Flag this image

PER ATA QE SKAN BESU QE ADELINES I ESHT PFRU NJE KONTRAT PER TU BER KENGTARE ZVICERIANE LEXOJENI ARTIKULLIN DHE VERETOHUNI By Gentii

Adelina Ismaili: Do të pozoja nudo për bamirësi

Elegante dhe me mjaft klass. E veshur me të zeza, me një beretë në kokë po të zezë dhe një këmishë të bardhë që thyen gjithçka. Një tualet i lehtë dhe një buzëqeshje që rrezaton pas kaq kohësh qetësi. Në fakt, ajo e ka gjetur paqen me veten e saj. Ka lënë pas një vit që i ka sjellë jo pak suksese dhe ka arritur një 'ëndërr të paëndërruar' kurrë. Adelina Ismajli, këngëtarja e mrekullueshme nga Kosova, që prej këtij janari është një këngëtare zvicerane, ku ajo ka nënshkruar një kontratë mjaft të lakmueshme me ture të ndryshme nëpër Evropë. E kemi takuar atë në hotelin ku ishte akomoduar për pak ditë në Tiranë. Një vizitë e shkurtër për të takuar miq të saj në kryeqytetin shqiptar, ku ajo ka marrë jo pak sadisfaksione. Mjaft e sigurt në çdo gjë që thotë, ajo ka hedhur poshtë gjithë zërat që e përfshijnë në historira të pavërteta. Nuk ka turp të tregojë numrin e të dashurve të saj, ndjesinë e neveritshme që ka marrë në puthjen e parë, persekutimet dhe kërcënimet që i janë bërë në Kosovë nga njerëz të ndryshëm, si edhe nga Ceca, apo edhe për abuzimet e fundit në një të përmuajshme shqiptare ku e kanë “vendosur” në krahët e një mashkulli... apo edhe “miqësinë” e papasur kurrë me Çiljeta Xhilagën, të cilën e konsideron një “lodër seksi”. Nuk e mohon se një ditë do të pozojë nudo, siç bëjnë VIP-at botërorë, e këtë do ta bënte vetëm për bamirësi... Të gjitha këto, në këtë rrëfim ekskluziv për “Bulevardi VIP”. Ju që fëmijë keni përfaqësuar Kosovën në kompeticione të rëndësishme të muzikës nëpër Evropë.


Si e kujton sot atë kohë Adelina?

Koha më e bukur e jetës sime, koha e festivaleve, koha e dëshmimit tim... Festivale të panumërta, paraqitja ime në ...“Akordet e Kosovës”, më i famshmi në atë kohë në Kosovë, tri paraqitje: tri herë vend të parë. Isha e prirur të merrja vetëm vende të para, 2 herë në Sarajevë përfaqësoja Kosovën, 2 herë në Novisad, ku më ndryshuan këngën një natë para shfaqjes dhe unë kam ndenjur gjithë natën për ta mësuar dhe mora çmimin e parë sërish, sepse mora duartrokitjet e fëmijëve dhe ata nuk dinë politikë. Në atë kohë kam qenë 11 vjeç. Kam përfaqësuar Kosovën në shumë festivale në Çekosllovaki, Poloni, Hungari, sepse në atë kohë mbështeteshim nga një organizatë amerikane “Fëmiu i Paqes”. Këto festivale dhe pjesëmarrja jonë vazhdoi deri sa plasi lufta në Kroaci dhe aty është ndërprerë pasioni im për të marrë çmimet e para, sigurisht pa dëshirën time. Në atë kohë numërohen këngë të panumërta, festivale, emisioni im në Radio Prishtina, ku unë isha moderatore.


Mes gjithë këtyre festivaleve dhe çmimeve të para që keni marrë, na tregoni ndonjë detaj të veçantë prej tyre?

Po, sigurisht që do të veçoja pjesëmarrjen time në Çekosllovaki. Performova një operetë të Ave Maria për fëmijë. Atë kohë ishte eveniment që të bëhej në mbyllje të një turneu të gjatë. Atë natë në podium ka qenë edhe kryeministri i Çekosllovakisë, Václav Havel dhe unë kosovarja ua rrëmbeva çmimin e parë.


