PooLi AnnD KarMeeLA 'By Lonnuushja & BiiendD'a
|
Tani që është rikthyer në
Tiranë, nuk po arrin të kuptojë
nëse ajo që ka provuar
ishte një ëndërr apo një realitet
i jetuar prej tij. E ndërsa
miqtë e pyesim se si i ka kaluar
ato 7 javë në ishujt Kanarire,
Poli përgjigjet: “Sido që
t’iu a përshkruaj, do të jetë
shumë pak, pasi ajo eksperiencë
nuk tregohet por jetohet”.
Ka arritur të fitojë një
muaj e gjysëm trajnim në ishijt
Canarie si çmim për vendin
e pestë tek programi i suksesshëm
“Big Brother” dhe
duket se i ka dalë për mirë.
Nuk e ka zgjatur por sapo ka
marrë telefonatën nga “Top
Channel” për tu nisur, ka
bërë gati valixhet dhe ka
mbajtur frymën në një nga
vendet më të bukura të botës.
Pasi është akomoduar në një
hotel superluksoz, ka
kërkuar më kot të orientohet
qysh në fillim për të parë se
ku është dhe çfarë ekperience
do të bënte në atë vend me
verë të përjetshme. Meqenëse
trajnimi kishte të bënte me një
nga sektorët e turizmit siç
është animacioni, instruktori
i palestrës apo organizuesi i
festave të ndryshme, Poli vërejti
se secila prej tyre do të ishte
një eksperiencë interesante
pasi në fund të fundit kishte
të bënte me njerëz, por edhe
pse i ofrohej si punë, në fakt
ai ishte veçse një argëtim për
djalin 22 vjeçar nga Sqipëria.
Pasi provoi për një javë punën
si animator, fakti që duhej të
buzëqeshje gjithë kohën
dukej se nuk i shkonte shumë
për shtat Polit. Më pas provoi
instruktorin e palestrës së
hotelit superluksoz edhe pse
në fakt të trainohej në këtë
fushë ishte fare e panevojshme
pasi është një profesion
që ai e do por edhe e
njeh mirë.
NETËT E ÇMENDURA NË
DISKO
Edhe pse gjatë ditës në një
vend si ai me turizëm shumë
të zhvilluar kishte njerëz që
bënin plazh dhe të tjerë që
punonin (pssi kishte shumë
të rinj që si Poli ishin atje për
punë) një gjë ishte e sigurtë,
kur perëndonte dielli dhe
vinte nata, të gjithë të rinjtë
do ta mbanin frymën në disko.
Muzikë, drita
shumëngjyrëshe, pije që
derdhen lumë dhe sidomos
femra shumë shumë seksi
dhe pa komplekse. “Femrat
të afroheshin vetë, të
buzëqeshin, kërcenin me ty,
të dhuronin edhe puthje por
më pas shikoje se të njëjtën
gjë bënin edhe me djemtë e
tjerë brenda një nate” tregon
POLI i BIG BROTHER
ai. Me siguri aty Poli ka
kuptuar se sa absurde dhe
e pa sens është ai realitet që
ofrohet mes të rinjve tanë,
kur një femër edhe pse është
mbase njohja e vetëm një
nate, mund të konsiderohet
si prona jote. “Mbasi kuptova
se aty ishte një vend i
lirive maksimale dhe nuk
kishte rregulla, mendova se
e vetmja mënyrë për tu përshtatur
dhe shijuar, ishte të
bëja edhe unë si ata” - tregon
Poli. “ Në mëngjës shihje
rrugëve dhe plazheve të
rinj por edhe më të mëdhenj
në moshë, të gjithë që këndonin
dhe kërcenin nën
efektin e pijes por pa shkaktuar
asnjë problem. Madje
jam çuditur kur kam parë një
herë një familje të tërë të
gjithë të pirë”.
DITËLINDA NË ISHUJT
KANARIE
“Kurrë nuk do ta kisha
menduar se 22 vjetorin tim do
ta kisha festuar në një vend të
tillë përrallor” - tregon Poli.
“Sapo mësuan se kisha
ditëlindjen, të gjithë u impenjuan
që të bënin një festë për
mua. Kam marrë dhurata pa
fund dhe kam shijuar një festë
të papërsëritshme”.
AVENTURAT ME FEMRA
DHE EKPERIENCA ME
KARMELËN
Siç e thamë edhe në krye
të shkrimit, ashtu sikurse
Poli, në ishujt Kanarie vijnë
të rinj nga e gjithë bota për
tu trajnuar në profesione të
ndryshme. Kjo e bën akoma
më interesante atmosferën
dhe padyshim edhe më të lehtë
njohjen e të rinjve me
njëri tjetrin. “Aty ishte një
vend pa rregulla, njerëz pa
kompekse që donin të shijonin,
të argëtoheshin dhe fjala
stres as që ekzistonte.
Natyrisht edhe unë si të
gjithë pata fatin ta shijoj atë
ambient dhe të bëj shumë
njohje, por nuk diskutohet,
gjithçka që ndodhte i takonte
atij momenti dhe më pas
gjithçka harrohej duke mbetur
thjesht një kujtim i
bukur” - tregon Poli. I pyetur
nëse ka patur ndonjë histori
dashurie apo thjesht të
themi një lidhje disi më të
gjatë me ndonjë vajzë e cila i
kishte bërë përshtypje, Poli
thotë: “Nuk di të them, veçse
nga fundi njoha një vajzë 20
vjeçare hollandeze me emrin
Karmel e cila si unë, ishte
aty për një trajnim, por pak
më gjatë në kohë. Ishte
shumë e bukur dhe natyrisht
nuk mund të linte indiferent
asnjë mashkull.” Ne
mundëm të sigurojmë fotot
me Karmelën nëpërmjet një
miku të Polit pasi ai nuk dointe
që ta bënte publike këtë
histori dhe natyrisht nuk
donte t’i jepte një dimension
mediatik pasi për të gjithçka
ishte një eksperiencë dhe asgjë
më shumë. Ndërkohë
duket se për Karmelën historia
me Polin nuk ka qenë
diçka kalimtare pasi vajza
flet pothuajse për ditë on line
me Polin që kur ai është kthyer
në Tiranë dhe e fton atë
me insistim të shkojë në Amsteradam,
në vendin ku ajo
jeton. Padyshim që një eksperiencë
si kjo e Polit është
një ëndërr që çdo i ri do të
dëshironte ta provonte, për
të parë një vend ndryshe,
njerëz me një mentalitet tjetër
dhe për të kuptuar se në jetë
gjërat janë shumë më të
thjeshta nga ç’duam ne t’i
shohim. I pyetur nëse Poli
ka vendosur përfundimisht
të jetojë në Tiranë apo ka
ndonjë plan pjetër ai thotë:
“Tani për tani jam i impenjuar
të mbaroj universitetin,
më pas mund të rikthehem
në ishujt Kanarie për të ndenjur
atje përfundimisht, por
ndërkohë kam edhe një plan
për të hapur një biznes
timin i cili nëse do të ecë ashtu
siç e mendoj unë, do të bëjë
që unë ta lë përsëri Shqipërinë
por jo për të shkuar
shumë larg, pasi bëhet fjalë
|