Flag this image

Pas Polit, Ina e “Big brother” braktiset edhe nga Andi

Lidhja disa mujore merr fund pasi Andi kthehet tek ish e dashura etij
“Big Brother” pëlqehet
jo vetëm për faktin se të
gjithë kanë mundësi që
nëpërmjet ekranit të shohin
‘non stop’ disa copëza
jete njerëzish, por tërheqja
ndaj këtij formati bëhet
akoma edhe më e fortë kur
brenda atyre katër mureve,
lindin histori dashurie.
Dhe nëse duhen plotësuar
të gjitha këto kushte që
suksesi të jetë i garantuar,
mund të themi me plot gojë
që pjesmarrësit e “Big
Brother 1” e kishin kuptuar
shumë mirë se ku qëndronte
çelësi i suksesit pasi
nuk mjaftonte të ishe një
vajzë apo një djalë i shkatthët
për t’u pëlqyer. Duhej
të mbaheshe mend gjatë
dhe të bënin të gjithë tifo
për ty falë një love story.
Kjo është arsyeja pse akoma
ka kuriozitet për jetën
e Olsit, Najadës, Polit apo
Inës. Edhe pse me ulje-ngritjet
e tyre, me grindje, qejfmbetje,
ribashkime, siç
është vetë jeta, ka qenë
pikërisht kjo kurbë kaq e
gjallë që e ka mbajtur kuriozitetin
lart për lexuesit.
Poli dhe Ina ndryshe nga
Najada dhe Olsi, historinë
e tyre të dashurisë e filluan
kur dolën nga shtëpia e
“Big Brother”. Natyrisht
tani ishin sy të tjerë që i
ndiqnin ngado dhe mesa
duket kjo vënie në qendër
të vëmendjes iu pëlqente
edhe atyre. Dhe pa mbaruar
mirë vera, mbaroi edhe
kjo lidhje për të cilën
shumë mund të vinin bast
se do të shkonte gjatë. Më
pas Ina pothuajse u zhduk
nga vëmendja mediatike,
ndërkohë që Poli zgjedh të
bëjë rolin e Don Zhuanit ku
pikën kulminante e arrin
në trajnimin që ai bëri në
ishujt Kanarie ku edhe falë
pamjes së tij, femrat nuk
kishte shumë zor t’i bënte
për vete. Edhe kur u rikthye
në Tiranë vijoi si për
inerci me të njëjtin ritëm
duke u parë gjithnjë nën
shoqërinë e femrave seksi.
Në sjelljet e tij me femra, ai
të linte të kuptoje se nuk
kishte as edhe një farë
keqardhjeje për historinë
me Inën, e cila sipas miqve
thuhej se ishte shumë xheloze
për Polin, madje mund
të ketë qenë pikërisht kjo
dhe arsyeja e ndarjes së
tyre. Pa kaluar shumë javë,
edhe Ina filloi të shoqërohej
me një djalë. Edhe ai
mjaft simpatik, miqtë e
përbashkët na tregojnë se
quhej Andi dhe se kishte
qenë futbollist, por e kishte
lënë sportin edhe pse i ri
në moshë. Çifti shkonte
gjithandej bashkë, në
lokale dhe në pub-e duke
mos e fshehur lidhjen.
Dukej se tani Ina kishte
gjetur djalin e duhur, mbi
të gjitha pa atë vëmendjen
mediatike që kishte pasur
Poli. Por edhe kësaj radhe
Ina nuk pati fat. Pak javë
më parë ata janë ndarë dhe
sipas burimeve tona Andi
është rikthyer tek ish e
dashura e tij, me të cilën
njiheshin që kur ishin
fëmijë dhe kishin një lidhje
të gjatë, një vajzë me emrin
Pegi, e cila njihet si
këngëtare. Tani Ina është
pa të dashur, ndërkohë që
vijon të frekuentojë miqtë
e saj të përhershëm, por
edhe ata me të cilët u lidh
gjatë programit të “Big
Brother”. Ka eksperimentuar
disa herë me ngjyrat e
flokëve por duket se nuk ka
gjetur rehat. Po kështu
edhe veshjet me ngjyra llojlloj,
e bëjnë që të bjerë në
sy, por jo të ngjajë bukur.
Ne kemi arritur të sigurojmë
disa foto të Inës me
Andin, foto të cilat ajo i ka
pasur edhe në facebook,
por i ka hequr që kur ata
janë ndarë. Gjithashtu, disponojmë
edhe foto të tjera
në pozicione shumë më
seksi dhe provokuese, të
cilat do t’i publikojmë në
numrat e ardhshëm.

ina-ilda.jpg
normal_n1162402062_30201230_3871~0.jpg
poli_dhe_emmy.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 7 of 7
Page: 1

Rouspean   [Dec 29, 2010 at 03:11 PM]
hair dryers (...) Wow, the colors are amazing...
Anon   [Mar 12, 2009 at 09:31 PM]
urime fejesa ina me andin
timi prishtin   [Feb 01, 2009 at 11:58 PM]
si mi gresa lirita ishalla sesht si besa kjo ma e mire se ajo .po kjo ina spati fat ne dashuri e gjora ahahahah
gresa   [Jan 29, 2009 at 10:47 PM]
ta shohim se kend do ta imitoj kjo lirita prej banoreve te bb1 se krejt ka me u mundu te imitojne personazhet e mehershem.po sbesoj qe do te jete me e mire se besa
egi   [Jan 29, 2009 at 09:55 PM]
opet femen paska me na perfaqsu nbb 2
big brother 2   [Jan 29, 2009 at 05:00 AM]
BIG BROTHER ALBANIA 2 FILLON NE MUAJIN SHKURT PER ME SHUM INFORMOHUNI KETU www.BigBrotherAlbania2009.SkyRock.Com VIZITONANI
puuuupuuu   [Jan 28, 2009 at 12:04 PM]
sa gazete koti qe eshte kjo panorama,....ne gjithe vitin trecerekun e artikujve qe nxjerr i ka shpifje dhe tani nga qe ina i ka hedhur ne gjyq, ...nuk pushojne se shpifuri per te,...gazetare leshi...

Comment 1 to 7 of 7
Page: 1