Po çfarë natyre keni qenë si fëmijë?

Unë isha një fëmijë i rritur në një kohë që ishim nën pushtim dhe kjo reflektohej dhe në paraqitjen time edhe në këngë. Në këtë kohë kur isha 14-15 vjeç, në vitin 1994 unë nxora videokasetën time të parë që përmbante 10 klipe me tema sociale e shoqërore. Deri më tani numërohen 12 albume.



Në moshën e adoleshencës njeriu nis edhe të krijojë njohjet e para dhe raportet me një partner. Kur e ka marrë puthjen e parë Adelina Ismajli?

Unë nuk mund të lavdërohem në këtë temë. Jam tek tipat klasik, që në moshë të shtyrë e kam përjetuar atë gjë. Të jem e sinqertë, ka qenë e neveritshme. Kam menduar që meshkujt t'i kaloj në maksimumet e tyre, por kur i kam njohur, kam kuptuar dhe jam pajtuar me nënën natyrë që, mashkulli është pjesa e kundërt e femrës. Jeta ime ishte skena, shkolla dhe shtëpia, kështu që unë nuk kisha një pasqyrë reale.


Në verën e vitit të kaluar ju u kthyet në Shqipëri me një koncert pas një tërheqjeje të konsiderueshme nga skena. Ju vetë, si e vlerësoni këtë rikthim?

Ka qenë një ndër koncertet e mia më të bukura në karrierën time; kam qenë e pritur me një respekt të jashtëzakonshëm. M'u mundësua teknikisht që të kem një show të vërtetë që i kalon suazat e një koncerti; me 10 performanca të ndryshme me balerinë të mrekullueshëm, një lokal yll, njerëz artdashës dhe gjithë kjo la mbresa fantastike tek unë. Unë ngela e kënaqur edhe pas koncertit, kishte mjaft publicitet dhe i falenderoj ata njerëz që ma mundësuan. Koncerti ishte në kuadër të promovimit të albumit tim të fundit në Shqipëri dhe ky mision u krye më së miri.


Ju keni shënuar jo pak suksese gjatë karrierës suaj në Shqipëri. Çfarë përbën për ju Shqipëria?

Shqipëria për mua ka paraqitur një katapultim drejt suksesit, secila paraqitje këtu më ka katapultuar drejt sukseseve më të mëdha. Nuk guxoj të mos përmend paraqitjen në një reality show një vit më parë, ku 90 për qind e artistëve shqiptarë do të donin të ishin aty, se e pashë me sytë e mi, kishte një konkurrencë për të marrë pjesë dhe isha zgjedhur unë dhe u duartrokita gjatë gjithë kohës. Menjëherë pas kësaj ka ardhur promovimi i albumit tim.


Këto kohë keni qenë shpesh në Zvicër dhe jo vetëm për punë..

Isha për pushime në Senz Moric në Zvicër, e vetme, e pashoqëruar e ku kalova shumë mirë dhe përjetova një ndjenjë fantastike, harrova fjalën stres, ishte një çlodhje fizike mentale. Kalova vërtet shumë mirë. Pastaj filloi puna menjëherë. Si pasojë e hedhjes në tregun zviceran të DVD-së së albumit tim në Zvicër, më erdhi një ofertë nga Labell zviceran, që të jem artiste që do të punoj në Zvicër, Francë dhe Itali dhe që prej 1 janarit unë jam një artiste zvicerane.


E kishit menduar ndonjëherë një kontratë të tillë, apo të ishe këngëtare e një shteti tjetër evropian?

Ishte më mirë sesa e kam menduar ndonjëherë në jetë. Ëndërr e pa ëndërruar kurrë, sepse asnjëherë nuk e kisha menduar të këndoja në Evropë, por një kontratë e tillë askush nuk kishte për ta refuzuar. Të jesh i mbrojtur juridikisht, askush nuk do ta refuzonte.


Ditët e fundit ju keni dalë në një të përmuajshme shqiptare përkrah një djaloshi, e shoqëruar nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Është e vërtetë ajo çfarë thuhej në të për djaloshin e ri?

