Flag this image

fLeet nennA e nocceS Byy Lonnuuus'Hja ^bieenndDa

Çfarë keni synuar si nënë për Najadën? Marrëdhëniet mes jush, nënë-vajzë, si kanë qenë?

Përherë kam menduar që të jetë e aftë për të krijuar pavarësinë e saj, përfshirë këtu administrimin e parave, situatën financiare. Për fat të mirë, kemi qenë gjithmonë kënaqshëm financiarisht.

Sa për marrëdhëniet, kemi respektuar e vlerësuar mendimin e njëra-tjetrës si dy shoqe. Ka edhe ndonjë rast që jemi grindur, por kanë qenë gjëra kalimtare dhe të pranueshmeSi në çdo raport prind-fëmijë, unë nuk bëj përjashtim si nënë: Dëshiroj më të mirën. Ndonjëherë, kur përpiqesh t’ia imponosh mendimin fëmijës, por nuk gjen mënyrën e duhur, krijohen keqkuptime. Me motrat, Noçja është e dashur dhe përpiqet të jetë në vendin e një nëne të mirë.

Me çfarë po merret aktualisht Noçja?

Vazhdon studimet në Akademinë e Arteve për pasionin e saj pikturën. Është në vitin e tretë. Aktualisht punon për një ekspozitë që do të çelet afërsisht pas dy muajsh. Në fillim ka menduar ta çelë këtë ekspozitë për artdashësit fierakë e më pas në Tiranë.

Më vjen mirë që ajo është kaq e sigurt në ato që do të bëjë, ecën lehtë përpara pa u shqetësuar nga cinizmi, egoizmi dhe çoroditja që ka, në përgjithësi, sot shoqëria shqiptare.

Tani që spektakli ka përfunduar, si janë marrëdhëniet midis grupit, Najadës dhe ish-miqve brenda shtëpisë së Big Brotherit?

Me sa kam dëgjuarnga Najadajanë të mira,por të distancuara.

Po me Olsin ?

Me Olsin, si dy të dashuruar që s’mund t’i përshkruajë fjala

Shohim në spektakle si Portokallia, p.sh., apo të tjerë që merret e rimerret si personazh në mënyrë satirike. Keni ndonjë koment për këtë?

Asgjë! Secili përpiqet të bëjë mirë punën e vet. Ajo që mbetet është që, mua, më vjen mirë si prind, që personaliteti dhe karakteri i Najadës u pëlqye nga të rinjtë shqiptarë. Shpresoj që dhe ajo vetë ta shijojë këtë Najadë të realizuar.

Si prind që e keni përjetuar një eksperiencë të tillë… Një këshillë për prindërit e atyre të rinjve që duan të konkurrojnë për të marrë pjesë në emisione të tilla?

Shpesh krijojmë raporte shoqërore të gabuara me fëmijët. Bëhemi barriera për hapat e të rinjve. Emancipimi i vonuari një pjese jo të vogël të familjeve shqiptare, shpeshherë lind konflikte serioze me brezin e ri. Këto konflikte arrijnë, shpesh, deri në fatalitete.

Unë si prind jam trembur nga ky fakt, nga këta prindërtutorë. Kam zgjedhur për vete rrugën e tolerancës dhe të mirëkuptimit me fëmijët. Dhe ndihem mirë me ta sot. Lërini të rinjtë të jetojnë me impulsitetin e moshës.

Për të rinjtë, sidomos vajzat, dua të them diçka si nënë: Të besojnë tek dashuria e familjes. Është e pazëvendësueshme. Dhe të udhëhiqen nga mirësia në jetë.

Një këshillë për banorët që do të futen së shpejti në edicionin e ri të këtij viti?

Ndoshta do të përkufizoja dy. E para, të jenë vetvetja. E dyta, të dëshmojnë kulturë e qytetari, jo prapaskena dhe cinizëm.

Po t’ju propozonin organizatorët e Big Brotherit që të futeshit vetë në shtëpinë e kësaj loje televizive, do ta pranonit?

Me shumë dëshirë. Pse jo?

youtube_CyyqEn1WCCA.jpg
noqja.jpg
1~16.jpg

Add your comment / Shkruaj nje koment b u i s size tt color hr quote img youtube
Name Comment
Confirmation 
Laughing :lol: Razz :-P Very Happy :-D Smile :-) Neutral :-| Sad :-( Crying or Very sad :cry: Cool 8-) Surprised :-o Confused :-? Embarrassed :oops: Shocked :shock: Mad :-x Rolling Eyes :roll: Wink ;-) Idea :idea: Exclamation :!: Question :?:


