Besnik Shemsiu Vjen Me Album Te Pare
|
Besnik Shemsiu me album te pare
Kengetari dhe manekini i njohur Besnik Shemsiu thote se e simpatizon kengetarja e famshme amerikane, liderja e grupit "Pussycat Dolls", Nicole Scherzinger. Ai se fundi ka publikuar edhe albumin e tij te pare i cili shume shpejt do te promovohet neper qytete shtete te ndryshme te Evropes.
Spekulimet rreth te "dashures" se kengetarit dhe modelit Besnik Shemsiu, si duket do te marrin fund, pas sigurimit te nje fotografie ekskluzive te tij me kengetaren e famshme amerikane Nicole Scherzinger, e cila po ashtu eshte pjese e grupit te famshem "Pussycat Dolls".
Besniku thote se me Scherzinger eshte takuar disa here, mirepo ai nuk do te shpalos detaje te jetes se tij intime. "Une perpos kenges jam marre vazhdimisht edhe me modelizen, keshtu qe kam takuar dhe kam bere shume miq ne tere boten. E them me modesti se shume kengetare por edhe modele te njohura kane kerkuar nga une autogram apo nje foto se bashku"thote ai. Besniku thote se para pake ditesh ne Kosove ka edituar edhe albumin e tij te pare "Bling Bling" i cili permban 11 kenge te zhanreve te ndryshme e qe sipas tij se shpejti do te promovohet edhe neper diskoteka shqiptare ne qytete te ndryshme te Evropes. Besniku thote se brenda nje kohe te shkurte simpatizantet e tij do te kene ne duar edhe klipin e tij me te ri./gazeta lajm/27.10.08/
Nder 50 me te miret
Perpos kenges dhe modelizimit Besniku thote se ka marre pjese edhe neper show emisione te organizuara nga televizioni shteteror Gjerman. Ai thote se ne show emisionin "Gjermani kerkon Yllin" ne te cilin kane marre pjese 30 mije te rinj, ai eshte zgjedhur nder 50 me te miret. Perpos kesaj ai thote se ka marre pjese edhe neper emisione te shumta neper televizione te famshme evropiane
|