Atëherë, unë isha e ftuar nga Bashkia e Ulqinit dhe pronari i një diskoteke të Ulqinit që të kisha koncertin tim në ndërrimin e mot-moteve. Ramë dakord që koncerti të kishte edhe mysafirë. Kërkova që koncerti të hapej nga ndonjë vajzë e nxehtë, kryesisht për pjesën mashkullore të publikut. Atje shkova me dajën dhe të afërmit e mi dhe çdo gjë ishte mrekulli. Madje e them pa drojë se ishte një ndër koncertet më të mira të karrierës sime, një shesh ku nuk shihej fundi i publikut. U ndjeva e kënaqur nga publiku, sepse sa hyra dhe dola nga koncerti më kanë pritur me ovacione të mëdha që s'i kisha marrë ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë. Festa vazhdoi në një disko. U futa në dhomën e zhveshjes, që vetëm guxon të quhet ashtu, sepse nuk ishte e tillë. Aty ishte Çiljeta me familjen e saj. Ishte hera e dytë në jetë që e shihja. Pronari i diskos kërkoi falje që ishte plot. Unë nuk jam e lirë të zhvishem në të para njerëzve që nuk i njoh. Aty ishte hera e parë që unë flisja me Çiljetën dhe natyrisht kur ke përpara një këngëtare që është edhe fansja jote, atëherë je në situatë ku njeriu duhet të ketë shumë kujdes që me asnjë gjest të mos e përçmojë performancën e saj. Çili paraqet një “sex toy” (lodër seksi). Nëna e saj më tha të bënim një foto dhe thashë, përse të mos luaj edhe unë pak me të. Por këto foto u keqinterpretuan në masën më të keqe të mundshme, megjithatë unë po bëja vetëm shaka. Pa dashur të përçmoj askënd, në një moment m'u duk vetja si Geti i “Tingullit 3”. Pika ime më e fortë mbetet morali dhe numri i dashnorëve të mi mund të numërohet në gjysmën e gishtave të një dore, prandaj dhe bëj shaka me këto gjëra dhe kam bërë gjithmonë. Pavarësisht se gjithmonë sulmohem, kjo është një fortesë e papushtetshme. Në mesin e familjes së Çilit ishte edhe një vajzë që nuk e di kush është, por unë e mora si motrën e Çiljetës, bëra foto me të se m'u prezantua si fanse, edhe me të fejuarin e saj. Normal që me fansa bëj foto dhe më duket e pandershme e kundërta. Pastaj ky tipi filloi të më dërdëllisë diçka për koncertet në Gjermani. Kuptova që ishte një nga ata matrapazët e vegjël që nuk bëjnë asgjë në jetë dhe me të kuptuar këtë, ia bëra me dije se unë kam një menaxher në Evropë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë fakt. Menjëherë kërkova të më lirohej zhveshtorja dhe ata të dilnin jashtë. Me të arritur në Shqipëri, shoh ca artikuj që normalisht do t'i neglizhoja, por të abuzojë dikush me foto duke u hequr si fansi im, nuk mund ta toleroj, jo më. Ka kohë të gjatë që i kam neglizhuar shkrimet e pavërteta për mua dhe identifikimet me njerëz të moraleve të dyshimta. Kjo neglizhencë e imja më ka kushtuar, dhe pse duhet neglizhuar normalisht për hir të së vërtetës. Si një artiste shumë e respektuar në Shqipëri, tani më duhet të tregoj që nuk bëj pjesë dhe nuk do të bëj kurrë pjesë në shtresën e atij lloj njerëzish, kushdo qofshin ata. Kam një jetë, që së bashku me familjen time na është dashur të luftojmë krimin në çdo lloj që paraqitet kriminaliteti dhe guxoj të lavdërohem që jam ndër femrat e pakta që nuk ka depërtuar asnjë lloj kriminaliteti apo krimineli tek unë. Kjo është parë e dëgjuar, pavarësisht se është neglizhuar nga media të caktuara. Vetëm ata që më njohin në Kosovë dhe njohin jetën time, e dinë çfarë kërcënimi paraqes unë për njerëz të ndyrë. Nuk dua ta quaj veten as Nënë Tereza, as mama Korleone, por ka diçka që publiku e ka gjetur tek unë dhe e do, në këtë kohë që më shumë shihet jeta private sesa ajo skenike. Nuk besoj që ai publik që vazhdon të më përkrahë tash e 23 vite karrierë, ndoshta Adelina Ismajlin nuk e sheh si një seks-simbol, por si një vajzë që këndon Pjetër Bogdanin. Imagjinoni se ç'do të bëhej po të bëja një klip me bikini siç i shoh nga 20 në ditë, por nuk përjashtohet mundësia që një ditë të pozoj nudo siç bën Monica Bellucci, apo Karla Bruni Sarkozi, por po flas për art e jo për pornografi. Dhe këtë do ta bëja për qëllime humanitare dhe për asnjë gjë tjetër në botë.


