Flag this image

Sonte Fillon Big Brother Albania 2

http://www.bigbrotheralbania2.com

BIG BROTHER 2, nis aventura e 14 banorëve

Spektakli i madh në "Top Channel" u prezantua nga Arbana Osmani,

Big Brother 2 filloi. Spektakli më i
madh i së shtunës në ekranin e
televizionit kombëtar "Top
Channel" zyrtarizoi nisjen e
aventurës së re të 14 banorëve, të cilët do
të ndajnë së bashku 100 ditët e qëndrimit
në shtëpinë më të survejuar në Shqipëri.
Për të dytin vit radhazi, ky "reality show"
popullor u prezantua në një studio
magjike, plot dritë e ndriçim, nga Arbana
Osmani, e cila për gati tri orë me radhë
zbuloi risitë që autorët e programit kishin
përgatitur për edicionin e dytë të "Big
Brother". Përveç certifikimit nga kompania
"Endemol", nga e cila është blerë programi
më i ndjekur sot në botë, "Big Borher
2" erdhi këtë vit ndryshe si në formë, ashtu
edhe në përmbajtje. Në monitorët e
mëdhenj të instaluar në studion e mrekullueshme
dhe gjigande, për pak momente
janë shfaqur pamjet live nga shtëpia, por
vetëm kaq, pasi vendi i saj ishte sekret
edhe për vetë banorët, deri në momentin
e hyrjes së tyre. Por këtij "reality show" të
madh nuk mund t‘i mungonin 14 ishbanorët
e shtëpisë së "Big Brother". I ulur
në një poltron të bardhë, i ftuari special
ishte fituesi i çmimit të madh prej 50 mijë
eurosh në edicionin e parë të "Big Brother",
Arbër Cepani. Ai ka marrë përgëzimet
e të gjithëve për punën njëvjeçare në projektet
e bamirësisë. Përballë tij, në një poltron
të zi ishte Virusi, i përzgjedhur nga
Vëllai i Madh si më i miri i të përjashtuarve.
Mes duartrokitjeve të miqve dhe fansave
të tyre të vendosur në ambientet e "City
Park" pranë autostradës Tiranë-Durrës,
14 banorët e rinj janë shoqëruar nga Eno
Popi, apo "velina", siç e ka cilësuar Arbana
mikun e tij. Edhe këtë vit ai gjendet në krah
të djathtë të saj për të prezantuar show-n
më të madh në Shqipëri. Një makinë tip
"Mazda Kabrio" ndodhej në dispozicion të
banorëve, për t‘i përcjellë ata deri te porta
e kuqe e shtëpisë së "Big Brother". Hyrja e
banorëve të rinj në shtëpi ishte konceptuar
nga autorët e ndarë në dy pjesë. Fillimisht
në shtëpi hynë 7 djem e më pas 7 vajza.
Derën e shtëpisë së "Big Brother 2" e ka
hapur i pari Ardiani. Me "Don‘t look back in
Angel" në sfond, kënga e tij e preferuar, Ardiani
nisi aventurën e tij nën moton "Kurrë
mos u dorëzo".
Djemtë
Me hyrjen në shtëpi të Ardianit, ka
nisur dhe numërimi i jetës së re në shtëpi.
Kontaktori do të masë orët e minutat e
qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother" për
14 banorët e rinj. Pas Ardianit ka qenë
Pavlini ai që i është shtuar shtëpisë. Mes
duartrokitjeve të miqve, Pavlini i është
drejtuar portës së kuqe të shtëpisë. Motoja
që e udhëheq në jetë, "Gjithçka është e
mundur", sot ka më shumë kuptim se kurrë.
Banori i tretë që ka lënë pas jetën reale
për të nisur lojën ka qenë Dritani. Merr
pjesë në "Big Brother" për të mundësuar
kështu hapjen e një porte të re në jetën e
tij. Dyert që ka mundur të hapë deri më
sot e kanë prezantuar fitimtar. Agoni ka
qenë banori i katërt që ka hyrë në shtëpi,
astronaut në ëndrra, por në jetë i fortë për
të përballuar sfidat. Jeta e ka detyruar të
bëhet burrë shpejt dhe motoja e tij është
"Gjithçka që s‘të vret, të bën më të fortë".
Tre djemtë e tjerë, Bjordi, Arjoni dhe Quetsori,
i janë drejtuar së bashku shtëpisë. Të
tre me ëndrra që presin t‘i realizojnë në
jetë, në "Big Brother" premtojnë të arrijnë
sfidat, të jenë të suksesshëm. Por hyrja e
tyre drejt shtëpisë ishte menduar ndryshe
nga katër të parët. Si e deleguar e Vëllait të
Madh, Arbana i ka drejtuar djemtë jashtë
shtëpisë, ku ishte ngritur një çadër kampingu.
Atje u ka komunikuar atyre njoftimin
"lojë" që autorët u kanë përgatitur. "Big
Brother 2" do të ketë vetëm konkurrentë
djem. Pas këtij njoftimi, Vëllai i Madh u ka
lejuar tre djemve të shprehin një dëshirë
në dhomën e rrëfimit e më pas të rikthehen
sërish në çadër. Rrengu i ngritur enkas
për çunat ka qenë pikënisja për hyrjen
e 7 banorëve të tjerë, këtë herë të
gjitha vajza. Fati i tre djemve ka qenë
ndjekja e spektaklit dhe prezantimit me
banorët e rinj në një zonë të izoluar jashtë
shtëpisë.
Vajzat
Republika ishte e para që iu bashkua
djemve në shtëpi, duke shkaktuar
dhe reagime për shkak të "lojës" ende
të pakuptuar nga ata. Më pas ka qenë
Adelajde, që i ka vënë pikën gjithë
sajesës së autorëve. Djemtë janë lehtësuar
ndërsa kanë kuptuar rrengun se
në shtëpi ka edhe vajza. Erjola, banorja
e dhjetë e "Big Brother", ka lënë në
shtëpi vajzën e saj, e cila e ka përshëndetur
nga ekrani. Pjesë e aventurës së
"Big Brother" ishte dhe Zhuljeta me
sytë blu, vajza që e quan jetën xhungël
dhe që i pëlqen të fitojë gjithmonë,
pavarësisht lojës. Grupit të vajzave në
shtëpi i është bashkuar Aida, vajza që
s‘ka frikë nga dashuria, edhe pse
shumë herë e ka bërë të vuajë. Lirita e
Mimoza, dy vajzat nga Kosova, kanë
mbyllur prezantimin e 14 banorëve të
rinj të edicionit të dytë të "Big Brother".


