Click to view full size image

Flag this image

Rikthehen bashke NOCJA dheOLSI, pergatiten per nje bebe, <3<3. lovee them. | lonuushhjA

Mesa duket nevoja por edhe
dashuria për njëri-tjetrin, ka qenë
shumë më e fortë sesa kokëfortësia
dhe dëshira për liri që të dy e kanë
shprehur vazhdimisht. Pak javë
më parë nga burime tona të sigurta,
ne mësuam se Noçja dhe Olsi,
dy të rinjtë simpatikë të cilën u njohën
dhe u lidhën falë programit
“Big Brother”, ishin ndarë. Por një
fakt që të linte të shpresoje se ata të
dy mund të riktheheshin, ishte se
ata vazhdonin të bashkëjetonin
nën të njëjtën çati, në shtëpinë që
zgjodhën të jetonin sapo dolën nga
“Big Brother”. Ndërkohë Najada
u bë menaxhere e një pubi, vendim
të cilin Olsi e kundërshtoi me forcë,
dhe Olsi si gjithmonë menaxher i
kompleksit “Austria” i cili njohu
kulmin e popullimit falë aftësive
dhe karizmes së tij. Olsi është fotgrafuar
shpesh në shoqërinë e femrave
simpatike por edhe ish të
dashurës së tij Lusit, duke të lënë
fare pak shpresë që ai dhe Noçja
të mund të riktheheshin bashkë.
Duke qenë shumë të njohur dhe të
pëlqyer, mund të ndodhte që të
mendonin se kjo histori tashmë i
kishte mbushur ditët e veta për t’ia
lënë vendin një njohjeje të re plot
mister dhe emocion. Edhe deklaratat
e tyre në media se nuk ndjehen
akoma të dashuruar, të bënte
të mendoje se “Big Brother” për ta
në një farë mënyre po vazhdonte
akoma (përsa i përket anës spektakolare
të preformancës në çift).
Mirëpo në fakt të gjithë jemi gabuar
nëse kemi gjykuar kështu. Gjykimi
në mënyrë sipërfaqësore i një tipi
si Olsi nuk të krijon mundësi që të
arrish në konkluzionin e duhur.
Ajo pamje shumë trendy edhe pse
tashmë është 35 vjeç, me flokë të
stiluara bukur e me bluza me
ngjyra, fsheh një natyrë mjaft tradicionale
e aspak të shthurur. Olsi
sot, nuk është më ai playboy që do
të shijojë aventura pa fund ndërkohë
që përgjegjësitë e trembin. Ai dëshiron
që të krijojë një familje dhe
mesa duket, bashkëjetesa me
Noçen e ka bërë që të mendojë, që
mund të jetë pikërisht ajo vajza me
të cilën do të lidhte jetën. Ndërkohë
Najadës, vajzës së cilës nuk i
ka munguar kurrë asgjë në jetë falë
përkujdesjes së prindërve të saj, i
duket paksa herët të marrë kaq
shumë përgjegjësi në moshën 22
vjeçe, aq më tepër që nuk ka arritur
akoma të mbarojë fakultetin. Mirëpo
në këtë rast duket se ka fituar
dëshira e Olsit, por pa dyshim
edhe e Noçes pasi në çift vendosin
të dy se çfarë duhet bërë më pas.
Kështu ata kanë hedhur mbas
krahëve zënkat duke i konfirmuar
njëri-tjetrit nevojën për të qenë sërish
bashkë dhe kanë vendosur
madje që të hedhin një hap tjetër
akoma më të madh, të bëjnë edhe
një fëmijë. Pak ditë më parë morëm
informacione se Noçja me Olsin
kishin shkuar në maternitet dhe
menduam mos bebja tashmë është
një fakt, por kur pyetëm çiftin ata
treguan se mendonin se Noçja
mund të ishte shtatzënë, por në fakt
nuk ishte. Madje kaq me qejf e kishin
marrë këtë punën e bebes, sa të
dy ishin mërzitur kur kishin mësuar
të vërtetën..
Tani me siguri gjithçka duhet të
jetë çështje javësh derisa të marrim
vesh që çifti, bashkëjetesa e të cilëve
në fillim u duk si një mision i pamundur,
do të sjellë në jetë edhe
trashëgimtarin e tyre të parë. Ne i
urojmë atyre me gjithë zemër një
jetë ashtu siç e duan ata!