“Pa dashje” ju u është vënë edhe epiteti Ceca shqiptare...

Si mund të krahasosh me Cecën një vajzë që ka shkollim muzikor, që nuk ka ndërtuar karrierën e vet nga kriminaliteti, që vallëzon, të mos flasim pastaj për nivelin intelektual dhe aty guxoj të them. Këndoj të gjitha zhanret muzikore nga operetat tek rrock, hip-hop, pop, folk deri tek fakti që unë në një moment jete kam qenë e rrezikuar nga vetë njerëzit e Cecës në Kosovë. Nëse dikush vuan ta ketë një Cecë shqiptare, ju uroj vuajtje të mbarë, tek unë nuk do ta gjejnë kurrë, unë jam antipod i asaj vuajtjeje ballkanike (unë e di se sa do të më kushtojë kjo fjalë që sapo thashë).


Dhe ju keni qenë disa herë e rrezikuar apo edhe kërcënuar?

Kur je njeri me popullaritet, je gjahu më i ëmbël për njerëzit e poshtër, të ndyrë, por me kohë mësohesh që të thuash stop. Por do të zbuloj diçka: për një kohë të gjatë njerëzit dinë se familja jonë përfaqësohet vetëm nga katër femra, por ta dinë të gjithë se pas nesh është dikush. Nuk e kam thënë asnjëherë dhe është hera e parë që e them, unë jam mbesë e Balshajve të Shkodrës. Mua më kanë përfshirë në shumë historira, por ja ku po u them: ku janë ata dashnorë që m'i veshin mua,.. le të dalin. Do të ishte sensacion i madh dhe jo vetëm për median kjo. Pesë vitet e fundit jeta ime ka qenë izolim nga media sesa evidentim, sepse më kërcënohej familja, më vitalja, por sa më shumë i kam neglizhuar aq më shumë kanë abuzuar, por tani jo më!


Këto kërcënime kanë ardhur si shkak i përfshirjes suaj në politikë?

Për mua që, si një vajzë 14-vjeçare e cila është futur në politikë jo direkt por me muzikë, ka qenë normale të thuhej mendimi haptas, pasi është liria e të shprehurit. Në jetën time asnjëherë nuk kam sulmuar, fyer dikë, përçmuar që mendon ndryshe nga unë apo synon një vijë tjetër politike, por mund të them që kam qenë për një kohë të gjatë “gjahu” i njerëzve të ndryshëm, por Zoti dhe fati e deshi që të jem këtu sot duke biseduar me ju dhe duke ndarë këto gjëra, shumë prej të cilave do të bëjnë habi tek njerëzit që më njohin që unë kam folur. Ka pasur raste kur e ndjeja se po jetoja kohën e enverizmit, të jem e persekutuar nga të mëdhenjtë e përkrahur nga populli, gjë që sigurisht u dëshmua në ditën e Pavarësisë dhe pikërisht ky popull u mundua të evitojë eliminimin tim dhe të mos harrohej Adelina Ismajli.


Pikërisht le të ndalemi tek ajo ditë e madhe jo vetëm e Kosovës. Si e përjetuat ju atë?