"Loja" e Vëllait të Madh


Siç ishte premtuar nga autorët e programit,
lojërat dhe surprizat kanë
qenë krejt të ndryshme nga vjet. Tre
djemtë konkurrentë nuk kanë hyrë direkt
në shtëpi, por janë izoluar në një zonë jashtë
shtëpisë. Atje janë njoftuar nga Arbana
se në shtëpinë e "Big Brother" këtë vit
do të kishte vetëm djem. Loja e parë që
autorët kanë menduar t‘u bëjnë banorëve
ishte izolimi i tre banorëve të rinj, Bjordit,
Qetsorit dhe Arjonit, para se ata të hynin
në shtëpi, pa u dhënë asnjë shpjegim. Nga
Arbana ata kanë mësuar se banorët e "Big
Brother 2" do të jenë vetëm djem. Por me
hyrjen e vajzave në shtëpi, kanë kuptuar
se është vetëm një lojë. Tre çunat kanë
zhvilluar dhe një lojë me banorët e edicionit
të parë të "Big Brother". Sipas rregullave
të lojës, ai që do të fitonte lojën do të
hynte në shtëpi, humbësit do të flinin në
çadër. Ish-banorët kanë mimuar tre përralla:
"Borëbardha", "Hirushja" dhe "Kësulëkuqja".
Vetëm njëri prej tyre ka gjetur
lojën, dy të tjerëve u është dashur ta
ndajnë bashkë të vetmin dyshek që gjendet
në çadër. I vetmi shans për të hyrë në
shtëpi mbetet gjetja e përrallës së fundit,
më pas drejt e në shtëpi. Më pas të gjithë
banorët kanë shkuar në dhomën e
rrëfimit për të shprehur dëshirat e tyre
pranë Vëllait të Madh. Ai më pas do të
vendosë publikimin e tyre.



