Genta Ismajli, Kengetarja qe "t'Kall"...
|
Genta, kengetarja qe “ndez” me se shumti publikun
Genta Ismajli me 41 per qind te votave, eshte vleresuar si kengetarja qe “ndez” me se shumti publikun ne skene, derisa pas saj radhiten Leonora Jakupi me 18 per qind dhe Nora Istrefi me 12 per qind, tregon nje ankete e zhvilluar nga Agjencia e Lajmeve Kosovapress.
Ndonese ka shume kengetare qe koheve te fundit kane kenge dhe videoklipe mjaft terheqese, ajo qe pelqehet dhe qe e “ndez” me se shumti publikun ne skene eshte kengetarja nga qyteti i Gjilanit, Genta Ismajli.
Ne anketen e Kosovapress me pyetjen “Cila nga kengetaret e estrades sone e “ndez” me shume publikun?”, kane votuar gjithsej 2175 respondente, prej te cileve shumica 881 ose 41 per qind, votat ia kane “falur” kengetares Genta Ismaili. Ne vendin e dyte eshte radhitur kengetarja simpatike nga Skenderaj, Leonora Jakupi me 382 vota ose 18 per qind, ndersa ne vendin e trete Nora Istrefi me 262 vota ose 12 per qind.
Kaltrina Selimi eshte renditur e katerta, duke grumbulluar 144 vota ose 7 per qind, pasuar nga motra me e re e Adelina Ismajlit, Zanfina, me 134 vota ose 6 per qind. Ne vendin e gjashte eshte renditur kengetarja e re, por mjaft e talentuar Dafina Zeqiri me 122 vota, ose 6 per qind.
Mihrie Braha ne gjithe kete “lufte” eshte renditur ne vendin e shtate me 99 vota ose 5 per qind. Vesa Luma ka fituar 83 vota ose 4 per qind, ndersa Mimoza Mustafa ka fituar 37 vota ose 2 per qind, dhe Gresa Behluli 31 vota ose 1 per qind
|