Unbenannt-Zusammenfügen-01~0.jpg
nocja^ols.jpg
n1454784616_95693_6773.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 94 to 113 of 113
Page: 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6

sara   [Feb 14, 2009 at 03:31 AM]
Paa ky BB 2 i merziteshem,Najada eshte nje dhe ska me ONE AND ONLY po patjeter duhen te jene te shtunen musafire nderi Noqja me Olsin se nuk ben se pastaj as te shtunave nuk shikohet BB .....edhe sa per Olsin duhet ta ruaj mire Noqen si syte e ballit se ku e lexova dhe ashtu eshte se per Olsin qe e ka fitu Noqen eshte si ta fitoj 7 ne LOTO ,Najada je nje DIVA LADY dhe pls ndonje foto te re nga ju dy bashke pls foto te reja per ata qe te pelqejne dhe per inat te atyre qe nuk te duan pls pls .....qaoooo nga prishtina
Anon   [Feb 13, 2009 at 06:23 AM]
Najada je yll bote, me Olsin me je dukur gjithmone e lumtur dhe shkelqen kur je mire me te. Me gjithe shpirt ju uroj lumturi dhe me dukeni nje cift perfekt. E shoh spektaklin e ketij viti te shtunen me shpresa tju shoh ju te dyve. Nuk besoj se do te perseritet BBA si ai i pari se nuk ka mundesi te kete Noce e Ols tjeter. You two are the beeeeeest. Good Luck with whatever you may have planned just stay together as you complement each other really well., to me it looks like you bring life to each other lives.
alma   [Feb 13, 2009 at 05:13 AM]
a eshte netvertet noca shtatzen na tregoni foto treja
Anon   [Feb 12, 2009 at 09:48 PM]
uaaaaaa aq shpejt e kan marr vesh se qka e kan po a nuk eshte ai ende i vogel une pervete deshiroj foto te reja
agnesa prizren   [Feb 12, 2009 at 09:01 PM]
noqe olsi urime lindja e djalit te puth shoqja jote e ngusht agnesa
egla   [Feb 12, 2009 at 01:41 AM]
ma tmirt jeni veq kush ju ka inati.......
agoni   [Feb 11, 2009 at 04:10 AM]
njerz ma te mrapesht se qeta skom shiku keta berlloga legena hehehhe
gerta   [Feb 10, 2009 at 06:58 PM]
najada je si loqk gjithashtu dhe olsi
elza   [Feb 10, 2009 at 06:36 AM]
Olsi Najada besoj qe ne lindjen e pare do tju ngjaj femija i pare juve?por sa polexova se je ni dy engjuj sbesoj?se me dukeni si dy djallasa per te bukur sbehet fjal sa perdredhina qe keni ju sben nena me?ju uroj najades nej lindje pa dhimbje se e forte eshte ajo e perballon?kaloni sa mamire
egla   [Feb 10, 2009 at 03:15 AM]
sa tmire qe jane si dy engjuj....
monika   [Feb 09, 2009 at 07:28 PM]
hej cifti,uroj tja dilni mbane te sillni ne jete nje engjell,ju puth,dhe suksese kudo qe jeni!
sara   [Feb 09, 2009 at 01:43 AM]
Najada je dhe do te mbetesh ONE AND ONLY kisha pase shume qef te takoj ....mberme u duke shume shume bukur si them gjithmon si nje DIVA LADY ky edicioni i dyte me duket pak sa i merzitshem ,uroj qe te jeni te shtune e ardhshme musafire ti dhe Olsi sepse eshte dita e shen Valentit nje dite qe ju perket juve uroj dhe qe te shoh te lumtur kisha pase deshire qe veres te te hapesh nje espozite dhe qe ta kem mundsin ta di ku eshte dhe le te vi ok qaoooo NAJADA JE ONE E ONLY JE NJE DIVA LADY
AGNESA PRIZREN   [Feb 08, 2009 at 09:38 PM]
NOQJA DHE OLSI KAN VENDOSUR ME LIND BEBE SE OLSI KA VENDOS ME JETU GJITHMON ME NOQEN
adhurues i olsit noc   [Feb 08, 2009 at 09:34 PM]
olsi noqe jeni met e miret ju uroj shum fat jeni fituesit e vertet
Rita   [Feb 08, 2009 at 09:11 PM]
Ani bash mir se jon bo dy budallet bashk bash mir te dyt te mbrapsht valla as njoni i mir hiq kape njonin e meshoj tretrit budall ncncnnc nerva me kan hi valla Mad Mad
nora   [Feb 08, 2009 at 09:03 PM]
Very Happy shum fort bre keni dalen njeri heheh ani mo nnajada si loqk
FIORE   [Feb 08, 2009 at 08:56 PM]
O MILET KA LINDUR MOTRA E OLSIT,DHE NDOSHTA KAN QENE DUKE SHKUAR TE AJO NE MARTENITET.OLSI KA SHKUAR TE SHIKOJ MBESEN E VOGEL.MOS E BENI GOMARIN ME BARRE
alma   [Feb 08, 2009 at 02:36 AM]
jeni mete miret ju uroj shum sukses dhe nje femij qe te jeni sa me te lumtur jeni yjeee
Rita   [Feb 08, 2009 at 01:20 AM]
Budallaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Rita   [Feb 08, 2009 at 12:41 AM]
Kuku po te mbrapsht te dyt ncncncn (...)

Comment 94 to 113 of 113
Page: 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6