Comment 1 to 20 of 21
Page: 1 - 2

melissa metal   [Mar 17, 2009 at 12:15 AM]
noce je (...)
DINA   [Jan 09, 2009 at 06:42 AM]
JENI ME TE MIRET
asstriti tiran   [Jan 09, 2009 at 03:51 AM]
un e di qe olsi nocja jan bashk se cdombremje nga pubi kthehen bashk dhe hyn ne shpi duke u puthur bashk jan agnesa nocja ka tregu per ni agnesa neseje ti ajo ma jep dhe mua nr tat se te kam pa ke universiteti te puth
ana   [Jan 08, 2009 at 10:37 PM]
sepse ketu keshtu flasin qe jane ndare pasi nuk jane pare me bashte ne lokale dhe verdall prandaj them une . dalja ne portokkalli ishte spektakel dhe pastaj ajo nuk ka dale me te thote qe jemi te lidhur ose jo
lonuche   [Jan 08, 2009 at 10:22 PM]
po paaaK me ndryshe,gazeta shkroi muajin e kaluar,ndersa ata u pane bashkk javeen e kaluar,po ti ne cka bazohesh kur fleeT? pershendetje per ty Cool Laughing
ana   [Jan 08, 2009 at 10:01 PM]
po si jane gjerat meqe e ditke ti na i thuaj pak se na bere kurioze
lonuche   [Jan 08, 2009 at 09:06 PM]
Ndryshe jane gjerat ne gazete,mi Ana. mos ka thene gje panorama?ajo njihet per lajme te sakta :p
ANA   [Jan 08, 2009 at 08:43 PM]
KUSH I HAP LAJMET QE NUK JANE NDARE ATO JANE NDARE AJO VETE E PRANOI NE GAZETEKESHTU QE MOS PERHAPNI LLAFE KOTI
iiiiiiiii   [Jan 08, 2009 at 02:11 AM]
shume e bukur e ema e noces, pffffff!!!...ajo sikur ka qene bordello kur ka qene e re , ashtu duket, tamam si ato qe kane punuar ne shtepia publike,....e bukur,.......pfffffff.
leaa   [Jan 07, 2009 at 10:27 PM]
brawo shum mire ka foto te reja te noqes dhe olsit apo te familjes shum te bukur nenen edhe motrren noqe ket me flok te gjata
ardi londer   [Jan 03, 2009 at 08:53 PM]
sapo u ktheva nga pubi olsit dhe pash duke puthur ne buz nocen ska dyshim qe keta te 2 jan bashk e ti agnesa te me falesh por si e ke nr e celularit
eeeee   [Jan 03, 2009 at 04:30 AM]
...ti anjeza na e mbush mendjen ne,...hahaaaaaaah, keshtu na e ke mbush edhe here te tjera, intervista ne gazete qe ka dhene nocja, ka qene ne dhjetor, mbas nentorit, keshtuqe, boll me se na kenaqe, na binde mo, na mbushe mendjen,...mos ja fut kot mi goc, po qe ata jane njerez qe mund t'i bejne te tera, per kete po jam dakort, mund te thone 20 genjeshtra ne dite dhe hajde merri vesh ti,...
agnesa prizren   [Jan 03, 2009 at 02:19 AM]
un jam shoqja e ngusht e noces kshu qe mos folni kot se ata jan bashk madje di shum gjera per ta dhe nocja thot se jam shum e lumtur me olsin e pat intervisten ne news 24 qe dha po ne fund te nentorit kan qen te ndar po serish jan bashkuar sepse olsi smund te qendroj pa nocen
eeeeee   [Jan 03, 2009 at 12:18 AM]
...qe nuk jane bashke, kjo o pa, se ne jetojme ne tr dhe i dime shume gjera me mire se ju dhe nuk kane pse te jene bashke ne cdo vend kjo dihet, por kur 2 njerez jane te dashur dhe ftohen bashke ne 1 emision televiziv, nuk ka kuptim pse te mos jene bashke, okkk????
bardha   [Jan 02, 2009 at 06:58 PM]
ne wake up ishin disa nga banoret jo te gjithe edhe nuk dmth ku eshte olsi duhet me qene edhe noqja , ose asnasjelltas , ata jane bashke dhe kjo u pa ......
Anon   [Jan 02, 2009 at 12:52 PM]
...o njerez se ishin bashke ne portokalli nocja dhe olsi, kjo nuk do te thote se jane prape bashke,...ata jane ndare, kete e ka deklaruar vete nocja, ne interviste,...edhe tek emisioni "wake up", ne dt 31 ne top-channel, ku ishin banoret e BBA tek lokali Austria ku punon olsi, nocja nuk ishte,...keshtuqe mos ju genjeje mendja qe jane bashke.
sara   [Jan 02, 2009 at 04:29 AM]
noqja dhe olsi jann the only dje shum shum te bukur kan qel
agnesa prizren   [Jan 02, 2009 at 02:38 AM]
o lonush ata kan qen te ftuar ne portokalli se shpejti i she ne youtube jan te lumtur me njeri tjetrin verttet shu e bukur nocja seksi gerl mbrem na ka qmen dhe olsi urime cifti
lonushe   [Jan 02, 2009 at 12:16 AM]
mund te me tergoj dikush qe i kampare mbrem cfare than /
emma   [Jan 01, 2009 at 11:59 PM]
wow Najada u duk mberem tamam si nje DIVA LADY ,e olsi pa Najaden duket arrogant..... po kur eshte afer Najades ajo ja reflekton ate butesi e ate bukuri qe vetem Najada e ka dhe din...ok shume shume fat per ekspoziten qe do ta hapesh suksese nga Prishtina

Comment 1 to 20 of 21
Page: 1 - 2