Click to view full size image

Flag this image

bjooooordD' theee beeeesT. nggA lonnnuushh'Ja & bienndD'aa

Është i bukur e ndryshe
nga të tjerët. Ka lindur më 11
mars 1988, 1.75 m i gjatë dhe
ëndërron të bëhet aktor në
Shqipëri. Ende i pazbuluar
në rrëfimet e veta në javën e
parë të ‘reality show’ “Big
Brother 2” në “Top Channel”,
ai ka shfaqur më shumë
kuriozitet pasi vjen nga jashtë
dhe drejton një firmë
ndërtimi në Itali. Nëse doni
të dini më shumë se kush është
Bjordi; biznesi, dashuria,
dhe pasionet e tjera të tij,
gjithçka e tregon për “Panorama
Plus”, miku i tij më i
ngushtë, 23-vjeçari me
origjinë nga Tropoja, Jetmir
Pjetërnikaj.
Jetmir, ju jeni miku më i
ngushtë i Bjordit në Itali. Si
jeni njohur?
E kam njohur në lokale
nate, kur unë punoja në diskoteka
si balerin. Edhe Bjordi
u fut në grupin tim të kërcimit
dhe bashkë kemi kërcyer
në diskotekat më të mira
dhe të mëdha të Italisë. Po
ashtu kemi punuar dhe në
Radio 104 të Leços, në vitin
2006-2007. Kemi pasur një
program të orëve të vona, që
e drejtonim ne, ku prezantonin
albumet e reja që hidheshin
në tregun muzikor
italian. Ishte një emision me
kërkesa muzikore e dedikime
këngësh. Tashmë drejtojmë
bizneset tona, ai një firmë
ndërtimi dhe unë një firmë,
që merret me shitblerje veprash
arti.
Sa herë kishte qenë Bjordi
në Shqipëri më parë?
Para “Big Brother” Bjordi
ka qenë në Shqipëri dy herë,
një herë kur ishte 6 vjeç dhe
hera e dytë në 2006 bashkë
me mua. E solla unë pasi ai
nuk donte të vinte për arsyen
se nuk njihte askënd, dhe për
hatrin tim erdhi. Që atëherë i
hyri në zemër Shqipëria.
E kujt ishte ideja për të
hyrë në “Big Brother”?
Ideja ishte e imja, që ne të
merrnim pjesë të dy në këtë
“reality show”. Arsyeja pasi
bashkë kemi eksperienca
nga më të ndryshmet dhe
menduam, që të dy së bashku
do tërhiqnim vëmendjen
duke krijuar një grup simpatik
brenda “Big Brother”, dhe
duke u mbrojtur nga njerëzit
e paaftë.
Ku e bazonit këtë besim?
Si unë, ashtu dhe Bjordi
kemi njohuri nga shumë
fusha, dhe kemi pasur çfarë
të tregonim. Them se të dy do
kishim mbetur të paharrueshëm
në historinë e “Big
Brother Albania 2”.
Mund të na tregoni më
shumë rreth biznesit të tij
atje?
Është pronar firme ndërtimi,
me pesë punëtorë. Ndërton
shtëpi, vila kryesisht jo
vetëm në Lece, Leço, por firma
e tij ndërton në të gjithë
Italinë.
E habitshme për një 20
vjeçar të ketë arritur kaq
shumë. Mbështetjen e kujt
ka?
Jo, e ka nisur vetë, gjithçka
nga zero, aftësia është e tij
duke studiuar e punuar, dhe
me mbështetjen e familjes.
Eshtë i pasur Bjordi?
Këtë nuk mund ta them
unë se janë gjëra private, por
për moshën që ka është
shumë përpara.
Thuhet se ka një mama
shumë të zonjën. Kush janë
pjesëtarët e tjerë të familjes?
Familja e tij përbëhet nga
motra Skerda, që punon në
një zyrë avokatie, nëna Antoneta
biznesmene, dhe nipi
i vogël. Babain nuk e njef dhe
