë situatë, Aidës
i është dashur të rritet më shpejt
pasi tashmë për çdo vendim që do
të merrte, duhej të ishte sa më e
përgjegjshme. Prandaj dhe imazhi
i vajzës së fortë dhe aspak delikate,
është në fakt natyra e vërtetë e Aidës.
Njëri nga miqtë e saj prej dhjetë
vitesh, tregon se Aida është një
vajzë shumë inteligjente, shumë e
zonja, ka një punë shumë të mirë
dhe vazhdon edhe shkollën. I
pëlqen ta jetojë jetën në të gjitha dimensionet
e saj, por shpesh
shfaq edhe shenja rebelizmi për
gjërat e shtirura, duke e bërë
natyrën e saj akoma më të veçantë.
Madje ai tregon se krahas pasionit
për librat dhe kuzhinën, Aida ka
dhe një zë shumë të mirë për të kënduar,
një cilësi që ajo akoma nuk e
ka shfaqur brenda shtëpisë së “Big
Brother”. Miqtë tregojnë se shoqëria
me Aidën është me të vërtetë
një privilegj pasi ajo është në
gjithçka shumë speciale. Pikërisht
falë kësaj natyre ajo ka mundur të
jetojë me njerkën dhe babain e saj
për disa vite, dhe nga kjo martesë,
tani ajo ka edhe një vëlla nga babai.
Ndërkohë nga burime të tjera,
por së fundi edhe nga rrëfimet e
vetë Aidës, mësojmë se ajo ka patur
një lidhje 7-vjeçare me një djalë
i cili prej katër vitesh ndodhet në
Amerikë. “Ai është një djalë shumë
i mirë dhe me Aidën kishte marrëdhënie
të mrekullueshme, por
mesa duket largësia e ka bërë të pamundur
lidhjen e tyre”, – tregon
një nga mikeshat e Aidës. Ajo ka
provuar të jetojë jashtë, më saktë
në Itali aty ku jeton prej disa vitesh
e motra, por ajo e ka të pamundur
që të rrijë gjatë larg Shqipërisë pasi
tregon se i pëlqen më shumë Tirana
dhe jeta këtu mes miqve dhe ambientit
shumë të njohur dhe familjar
për të. Duke parë natyrën e
veçantë të saj, miqtë e kanë nxitur
që të merrte pjesë në “Big Brother”
por të pyetur nëse ka gjasa që ajo
të lidhet me ndonjërin prej djemve
aty, ata e përjashtojnë kategorikisht
si mundësi duke njohur tipin e saj,
por duke parë edhe alternativat aty
brenda, që u duken të papërshtatshme
për miken e tyre. Duke u kthyer
tek histori disa vjeçare e lidhjes
së saj, mësuam edhe një fakt shumë
interesant. Aida me Endrit
Mashën, edhe pse nuk janë më të
dashur, kanë mbetur shumë miq
me njëri-tjetrin. Madje, gjëja që na
ka çuditur më shumë është se ai ka
krijuar një fan club për Aidën,
duke e ndihmuar që ajo të ketë sa
më shumë fansa dhe natyrisht sa
më shumë vota. Me të vërtetë diçka
shumë speciale të cilën me siguri
kur ta mësojë Aida, ka për ta vlerësuar
shumë. Gjithsesi, jemi akoma
shpejt për të parashikuar se çfarë
të rejash do të na sjellë vajza bionde
brenda asaj shtëpie.

aida_sexyy.jpg
aidDa____coooL.jpg
aiiida_me_te_dashurinn.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 8 of 8
Page: 1

killer   [Jan 31, 2010 at 09:38 AM]
valla iki cicat kisha pas deshir meti shiju a
Rrebel.Ka   [Apr 08, 2009 at 12:16 AM]
Aidaaa je 1 atyy TuTjee me e miraa ieee Very Happy Very Happy
sonjamina   [Mar 17, 2009 at 12:46 AM]
o aida mos u kap me adelajden oj goc seke me dal me gisht ne goje ,adelajda eshte nje nga vajzat me te mira dhe ty ta ben topin kur ta doje ajo,nuk po ekupton qe ajoo di te te perdori ,pse do thuahs?! ka inteligjent eshte goc e zgjuar o aida mos na perdore trurin tend dhe na ben sikur merr vesh nga jeta,,je je femer ordnere do qe te ti them dhe dashnoret e tu maskarenj? mos ndoshta ke mesuar pak prej tyre? keni nxjerre njerez ne rruge te madhe..por do vij ita qe do dalesh dhe ti o kare femer...
melissa metal   [Mar 17, 2009 at 12:10 AM]
aid mos e caj koken je njesh111111111 ich liebe fyhr sie
sonjamina   [Mar 16, 2009 at 01:55 AM]
je karakurva me ordinere qe ekziston....me plqeje ne fillim por je duke perdore strategji qe ka per te dale nga balli .je shume e shkelyer
bana   [Mar 01, 2009 at 02:26 AM]
je si shpirt aid je me e mira te uroj fat
Taka   [Feb 27, 2009 at 11:08 PM]
je shum e mir te adhuroj shum je ma e mira
bardhi   [Feb 15, 2009 at 06:49 PM]
tung ma e forta koke vetem vazhdo

Comment 1 to 8 of 8
Page: 1