Është dita më kulminante e jetës sime deri më sot. Të mos flas për karrierën, është diçka më kulmore, s'do të arrij asnjëherë të më përkrahin më shumë se gjysmë milionë njerëz që ishin vërshuar në Prishtinë atë natë. Është diçka që edhe Mbretëresha e Anglisë do ta dëshironte. Aty ka arritur kulmin, çka vjen pas mirësevjen. Aty ishte fillimi dhe fundi. Aty mora notën time.

youtube_-WqPHRnSlKw.jpg
2300754529_1.jpg
adelina_kengtare_zviceriane_gentii.jpg

Comment 1 to 20 of 60
Page: 1 - 2 - 3

une   [Jun 12, 2009 at 11:11 PM]
E (...) prej skene,edhe mos te shkruj I njejti person me emra te ndryshem,kishe kjo ka shum fansa,,pfff,,drogirashka,moti si ka qit ciicat jasht.
erona   [Jun 12, 2009 at 11:09 PM]
un e duaa Shocked Rolling Eyes Wink Idea Idea Idea shum shum shum adelinenn shum shum shum Smile Embarrassed Embarrassed
vajza_shkodrane   [May 19, 2009 at 05:10 PM]
O njerez idjota llapni ju,se Adelina e shum si ajo vec para ecin.Si keni ftyr e shani 1 kengtare,qe te pakten KENDON,jo vetem zhvishet.Adelina i ka tegjitha All Inkluziv...Ajo esht rritur me Skenen,dhe ajo veshja dhe sjellja paksa Provokuese e saja,vjen si rrjedhoj se Skena kete kerkon.Sic kerkon puna ne parukeri zotesi ne duar,sic kerkonpuna ne informatik Inteligjenc..kerkon skena SHOW.Dhe ket Show adelina e disa tjera si ajo e japin Perfekt.Kjo esh puna saj,te cilen e ben mrekulli.Po me vjen mir qe e paskam dhe gjysem patriote,sot e mora vesht.
feta   [May 04, 2009 at 02:06 AM]
hec bre ti snake edim na por kjo sasht fajtore ps e qdo femer kalon me djem dhe qdo kuj i ndodh gjithqka njet pse kemi ne kreminel te till ADELINA sasht aspak fjtore ne qdoher ekemi dasht dhe edojm tani bila edhe me shum aedin se kjo ka adhurus sqe ti s e mendon habitesh sedi aje femer apo mashkull duhet pranojm realitetin njeri iiiiiiiii
Snake_pr   [May 03, 2009 at 10:30 PM]
nuk po muna me ju kuptu juve!! a po harroni se nuk i ka as 2 vjete qe qekjo TRIMNESHA i futi ne dhe njo prej djemve ma te mire te prishtines. Sa per frajera une si Prishtinali muj me ja numri me emer e mbiemer me siguri sa krejt gishta ne kembe e duar qe i ka Ishalla nojhere mushemi mend si popull!!!
mimo   [Apr 05, 2009 at 03:08 AM]
hahahha po kush osht zor me tpa ty zhvesht bre po qeshtu si ti kom plot pufin plot kabaret i kom spic qeshtu si ti jom zor per shkendijen qe spo ka shanc me qi kerkush edhe osht mafiash edhe ka zo edhe pidh ma tmir nuk ka ne bot per ato jom zor me pa se ty as nuk te kisha kqyr edhe cullak me mdal ,,,oj shkendije mujaj je legjend mafiash i lindur plus kengatre bravo shkendijes pi shkon zoni ma mir
anonim   [Mar 09, 2009 at 05:02 AM]
per mu adelina asht nje rrospi as gja tjeter
hihi   [Mar 08, 2009 at 11:14 AM]
hahaha shum plastik je more Adelin ke qen para 10 viteve e mir se ska pas shum kengetare te bukura tash tkan shkel tonat dhe ti gjithmon cecen e ka pas idoll edhe vazhdon me kopju ket vit skena mujt me kuptu a deshte me kopju Madonnen me shkopa tu vallzu apo me ftyr qe ke bo si Michiel Jackson krejt bardh prej plastikes tka dal boja motiii je plak shum
shkupjanja   [Mar 08, 2009 at 11:00 AM]
nime nese se doni mos e kommentoni mirju paska thon ky gentii edher ni pyetje pse diva?????? ju gjdoher na keshni neve shkupjanve qe folem disa fjal maq. pom vjen qudi ??????? a sa per adelinen yll o e pazevendesushme