nuk do të flasë fare për të.
Shokët e tij janë shqiptarë
apo ialianë, dhe çfarë kategorie
janë?
Unë jam i vetmi shok i tij
nga Shqipëria. Shokët që e
rrethojnë janë biznesmenë,
dhe janë të gjithë italianë.
Me shqiptarë s’ka pasur
kontakte fare.
Dëshira e Bjordit është
të bëhet aktor. Ka diçka
konkrete në këtë pasion të
tij?
Po e vërtetë. Dëshira e tij
është të bëhet aktor në Shqipëri.
Para se ai të hynte në
“Big Brother”, ne kishim
marrë oferta nga shkolla e
kinematografisë në Milano,
“Lo ied”, për të qenë protagoniste
në katër filma me
metrazh të shkurtër. Unë
tani që humba mundësinë
për t’u futur në “Big broth-
er”, i pranova këto oferta,
ndërsa Bjordi i refuzoi.
Po për lidhjet e tij të
dashurisë, a mund të na thoni
diçka?
E vërteta është që ka pasur
shumë lidhje, por jo
shumë të gjata. Mund të
them se si djalë i ëmbël që
është, ka pasur shumë
kërkesa dhe nuk u ka rezistuar
ofertave.
A mund të dimë se kush
kanë qenë të dashurat e tij?
Po ai ka pasë shumë histori
dhe është shumë i
kërkuar nga femrat këtu. Por
nuk i pëlqen të ekspozohet
me ndonjërën, kështu që mos
më kërkoni që të zbuloj ndonjë
nga ish të dashurat e tij.
Cila ka qenë lidhja e tij e
fundit?
Ka qenë një vajzë italiane
që jetonte në Londër, por që
ai nuk ka dëshirë ta bëjë publike.
Duket i butë, i qeshur.
Çfarë fshihet pas kësaj
aparence?
Është tip shumë i shkathët
dhe i qeshuri i shoqërisë.
Brishtësia e tij binte në
sy. Ai vetë e ka menduar
këtë se mos ndoshta
paragjykohej?
Ai është i drejtë dhe nuk i
njeh paragjykimet, e nuk e
ka idenë se si është Shqipëria.
Ti e njeh më nga afër. Si
mund ta përshkruash?
Bjordi është i ëmbël, i
edukuar, i pëlqen jeta e natës.
Kujtoni ndonjë çmenduri
të tij me vajzat?
Por një nga më të mëdhatë
e ka bërë për një gocë nga Danimarka.
Ajo i pati thënë që do
të vinte në Firenze me shkollën
e saj. Bjordi ka marrë
makinën me dy shokë dhe ka
shkuar ta kërkojë në të gjitha
hotelet, diskotekat, pub-et,
restorantet e sallat e lojrave në
Firence. E gjeti pas dy ditësh
kërkime në një diskotekë dhe
kaloi një fundjavë me të.

aiiida_me_te_dashurinn.jpg
n742962855_1292136_6528~0.jpg
XhuuuLi.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 5 of 5
Page: 1

ChiCka   [Feb 16, 2009 at 10:53 PM]
ehjj BjoorD je me ii miri jo vetem ne Big Brother por ne te gjithe Boten..LuuV Yaa Very Happy
tringa   [Feb 16, 2009 at 10:13 PM]
je me i miri nga te gith te duam bukurosh heheh
leta   [Feb 16, 2009 at 07:26 PM]
hoi bjordi je xhan fare ore je me i miri embelsir je aty ,,,e qeshura jote esht .shum e bukur .you are number one?!
vjola   [Feb 16, 2009 at 02:25 AM]
bjordi eshte me i miri aty brenda, i shkathet , i bukur, i mire.ka te gjitha cilesite per te fituar.
lugina   [Feb 15, 2009 at 08:35 AM]
hallo man du bist der beste bis jetzt mach nnur weiter so ?!!!!!!¨alles gute

Comment 1 to 5 of 5
Page: 1