ARDIANI
Ka rrëfyer se ka një botë të brendshme që
të paktë janë ata të cilët mund ta kuptojnë.
Ardiani thotë se jeta mund të bëhet,
por jo të zhbëhet. Në fëmijëri ai ëndërronte
të bëhej pilot, por ka arritur të bëjë shumë
më tepër. Tashmë është bërë burrë. Motoja
e tij është: "Kurrë mos u dorëzo"!
PAVLINI
Nëse do të kthehej mbrapa në kohë, do të
donte të ndihej krenar për atë çka ka lënë.
Motoja e tij është: "Gjithçka është e mundur".
Për të, më e rëndësishmja është të
qenit vetvetja. Dëshiron që t‘i jepet mundësia
për t‘u prezantuar realisht dhe "Big
Brother" po ia jep këtë mundësi.
DRITANI
Merr pjesë në "Big Brother" për të mundësuar
kështu hapjen e një portë të re në
jetën e tij. Dyert që ka mundur të hapë deri
më sot e kanë prezantuar fitimtar. Jo të
gjithë përkrahin zgjedhjen e tij për të hyrë
në shtëpinë e "Big Brother". Kush e përkrah
atë, e bën me gjithë zemër.
AGONI
Në fëmijëri ëndërronte të bëhej astronaut.
Nuk mundi të rrëmbente hënën, por në
ëndrra ka ecur mes yjeve. Jeta e ka detyruar
të burrërohet herët e të përballet shumë
shpejt me sfidat e saj. Motoja e tij është:
"Gjithçka që s‘të vdes, të bën më të fortë".
Thotë se ka shumë për të treguar.
BJORDI
Që në vogëli ëndërronte të bëhej aktor, por
në jetën e përditshme nuk mund të recitohet.
Prej moshës njëvjeçare, zemrës së tij
diçka i mungonte, por ai gjeti forcën dhe i
dha vlera asaj që nuk i mungonte. Tashmë
është kthyer në Shqipëri dhe hyn në
shtëpinë e famshme të "Big Brother".
ARJONI
E përkufizon veten "një kameleon". Për të
jeta është një intervistë pune. Ai thotë se do
të ketë arritur suksesin vetëm atëherë kur
t‘i këtë ngjarë të atit të paktën 20%. Tanimë
pranon të futet në shtëpinë e "Big Brother"
për të provuar një tjetër eksperiencë.
QETSORI
Ka ardhur në "Big Brother" për të bërë
krenar të atin. Ka ardhur për t‘u bërë
heroi i të birit. Ka ardhur për të fituar
dhe për të marrë pjesë në një sfidë. Motoja
e tij është: "Di një gjë, që nuk di asgjë".
I gatshëm të futet në shtëpinë e famshme
të "Big Brother".
REPUBLIKA
Motoja e saj është: "Kur nuk e ke atë që do,
duhet patjetër të duash atë që ke". Për ta
përshkruar atë, mjaftojnë pak fjalë. Ajo
nuk është gjithsesi një person i zakonshëm.
Pranon të marrë pjesë në garën e
shtëpisë së "Big Brother".
ADELAJDA
Është kokëfortë dhe e ëmbël. Dëshiron të
hyrë në shtëpinë e "Big Brother" për t‘u
përballur e konfrontuar si përherë. Konsiderohet
origjinale dhe e pavarur në
mendime. Në këtë moment të veçantë do
të kishte dashur pranë persona që vendosën
të mos ishin, por kjo e bën akoma
më të fortë.
ERJOLA
Vendosmëria e saj e solli deri këtu. Beteja e
saj më e madhe është se "nuk do të arrijë të
qëndrojë brenda shtëpisë së ‘Big Brother‘,
por të arrijë të qëndrojë larg shtëpisë së saj".
Fjalët nuk i mungojnë, prandaj është e
gatshme të garojë në "Big Brother".
XHULIETA
I pëlqen të fitojë gjithmonë, cilado qoftë
loja. E do jetën, por e konsideron një
xhungël. Në moshë të vogël ishte si djalë,
por duke u rritur zbuloi se sa e rëndësishme
është të qenit femër. E aftë të të
ngrijë me një vështrim dhe të të shkrijë me
një buzëqeshje.
AIDA
Jeta e saj është e pasur me persona të
veçantë. Nuk ka pasur kurrë frikë të
dashurojë, qoftë kjo edhe me koston e vuajtjes.
Pavarësia për të nuk është të jetojë
vetëm, por të jetojë e lirë. Ndihet si një lule
e sapoçelur dhe që feston lulëzimin e saj
me këtë aventurë të jashtëzakonshme.
LIRITA E MIMOZA
Vijnë të dyja nga Kosova dhe që të dyja
janë të vendosura të mbartin shumë energji.
Mund të konsiderohen gjithashtu
fitimtare dhe premtojnë të dyja që nuk do
të na zhgënjejnë. Nëse mendoni se janë
njësoj, gaboheni!

youtube_6qDjdw8cn-Q.jpg
youtube_veDakho_-o8.jpg
youtube_Ott89NjSPtg.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 6 of 6
Page: 1

anon   [Apr 13, 2009 at 10:40 PM]
ARBANA shum e mir je si LOQKK krejt skenen e BIG BROTHER ti e zbukuron e shendrite te puthh fort suksese (L)(L)(L)(L) Razz
TOPI   [Feb 17, 2009 at 05:55 PM]
O ARBANA SA QORRE JE MI E SHKRETE IK BEJ NJE VIZITE TE OKULISTI SE STRABIZMIN E KE NE GRAD TE FUNDIT NA I SHPIFE FARE OSE THUJI ATYRE KAMERAMANEVE TE KAPIN NGA LARG SE MO E SHEMTUTU SE TY NUK BON NONA DHE KESAJ HERE SI LENKA QUKO VAKTIT ISHE VESH XHANEM TY ASNJE GJE STE SHKON MI
nga shkupi   [Feb 09, 2009 at 08:59 PM]
ju lutem na leshoni big brother2 se po presim ju lutem shum
Kosova   [Feb 09, 2009 at 12:46 AM]
Ju lutemi leshojeni Big Brother 2 pleaseeeee Crying or Very sad Sad
*******   [Feb 08, 2009 at 11:13 PM]
ju lutem a mundeni ta leshoni big brother 2 se kemi shum nevoj per ta shikuar drejt per se drejti ju lutem???
nga shkupi   [Feb 08, 2009 at 10:36 PM]
jam nga shkupi kam nje lutje per big brother albania2 te na leshoj ne kablltel dooell big brother 2 si vitin e kaluar ju lutem shum kam shum deshir ta shikoj big brothe albania ju uroj shum sukses ne big brother 2

Comment 1 to 6 of 6
Page: 1