ADELINA ISMAILI FESTON 30 VJETORIN E LINDJES www.bygentiiadelina.skyrock.com By Gentii Lexo Shkrimin
|
Kjo fundjavë është një festë e madhe në familjen Ismajli, pasi që mbretëresha e sukseseve, Adelina Ismaili, feston tridhjetë vjetorin e lindjes. Kjo fetë që është e zakonshme për Adelinën do të festohet në familje, por edhe do të punojë.
Urimet për ditëlindjen drejtuar Adelinës dhe familjes Ismaili nuk kanë të ndalur, ajo të dielën ka pranuar shumë urime nga njerëz që e duan dhe i donë.
E lindur në mbrëmje rreth orës 20.00, Adelina Ismaili do ta festojë ditëlindjen e saj në familje, por për këtë festë Adelinën ka pranuar të bëjë edhe xhirime.
Disa vite më parë, Adelina tha se nuk do të pranonte që për këtë festë të punonte, por për të kanë ndryshuar kohërat dhe për këtë arsye ka pranuar të punonte në mbrëmje.
Sukses pas suksesi, e njohur si e lindur për skenë, Adelina tha për Kosovapress se është një feste zakonshme familjare, e cila do të bashkojë anëtaret e familjes Ismaili në gëzimet e tyre. Megjithatë Adelina nuk ndalet së punuari rreth muzikës. Ajo tregoi se sot ka xhirime, i cili po të ishte disa vjet më herët nuk do të ndodhte, por tash sipas saj kanë ndryshuar kohorta dhe ajo ka pranuar të punojë edhe në festën e ditëlindjes së saj.
Adelina tregoi po ashtu se dhurata më e mira deri tash që iu është dhënë për ditëlindje ka qenë kur ka mbushur tetëmbëdhjetë. Në atë kohë, familja ia patë dhuruar një veturë, e cila ka qenë vetura e parë në jetën e saj dhe kjo dhuratë sipas Adelinës ka qenë fantastike.
Duke u ndalur te çastet më të mira të jetës private, gjatë tridhjetë viteve të saj, Adelina tha se si çdo këngëtare që me xhelozi ka vendosur ta ruaj jetën private, edhe ajo hy në mesin e këngëtareve të cilat “janë të dashuruara me muzikën, jo në aspekt seksual.”
Për Adelinën bashkimi i familjes është pretekst për çdo festë, gjë për të cilën edhe ekzistojnë festat.
“Unë i urdhërojë të gjithë në familje, me ato t'i quajë tash dallaveret e mija pozitive, që për festat në familjen ton dua t'iu shohë së bashku dhe të gjitha punët i ndërpremë për t'u bashkuar, për të fol, të qeshë dhe t'i ofruar pak kënaqësi në këtë apnormalitetit kosovar”, tha Adelina.
Ndërsa, si një nënë e dashur, si çdo nënë tjetër, Mona Ismaili tregoi për Kosovapress se ajo për çdo vit ia ka dhuruar nga një copë stoli pune dore të shtrenjtë floriri.
Përveç urimeve të shumta që kanë arritur në familjen Ismaili, adhuruesit e mbretëreshës kanë shfrytëzuar edhe internetin që të ia urojnë tridhjetë vjetorin e lindjes.
Në urimin dërguar nga Lindi, shkruhet: Urime urime urime! Por për ty nuk duhet të urojë, sepse t'i nuk duhesh te kesh ditëlindje, t'i duhesh të jesh e pa vdekshme, dhe jo të numërohen vjet! Të uroj nga zemra te jesh e pa vdekshme.
Po ashtu edhe një person tjetër me emrin Dani ka thënë se edhe ai i bashkëngjitëm urimit. “Uroj që Adelinës t'i plotësohet çdo dëshire në jetë!”
Ndërkaq, Elizabeta, ka shkruar: Prano urimet ma t përzemërta për datëlindje bukuroshe dhe bylbyli i këngës shqiptare, i bëfsh 100 vjet me shëndet dhe lumturi në jetë, të dëshirojë të gjitha të mirat në jetë dhe suksese në karrierën tënde! Të dua shumë.
Ndërsa Toni ka shkruar: Urime princeshë dhe shpresoj të kalosh këtë ditë si është më së
|