Bio   [Feb 18, 2009 at 11:24 AM]
URIME PER SUKSESIN DIVA VERTET JAM PA KOMENT TE UROJ SHUME FAT VERTET DIVA NUK KA TE NDALUR ME SUKSESE KJO ESHTE NJE KRENARI PER KOMBIN SHQIPTAR NUK DI QKA TE THEM ME SHUME SUKSESE DHE FAT
Leoparda   [Feb 18, 2009 at 05:39 AM]
mos u rreni me ato plaka piqka,,se te dyjat jon kurva te fshehura,,veq mister hajdini ju vjen hakesh te dyjave,,se aj shum po kamofllon me to hahahhah
LITA   [Feb 17, 2009 at 09:29 AM]
mUND TE THEM hallall diva QE JU MBYLLE GOJEN HASMAVE DHE NJEHER E PERGJITHMONE.Eshte normale qe n je femer kaq e suksesshme te kete shume gjelozi,por Adelina ka deshmuar veten ne qdo moment dhe sukseset e saj i kane pranuar njerezit me te shquar te kombit shqiptar.Gezohe qe Adja ka armiq sepse kush ka armiq,ka vlera dhe Aleksandri i Madh kishte armiq por historia nuk i mban n´mend armiqte por vetem njerezit e medhenj.Hallall Adelina Ismajlit,Urime per kontraten zvicrane dhe te gjitha sukseset.Je treguar shume femer e forte dhe me dinjitet prej nje shqiptareje te vertete,mburremi me ty.
mimo   [Feb 16, 2009 at 08:40 AM]
po shum foto e skelqeshme ishalla Zoti e meshiron aden eja qel syt ezemres dhe e shef ndoni her realitetin e ksaj bote
By Gentii   [Feb 16, 2009 at 07:34 AM]
Mir do kokan kall krejt kur r paskan mar vesh qe diva esht ber kengtare zviceriane po nesje shpresoj mos t ju del flaka mir se do e shini edhe do muj kush esht adelina ismaili e sdo i thoni qeto fjal po nesje ju kisha lut qe mos ti ndroni emnat se gjitha kto komente negative per diven jan te shkruar vetem nga 3 usera dmth kan shkru njeri pas tjetrit sespe jam i regjistrum e e sho mos u quditni ju qe po them kshtu por an 2 3 vet qe e shajn diven vetem nga inati ju kisha lut te gjitve qe se pelqeni mos ta komentoni keni galerin e leonores dhe e lavdoni atje leonoren nese e adhuroni un skam asgje kunder leonores se disa mendojn qe e urej sesht ashtu vetem qe me diven s krahasohet askush dihet kjo pun ajde ju pershdendes E JU FALEMDROJ PER INERESIMIN E JUAJ PER KET FOTO sepse kiush komentohet shum dihet qe esht ma e mira OK JU PERSHDNES www.ByGentiiAdelina.SkyRock.Com
nora   [Feb 16, 2009 at 05:16 AM]
buuuu e sa mke shti me kesh Laughing Laughing
buuuuu   [Feb 16, 2009 at 05:04 AM]
hahahahahahahaha sa mir paske thon ti RONIm hahahahahahaha tlumt e ti by beli shko ne Rrsss se veq qaty mundesh me pas vend hahahahahaa shko ne piidh te adelopes se boll te nxan se ju ka bo si shpella e gadimes hahahahhha
RONIm   [Feb 16, 2009 at 02:44 AM]
hup moj shkerrdhat se kerkush sdon me ta pa at ftyr tprisht moj bija e mona rrospes
by beli   [Feb 16, 2009 at 01:08 AM]
ngo adelin me kangen shko ne Rrsssss ti anon kallu
Anon   [Feb 15, 2009 at 09:07 PM]
valla po shoh qa po shof vec ma lop se qikjo drenicakja spo shof kun . Po thue qe je e mir e je dikushi ti drenicakj mirpo ne baz te komenteve qe ti po i len spo dokesh aq e mirpoashtu po tregohesh shum budallaqe , je ni PSIKOPAT po neyse ishalla ban ma mir
drenickja   [Feb 15, 2009 at 07:22 PM]
ti anonim ndrroj emrt si dush po te njof po kallu se si adelin ska mbretresh asht vall yll jon asht shum e du edh ja ka anen bre

Comment 1 to 20 of 60
Page: 1 - 2 - 3